Edhe një muaj për regjistrimin e veturave të lira
Qytetarëve që dëshirojnë të sjellin vetura të përdorura nga jashtë iu ka mbetur vetëm edhe një muaj kohë. Heqja e akcizave dhe lirimin që e lejoi qeveria e Maqedonisë për importin e veturave të përdorura do të vlejë deri më 1 tetor. Kjo rregullativë ka të bëjë me veturat që plotësojnë standardin Euro 1, ndërsa veturat e tjera do të kenë të drejtë të importohen edhe në vitet e ardhshme. Stadnardi Euro 1 përfshin të gjithë veturat për pasagjerë dhe furgonët të cilët janë të prodhuar nga viti 1993 e deri në vitin 1996.
Pas sjelljes së lehtësimeve për regjistrim të veturave që plotësonin stadnardin Euro 1, deri më tani janë regjistruar rreth 30 mijë vetura, kurse kanë mbetur me targa të huaja edhe 6500 vetura të cilat brenda një muaji do të duhet të regjistrohen patjetër, në të kundërtën do t’iu ndalohet qarkullimi nëpër territorin e Maqedonisë.
Qytetarët ankohen për këtë kohë të shkurtër prej gjashtë muajve për regjistrimin e veturave. “Mendoj se duhet deri në fudn të vitit të vlejë ky ligj, pasi qytetarët nuk kanë para të blejnë vetura me Euro 2. Duhet edhe disa muaj që të gjithë të paktën të kenë nga një veturë modeste”, tha Rrahim Limani, i cili planifikon të blejë një veturë me standard Euro 1.
Qeveria këtë kusht e ka vënë me qëllim që t’i shmangë nga territori i saj veturat me targa të Bullgarisë të cilët kryesisht i vozisin qytetarët e Maqedonisë lindore që janë pajisur me shtetësi bullgare. Por, përkundër këtij kufizimi ata nuk pranojnë t’i rregjistrojnë vetuart e tyre me targa të Maqedonisë, pasi konsiderojnë se harxhimet për mirëmbajtjen e veturës janë shumë më të mëdha se sa në Bullgari.
“Më mirë e blej edhe një veturë tjetër në Bullgari dhe e vozis gjatë gjashtë muajve të ardhshëm se ta regjistroj këtë aktualen. Harxhimet janë shumë të mëdha”, tha një qytetar nga Strumica, që me veturën e tij me targa bullgare vozitet në Shkup.
Pas 1 tetorit në gjashtë vitet e ardhshme do të kenë të drejtë të regjistrohen vetëm veturat që kanë standardin Euro 2 që fillojën të prodhohen nga vititi 1996.
“Euro” standardet për vetura:
Euro 1 (1993): Për vetura pasagjerësh - 91/441/EEC dhe furgonë-93/59/EEC.
Euro 2 (1996): Për vetura pasagjerësh - 94/12/EC (& 96/69/EC), për motoçikleta - 2002/51/EC - 2006/120/EC
Euro 3 (2000) për çfarëdo automjeti- 98/69/EC, për motoçikleta - 2002/51/EC - 2006/120/EC
Euro 4 (2005) për çfarëdo automjeti - 98/69/EC (& 2002/80/EC)
Euro 5 (2008/2009) dhe Euro 6 (2014) për furgonë dhe kamionë transportues - 2007/715/EC
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:56)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:44)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:32)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:29)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:28)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Ndarja e Kosovës do ta rrezikonte gjithë Ballkanin (lexuar sot:15)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj