Hyrje | LAJME | Maqedoni | Shtohen martesat, zvogëlohen lindjet

Shtohen martesat, zvogëlohen lindjet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Një fenomen interesant po ngjet viteve të fundit në Maqedoni. Edhe pse numri i Martesave nga vit në vit shkon duke u rritur, numri i lindjeve shkon në hap të kundërt, nga viti në vit ai vjen duke u ulur. Sipas të dhënave të Librit Amë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë kurorëzuar dy mijë çifte më tepër se në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar. Zëdhënësja e Drejtorisë së Librit Amë, Katerina Bitrovska tha për “Lajm” se në gjashtë muajt e parë të vitit janë kurorëzuar 8 600 çifte “Këto martesa janë lidhur në periudhën nga muaji janar deri në muajin qershor të këtij viti. Ndërkaq, në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar janë kurorëzuar 6 560 çifte. Dhe meqë numri i Martesave sa vjen e rritet, sipas logjikës pritet që të rritet edhe numri i fëmijëve të rritur. Megjithatë të dhënat statistikore tregojnë të kundërtën. Në periudhën 1998-2008 vërehet rënie e lindjeve, me të cilën u zvogëlua nataliteti për 11.2 promil, për dallim nga viti 1998, e cila paraqiste 13.3 promil. Sociologët vlerësojnë se pasiguria e ekzistencës është një ndër faktorët kryesor që ndikon në uljen e natalitetit.  “Është fakt se jetojmë në një shoqëri të pasigurt në aspektin e ekzistencës, ndryshimet shoqërore-politike që ndodhën në vend, gjendja e shtetit në tranzicion, të gjithë këta faktorë, normalisht se ndikojnë në planifikimin e familjes”, shprehet sociologu Jonuz Abdullai. Sipas tij  papunësia, mos siguria dhe mospasja e garancisë për një punë stabile, ndikojnë që çiftet të planifikojnë familjen më vonë, sepse nuk kanë kushte për të ndërtuar familjen. “Po ashtu edhe dëshira për të arritur një karrierë të suksesshme bën që çiftet në martesë të planifikojnë më vonë familjet e tyre”, tha ai.
Po ashtu edhe Ligji që solli qeveria për rritjen e natalitetit dështoi, pasi ai, së pari kishte karakter diskriminues për qytetarët jo maqedonas dhe meqë Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë, edhe Qeveria gradualisht po e tërheq atë.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0