Hyrje | LAJME | Maqedoni | Projektet shqiptare nuk i bëjnë përshtypje Todorovit

Projektet shqiptare nuk i bëjnë përshtypje Todorovit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Nikolla Todorov  gjatë vitit 2010/2011 do të financojë 40 projekte hulumtuese shkencore prej të cilave nuk është përzgjedhur asnjë projekt i përgatitur nga studentët dhe profesorët shqiptarë. Për këtë projekt MASH-i ka ndarë 48 milion denarë të cilat do të shfrytëzohen për dy vite radhazi vetëm nga universitetet maqedonase. “Projektet do të financohen me nga 600 mijë denarë në vit, gjegjësisht për dy vite një projekt do të kushtojë një milion e 200 mijë denarë”, tha Todorov. Ai shtoi se në këtë konkurs janë paraqitur më shumë se 350 profesorë të fakulteteve shtetërore dhe private të Maqedonisë, ku më pas 40 prej tyre janë përzgjedhur nga ana e ekspertëve të MASH-it. Todorov theksoi se në këtë projekt kishte profesorë shqiptarë të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe  Universitetit të Evropës Juglindore që kanë konkurruar por fatkeqësisht nuk janë zgjedhur për tu financuar projektet e tyre. “Nuk e di saktë se me sa programe ka konkurruar USHT-ja dhe UEJL-ja, por vlerësimin e tyre e kanë bërë ekspertët të cilët i përzgjodhën 40 projektet më të mirat”, tha Todorov. Ai shtoi se pas pesë viteve sërish vazhdohet të investohet në këtë projekte të MASH-it. “Tani më pesë vite shteti nuk ka ndarë të holla për këto lloj hulumtime dhe u ndje kjo mungesë në fakultetet shtetërore dhe ato private, kurse për projekte jo aq të rëndësishme një vjeçare janë ndarë 300 mijë denarë”, shtoi ministri i arsimit. Akademiku Ali Aliu këtë çështje e vlerëson si të dyshimtë pasi që prej 350 konkurrentëve janë përzgjedhur të gjithë maqedonas dhe asnjë shqiptarë. “Ministri Todorov vazhdon të krijojë animozitet ndaj arsimit shqiptarë. Kjo pritej prej tij pas vendimit të maqedonishtes dhe evidencës shkollore. Edhe njëherë vihet në pah diskriminimi i shqiptarëve nga ky institucion shtetëror”, tha Aliu. Ai shtoi se duhet të bëhen publike të gjitha programet të cilat janë të refuzuara nga ana e MASH-it, dhe të vërtetohet se ato nuk kanë pasur aq vlerë sa të financohen. Ndërkaq ministri Todorov bën të ditur se ky projekt ka kaluar në rebalancin e buxhetit dhe janë siguruar 48 milion euro për dy vite. Projekti për hulumtimin shkencore në sferën e matematikës, mjekësisë, teknikës, lëndëve shoqërore dhe humanitare ka filluar më një janar të vitit 2010 dhe pritet të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2011.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0