Ekologjia në binarë evropianë
Në sferën e mjedisit jetësor ka përmirësim të konsiderueshëm në krahasim me vitin e kaluar, janë vendosur gjithnjë e më shumë trupa, të cilët merren me këtë problematikë, janë vendosur sisteme komunale për menaxhim me mbeturinat dhe janë miratuar ligje dhe akte nënligjore, deklaroi zëvendës-kryetari i Qeverisë i angazhuar për çështje evropiane Vasko Naumovski pas takimit të sotëm me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi.
Ai theksoi se pritet vlerësim jashtëzakonisht më i mirë për këtë kapitull në raportin e KE-së në krahasim me vitin e kaluar.
"Do të nevojiten edhe aktivitete të nevojshme dhe plotësuese, por përcaktimi ynë mbetet të vazhdojmë me përpjekje të përbashkëta t'i realizojmë edhe të gjitha vërejtjet e shënuara në raportin e vitit të kaluar me qëllim që këtë vit të marrin vlerësim të mirë. Kishim një prej takimeve të rregullta të cilat i mbajmë me ministritë me qëllim që të shohim se deri ku ecin aktivitetet lidhur me procesin e integrimit evropian me sektorë të caktuar", theksoi Naumovski.
Ai tha se kanë takime të rregullta me të gjitha ministritë, të paktën një herë në çdo kuartal dhe se kanë filluar me këtë praktikë vitin e kaluar para marrjes së raportit të vitit të kaluar.
Ministri Jakupi theksoi se e ka informuar zëvendës-kryetarin e Qeverisë për procesin e përgatitjes së ligjeve dhe akteve nënligjore dhe e gjithë ajo që është si obligim ndaj aproksimacionit drejt BE-së, për problemet me të cilat ballafaqohen lidhur me mjetet financiare për përgatitjen e akteve të caktuara juridike dhe akteve nënligjore, për angazhim të ekspertëve, si dhe për problemin me ngritjen e kapaciteteve administrative dhe të tjera.
"Pjesë e diskutimeve ishte edhe përgatitja për aplikimet IPA qoftë për komponentën e parë qoftë për komponentën e tretë. Pjesë e obligimeve të cilat janë në sektorin e mbeturinave dhe ujërave do të mbulohen me mjete financiare nga fondet IPA për të cilat i përgadisim aplikimet e para", shtoi Jakupi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Naumovski tha se Ligji për ujëra ka ndryshuar dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare në prill në pajtim me të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian dhe do të implementohet nga 1 janari i vitit 2011.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:56)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:44)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:32)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:29)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:28)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:15)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj