Kryeparlamentari disperzon fajin
Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski deklaroi se është i kënaqur nga dialogu politik që u zhvillua mes grupeve parlamentare në njëzet ditët e fundit, që solli rezultate të caktuara, por se nuk është i kënaqur që nuk ishin shpallur ndryshimet e Rregullores parlamentare, me çka do të dërgohej sinjal pozitiv para takimit të shtatë të Këshillit për stabilitet dhe asocim mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, që u zhvillua të martën në Bruksel. Velanoski pret që Brukseli ta notojë këtë dialog, por se "pa dyshim do të shënohet se nuk është votuar edhe Rregullorja".
"Nga ana ime do të insistohet të përfundohet edhe ky hap i fundit që të mund të tregohet, si dhe vitin e kaluar, se dialogu politik në Kuvend është i mirë. Përderisa ka raport negativ do të ishin njëjtë përgjegjës edhe unë edhe opozita edhe pushteti", deklaroi Velanoski.
"Megjithatë, nuk është vonë për raportin më të afërt (vjeshtor) të KE-së të lëshohen sinjale. Në rastin e fundit, punët që i bëjmë për qytetarët si dhe për institucionet e tjera në Bruksel", Shtoi ai më tej.
Kryetari i Kuvendit tregoi gatishmëri në çdo kohë të caktojë seancë që të shpallen ndryshimet e Rregullores, por edhe për mbylljen e çështjes kontestuese mes pushtetit dhe opozitës për mekanizmin parlamentar për shpenzimin e parave të popullit.
"Posa të marr sinjal pozitiv nga opozita se do të marrë pjesë, menjëherë do të caktoj seancë që të vazhdojmë ta zhvillojmë dialogun edhe për këtë çështje të hapur dhe ta rrumbullaksojmë tërë procesin e zhvillimit të dialogut dhe shpresoj edhe në shpalljen e Rregullores dhe të çështjeve të tjera të cilat janë të hapura", tha Velanoski.
Ai pret që opozita të kthehet në koordinatat e rregullta në Kuvend, ndërsa Komisioni anketues për pastrimin e incidentit në Parlament të përgatisë raport në afatin e caktuar prej gjashtëdhjetë ditëve edhe krahas pauzës për pushimet verore. Nuk ka informacione kur do të fillojë të punojë, por thotë se së pari do të duhej anëtarët e këtij trupi të përgatisin metodologji për punën e tyre. Pas festës ortodokse Ilinden deputetët shkojnë në pushim njëzet ditor.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj