BE: Marrëveshja e Ohrit element thelbësor i demokracisë
Ashtu siç pritej, çështja e pazgjidhur e emrit, kërkesa për respektim dhe zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, niveli i ulët i dialogut politik, korrupsioni, kërkesa për një sistem të pavarur të drejtësisë dhe depolitizomi i administratës publike. Këto janë çështjet për të cilat kanë shprehur vërejtje vendet anëtare të BE-së gjatë takimit të shtatë të Këshillit për Stabilizim-Asociimit mes Maqedonisë dhe BE-së, njoftuan të martën burime diplomatike, para përfundimit të takimit.
“Ka pasur një dobësim të përgjithshëm të dialogut politik në vend”, vlerëson BE në dokumentin 12 faqesh, ku në masën më madhe përsëriten konkluzionet e samitit evropian të dhjetorit 2009. Aty rikujtohet edhe çështja e pazgjidhur e emrit, por potencohet poashtu se funksionimi dhe stabiliteti i institucioneve demokratike janë thelbësore për procesin e anëtarësimit.
Të njëjtat burime thanë se BE ka përmendur edhe problemet e paraqitura mes pozitës dhe opozitës rreth Rregullores së Parlamentit, kurse shprehet brengosje ndaj apeleve për braktisje të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është cilësuar si “pjesë kyçe e kriterit politik dhe element thelbësor i demokracisë”.
“Jemi të shqetësuar nga disa liderë politikë që kërkojnë braktisjen e Marrëveshjes së Ohrit. Çdo dhunë apo kërcënim për dhunë janë të papranueshme dhe të papërputhshme me vlerat e BE-së”, nënvizohet në dokument.
Si fushë problematike sërish është përmendur gjyqësori, ku shprehen shqetësime për emërimet dhe pezullimet e fundit, procese që BE në të ardhmen do t’i vëzhgojë prej më së afërmi. Edhe përkundër shumë ligjeve të miratuara, BE vlerëson se korrupsioni mbetet gjerësisht i shpërndarë dhe përbën një problem serioz dhe se paanshmëria politike në luftën ndaj korrupsionit mbetet thelbësore. Sa i përket administratës publike, BE kërkon që disa poste të shndërrohen nga të përkohshme në të përhershme.
Jashtë kritikave të BE-së nuk ka mbetur as ligji i cunguar anti-diskriminim, ku kërkohet prej qeverisë të ndërmarrë veprime për të mbrojtur homoseksualët.
Pjesa më e madhe e kritikave të shprehura në takimin e shtatë të Këshillit për Asocim dhe Stabilizim, me siguri do të përfshihen edhe në raportin vjetor të Komisionit Evropian që do të bëhet publik në vjeshtë.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:56)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:44)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:32)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:29)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:28)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:15)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj