Hyrje | LAJME | Maqedoni | Vitet e Qeverisë sollën në rrezik koalicionin VMRO-BDI

Vitet e Qeverisë sollën në rrezik koalicionin VMRO-BDI

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Dallimet nëse Qeveria ka mbushur dy ose katër  vite, të enjten kanë sjellë në pikëpyetje ekzistencën e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Sherri ka filluar pasi kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski ka informuar mediat për një pres konferencë në të cilën Gruevski do të informonte opinionin për të arriturat 4 vjeçare që kur ai dhe partia e tij janë në pushtet.
Mirëpo pres konferenca u anulua në moment të fundit për të premte (sot) në ora 14. Zyrtarisht në Qeveri thanë se pres konferenca është anuluar për shkaqe teknike. Mirëpo burime partiake në BDI të cilët deshën të mbeten anonime, njoftuan se pres konferenca është anuluar për shkak se ministrat e BDI-së kanë refuzuar të marrin pjesë në të. Qëndrimi i BDI-së është se kjo Qeveri ka plotësuar dy vite andaj nuk mund të prezantohen rezultatet e punës katërvjeçare të saj.
“Ne e bllokuam pres konferencën e sotme. Vërejtjet tona kanë qenë parimore. Ka dallim mes Qeverisë dhe Qeverisjes. Nëse VMRO-DPMNE është duke qeverisur katër vite, kjo Qeveri ka dy vite”, deklaruan për “Lajm”, burime partiake në BDI, duke sqaruar shkaqet e vërteta për anulimin e pres konferencës.
Të enjten gjatë tërë ditës janë zhvilluar kontakte intensive mes zëvendës kryeministrit Abdylhaqim Ademi dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, për të gjetur rrugëdalje nga situata e krijuar.
Në BDI thonë se në rast se nuk gjendet ndonjë formulim tjetër, atëherë do ta bojkotojnë edhe pres konferencën e Gruevskit të caktuar për ditën e premte.
“Nuk do të marrim pjesë as nesër e as pasnesër në një pres konferencë ku do të shpallen rezultate të punës katërvjeçare të Qeverisë, sepse kjo Qeveri ekziston tani dy vite”, theksojnë në BDI.
Koalicioni aktual qeverisës mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së funksionon prej 26 korrikut të vitit 2008. Paraprakisht, prej vitit 2006  deri në vitin 2008 VMRO-DPMNE ishte në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH). Mirëpo ky koalicion u pat kundërshtuar ashpër nga BDI, për shkak se PDSH në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006 nuk pat arritur të fitojë shumicën e deputetëve shqiptarë.

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

mika në 04/09/2010 12:53:40
avatar
Jo be cfar leshimi te koalicionit kta jan vec pallavra kur u mbyten shqiptar ata nuk e shlun qeverin e tash. muhabete
Thumbs Up Thumbs Down
0
sheki në 04/09/2010 12:48:23
avatar
mos keni frik se bdi vetem me shqelma mundet ta nxjerin nga qeveria se kto nuk i kan leshu karriket per punet me anti shqipatare qe kan ndodh ne maqedoni e per kete jojojoj se kto jan te etur per pushtet
Thumbs Up Thumbs Down
0
arben në 03/09/2010 13:48:56
avatar
po de po ,ju te BDI smundeni te luftoni per pozicione ne qeverine e gruevskit dhe ende mereni me PDSH,deri sa lexoja tekstin e ketij shkrimi ne televizion rastesisht kryeministri shpjegoji pse ka mare qendrim te del pa ministrat e BDI,normal ai me gjuhe politiko-doplomatike e beri te veten por ne perkthim ne gjuhen popullore i bijke"po kush po jau rase atyre te BDI,nese done le te rijne nese jo dyert jane hapur",kaq vlejne ministrat e BDI.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0