Hyrje | LAJME | Maqedoni | Këshilltarët s’dinë për kaosin në çerdhe

Këshilltarët s’dinë për kaosin në çerdhe

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Përderisa fëmijët shqiptarë nuk kanë vende të lira nëpër çerdhet e Kumanovës, këshilltarët e kësaj komune nuk janë në dijeni për këtë çështje pasi që askush nuk është ankuar tek ata. Driton Ramadani i cili është këshilltarë në komunën e Kumanovës thotë se nuk e ka ditur se ka probleme aq të mëdha në këtë çerdhe. “Është e vërtetë se kohëve të fundit kërkesa e shqiptarëve për t’i regjistruar fëmijët e tyre në çerdhe është rritur por ‘Bubamara’ është një çerdhe më speciale ku sigurisht seleksionimi nuk bëhet vetëm për shqiptarët por gjithashtu edhe për maqedonasit. Por megjithatë tek ne nuk ka arritur asnjë ankesë për ndonjë çerdhe deri më tani”, tha Ramadani. Ai nuk e mohoi se Kumanova ka nevojë për çerdhe ku do të regjistrohen fëmijët shqiptarë dhe tha se do të shqyrtohet kjo problematikë. “Menjëherë do ta shqyrtoj këtë çështje pasi që për atë detyrë jemi ne këtu. Është shumë e nevojshme që të hapen, zgjerohen çerdhet pasi që qiftet e reja shqiptare çdo ditë tregojnë interesim më të madh për t’i regjistruar fëmijët e tyre”, tha Ramadani. Ndërkaq prindërit të cilët duan që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhen “Bubamara” duhet ti paraqesin ata dy vite më parë pasi që ekziston vetëm një grup ku pranohen maksimum 25 fëmijë shqiptarë, kurse interesimi ka kaluar numrin 100. Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se për të ndërmarrë masa për zgjerimin e kapacitet, pas decentralizimit së pari komuna duhet të bëjë kërkesë pasi që ajo ka ingerencat dhe më pas ministria e financave duhet të jep pëlqim e më pas MPPS mund të merrë vendimin. Për qëndrim të plotë në çerdhe paguhet një mijë e 390 denarë në muaj. Fatkeqësisht, kjo nuk vlen për të gjithë fëmijët shqiptar, pasi nuk ka vende të lira.

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

avniu në 03/09/2010 11:46:01
avatar
Jo more Driton,mos deshte me tupan me ardh me te rreh ne vesh...po ti ishe ai qe kishe problem me regjistrimin e femiut ta familjes dhe tash behesh francez...ti e perjetova refuzimin nga drejtuesja e Cerdhes dhe pa se edhe 100 te tjere kane mbet jasht..kryesosht shqiptar...shume lehte eshte ti hudhet topi MOSDIJES MOSINFORMIMIT.
Thumbs Up Thumbs Down
0
vela në 03/09/2010 11:39:50
avatar
Ah bre zotri nuk e paske dijte se sikur tadishe ti cfar malli kush e dine se cfar do te kishe bere. O smund te bejne ata te medhenjt e ku ti qe je shum i vocker per pune te tilla. Kij kujdes mos u hap teper se ske asnje mundesi.Provoje inshallah po bene dicka e krejt do te jemi te kenaqur por ???
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0