Hyrje | LAJME | Maqedoni | Regjistrim të mirëfilltë, ose prolongim

Regjistrim të mirëfilltë, ose prolongim

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ndryshimet në ligjin për regjistrimin e popullatës do të ftohin marrëdhëniet ndërmjet partnerëve të koalicionit BDI-VMRO DPMNE. Të dy partitë kanë qëndrime të ndryshme se si do të duket ligji për regjistrimin e popullatës, kështu që ka shumë gjasa që regjistrimi të prolongohet për ditë më të mira. BDI ka kërkuar pjesëmarrje të më shumë shqiptarëve në procesin e regjistrimit dhe në veçanti të kontrollimit që është shumë i rëndësishëm. Gjithashtu, mësohet se partia e Ahmetit frikohet nga manipulimet që mund t’i bëjnë nga partia maqedonase me qëllim zvogëlimin e numrit real të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

Brenda një muaji duhet të përputhen dallimet rreth ligjit të ri për regjistrimin më të madh të popullatës deri më tani. Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara aktualisht në Maqedoni, dallimet e mëdha rreth ligjit dhe kohën e shkurtë për harmonizimin e qëndrimeve në mesin e dy partive ekziston opsioni për prolongim të këtij procesi. Procesi i  regjistrimit të popullatës do të kryhet nga 1 deri më 15 prill 2011, kurse ligji duhet të sillet deri më 1 tetor të këtij viti.

Zëdhënësi i qeverisë Muhamed Hoxha ka theksuar për “Lajm” se ky ligj ende nuk është në procedurë qeveritare. “Ligji është duke u përgatitur nëpër komisione parlamentare, kurse ende nuk është futur në procedurë qeveritare. Presim që shumë shpejt të gjendet dhe të kaloj në qeveri”, tha Hoxha. 

Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e vogël të shqiptarëve në Entin Shtetëror të Statistikave, BDI kërkon monitorim më të madh nga OSBE-ja dhe Komisioni Evropian, kërkesa që nuk janë të pranueshme për partinë maqedonase në pushtet.

Para pak kohësh shoqata joqeveritare maqedonase kishin pohuar se në Maqedoni jetojnë më pak se 20 për qind e shqiptarëve, gjegjësisht 18 për qind, duke e bërë në këtë mënyrë të pavlefshëm Marrëveshjen e Ohrit, e cila thekson se ku ka më shumë se 20 për qind të një etniteti atëherë duhet të flitet gjuha e atij etniteti dhe të përdoren simbolet e tij.

Mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit ka edhe në pjesën e formularëve të cilët duhet të plotësohen. Ata do të jenë në gjuhën maqedonase, kurse te komunat ku ka më shumë se 20 për qind shqiptarë në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë do të diskriminohen të gjithë shqiptarët ku nuk përbëjnë as 20 për qind të popullatës. Nëse bëhet regjistrimi, atëherë rezultatet do të publikohen në muajin qershor të vitit 2011.

Në Maqedoni jetojnë 25.17 për qind shqiptarë

Sipas rezultateve të vitit 2002 është vërtetuar se në Maqedoni jetojnë 2.022.547 banorë prej tyre 64.18 për qind maqedonas ose 1.297.981, kurse shqiptarët janë 509.083 banorë ose 25.17 për qind. Megjithatë, shqiptarët pohojnë se në maqedoni jetojnë më shumë se 35 për qind, pasi shumica e qytetarëve nuk kanë pasaporta dhe një pjesë e tyre që punojnë jashtë nuk janë përfshirë në procesin e regjistrimit.

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

murat gostivarim, në 29/08/2010 16:25:42
avatar
mendoj se portija ne koalicion bdi ja pa tjeter ta bojkoton registrimin,per shkak se jan te mendimit se maqedonasit pregaditin mashtrime!menyra dhe kushti osht per te mar pjes ne te!garancioni i osbs,monitoringu,dhe komisioni i evropes.per shkak se tash osht koha e maqedonasve per manipulime,prandaj ali ameti e ka perxhexhen ma te madhe per fetin e populit tash.per ma von mos kena probleme se kush e ka fajin.ne rast se nuk ja kap syri ali ametit le te eqje dor prej registrimit,me arsye se dot kete perxhexhje.tung
Thumbs Up Thumbs Down
0
Ilirida ch në 27/08/2010 15:41:19
avatar
E KU JANE BULLGARET KETU?PSE NUK LEJOHET REGJISTRIMI I TYRE? PO TE LEJOHET NJE REGJISTRIM EDHE PER NACIONALITETIN BULLGARE,TE CILET MASOVIKISHT JANE PAISUR ME PASAPORTA BULLGARE,KU DO TE NGJITESHIN ME PERQINDJE SHQIPTARET?KU JANE PARTITE SHQIPTARE QE TE ZUBULOJNE KETE MANIPULIM? PSE SHQIPERIA DHE BULLGARIA NUK PERPIQEN QE TE REGULLOJNE KETE PADREJTESI?
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0