Kiamet -prindërit përdhunojnë fëmijët
Në çdo të dytën ditë, një fëmijë ka pësuar dhunë seksuale. Drejtori i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”, Dragi Zmijanac thotë se fëmijët janë viktimë e prindërve të tyre
ANILA LIMANI
Personat që më së shumti duhet të kujdesen për fëmijët, janë ata që i shkaktojnë atyre trauma që nuk u shlyhen kurrë në jetë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në çdo të dytën ditë, një fëmijë ka pësuar dhunë seksuale. Dhe që skandali të jetë akoma më i madh në numrin më të madh të rasteve fëmijët janë përdhunuar nga persona të rritur, me të cilët kanë pas lidhje gjaku. Drejtori i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi”, Dragi Zmijanac thotë se fëmijët janë viktimë e prindërve të tyre. “Në numrin më të madh të rasteve fëmijët janë përdhunuar nga persona të rritur të njohur prej tyre. Vetëm në pesë muajt e parë të vitit prej 19 rasteve të përdhunimit të fëmijëve, 11 ishin kryer nga persona që ishin në lidhje gjaku. Fëmijët janë viktima të prindërve të tyre, familjarëve të tyre, të njohur të të rriturve, të cilët në vend që ti ndihmojnë në zhvillimin e sigurt psikofizik, ata i përdhunojnë dhe i sjellin traumat më të rënda, të cilat disa fëmijë nuk i paraqesin asnjëherë, ose i paraqesin me vonesë prej pesë e më shumë vjetësh”, tha Zmijanac për “Lajm”. Dënimet e ulëta që ekzistojnë në Maqedoni ndaj pedofilëve kanë bërë që kohëve të fundit numri i tyre të rritet ndjeshëm, ndërkaq që ripërsëritja e të njëjtës vepër penale nga ana e pedofilëve ndodh në të shumtën e rasteve. Numri një i “Megjashi”-t, thotë se keqpërdoruesit e fëmijëve duhet të dënohen me burgim të përjetshëm. “Me angazhimin tonë dhe një numër të madh reaksionesh për dënimin maksimal të pedofilëve, Ministria e Drejtësisë propozoi dyfishimin e dënimeve për rastet e pedofilisë dhe keqpërdorimin seksual të fëmijëve me zhvillim të vonshëm. Angazhimet tona janë që kryerësit e këtyre veprave të rënda penale të dënohen me dënime maksimale - burg të përjetshëm”, tha ai, duke shtuar se Ambasada e parë e fëmijëve në botë insiston në dënime maksimale , pasi që akoma nuk kemi marrë garanci të sigurta se me pedofilët punohet në mënyrë të sigurt gjatë kohës së dënimit dhe se ata pas daljes nga burgu nuk kanë për ta përsëritur të njëjtën vepër. “Pedofilët në të shumtën e rasteve e përsërisin të njëjtën vepër penale”, theksoi Zmijanac. Sipas tij në të ardhmen është e nevojshme që ti kushtohet vëmendje e veçantë recidivizmit dhe ndjekjes së pedofilëve të dënuar. “Për këtë propozojmë që pas lëshimit të burgut, nëse nuk janë dënuar me dënimin e rreptë - burgim i përjetshëm, ata persona të jenë nën mbikëqyrje mjekësore që do të realizohej me terapi mjekësore të rregullt. E gjithë kjo si masë preventive (parandaluese) që pedofilët të mos e përsërisin keqpërdorimin seksual të fëmijëve. Masat preventive janë masat më të rëndësishme”, sqaroi ai. Zmijanac thotë se shkollat duhet të kenë aktivitete arsimore me fëmijët për informimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi seksual i pedofilëve. Po ashtu edhe Qendrat për punë sociale duhet të kenë hetime tek familjet disfunksionale dhe familjet në rrezik ku fëmija mund të jetë viktimë.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj