Rritet interesimi i brucoshëve për të studiuar në USHT
Në të gjitha fakultetet dhe programet studimore të USHT-së, në të cilat gjatë afatit të parë të regjistrimit nuk është plotësuar numri i nevojshëm i studentëve, nga 2 deri më 4 shtator mbahet afati i dytë për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2010/11. Në afatin e dytë dhe të tretë të regjistrimit, në fakultetet në të cilët ka vende të lira, të drejtë konkurrimi kanë kandidatët me maturë shtetërore, kandidatët me shkollim të mesëm, përpara se të implementohet matura shtetërore dhe kandidatët me maturë ndërkombëtare.
Në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore nga 340 vendet e parapara për regjistrim, në shtatë programet studimore të këtij fakulteti, në afatin e parë janë regjistruar 137 studentë. Në Institutin e Ekologjisë dhe Teknologjisë janë plotësuar gati gjysma e vendeve të parapara. Për afatin e dytë kanë ngelur edhe 31 vende të lira.
Tek Fakulteti Filozofik nga 330 vendet e lira janë plotësuar 162, do të thotë për afatin e dytë kanë ngelur edhe 168 vende të lira. Interesim më i madh ka mbizotëruar për drejtimin e Pedagogjisë, në të cilin nga 80 vendet e parapara janë plotësuar 72 vende dhe për afatin e dytë kanë ngelur edhe 8 vende të lira. Interesim të konsideruar ka pasur edhe për drejtimin e Psikologjisë, në të cilin nga 90 vendet e parapara, gjatë afatit të parë të regjistrimit janë plotësuar 59 vende. Në afatin e parë të regjistrimit në Fakultetin e Kulturës Fizike janë pranuar 33 studentë, ndërsa gjithsej janë paraparë 80 vende në këtë fakultet. Në Fakulteti Filologjik ka vende të lira jo vetëm në qendër por edhe në fakultetet e disperzuara në Shkup dhe Dibër. Në gjashtë drejtimet e këtij fakulteti, deri tani janë regjistruar 206 studentë, ndërsa kanë ngelur edhe 704 vende të lira.
Në Fakulteti i Arteve nga 95 vendet e parapara, janë plotësuar 30 vende. Asnjë nuk është regjistruar në Programin studimor Art dramatik, me të gjithë drejtimet.
Në Fakulteti Juridik janë plotësuar pak më tepër se gjysma e vendeve të parapara.
Fakulteti Ekonomik i cili është mjaft atraktiv, i interesimi ka qenë i kënaqshëm dhe janë plotësuar pothuajse gjysma e vendeve të parapara. Nga 540 vendet e parapara janë plotësuar 220 vende dhe kanë ngelur pa u plotësuar edhe 320 vende.
Në studimet e disperzuara në Strugë, në drejtimin e Ekonomisë dhe biznesit, nga 65 vendet e parapara me kuotë shtetërore, kanë ngelur pa u plotësuar vetëm 3 vende, ndërsa tani më nuk ka vende të lira për studime me kuotë shtetërore në drejtimin e Turizmit të përgjithshëm. Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe Ushqimit janë plotësuar gati gjysma e vendeve të parapara. Nga 100 vendet e parapara, janë plotësuar 44. Për 35 vendet e parapara për të studiuar me kuotë shtetërore në drejtimin e Teknologjisë ushqimore janë plotësuar që në afatin e parë të studimeve, ndërsa kanë ngelur edhe 15 vende me vetëfinancim. Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë ka numrin më të madh të konkurrentëve. Në këtë fakultet është plotësuar përqindja më e madhe e numrit të paraparë. Nga 380 vendet e parapara, në të gjitha Programet studimore, kanë ngelur edhe 122 vende. Dhe në Fakultetin e Administratës së Biznesit kanë ngelur pa u plotësuar edhe 317 vende, nga 680 sa ishin paraparë me konkurs. Interesim mjaft i madh ka qenë për drejtimin e Administratës së biznesit, si për studimet në Tetovë, po ashtu edhe ato të disperzuara në Shkup. Nga 220 vendet e parapara për studime me kuotë shtetërore në Tetovë, në drejtimin e Administratës së biznesit kanë ngelur edhe 47 vende të lira, ndërsa për studimet e disperzuara në Shkup, nga 135 vendet e parapara kanë ngelur vetëm edhe 10 vende. Marrë në përgjithësi, gjatë afatit të parë të regjistrimit, ka pasur një interesim mjaft të madh. Nga 4465 vendet e parapara për regjistrim, në të tri kategoritë, me kuotë shtetërore, me vetëfinancim dhe me korrespondencë, janë plotësuar rreth 70% të vendeve të parashikuara.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj