Hyrje | LAJME | Maqedoni | Gazetarët në ‘kryengritje’ të heshtur

Gazetarët në ‘kryengritje’ të heshtur

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Gazetarët në Maqedoni në ‘kryengritje’. Të pakënaqur nga siç thonë raporti degradues ndër vite ndaj profesionit, një grup gazetarësh ka ndërmarrë një nismë për përmisimin e standardeve profesionale dhe sociale. "Në këtë ‘kryengritje’ porosisim partitë, pushtetin qendra me ndikim dhe pronarët tanë ‘MJAFT ËSHTË’ " tha gazetari Naser Selmani.
Iniciuesit e kësaj nisme kanë ftuar të gjithë kolegët që t’i bashkëngjiten iniciativës për ndryshimin e pozitës së gazetarëve në Maqedoni. "Të ngrihemi dhe të bashkohemi: për shoqatë të forte të gazetarëve e cila me integritet dhe ambicie të sinqertë do të na mbrojë nga presionet, për rimëkëmbjen e servisit publik në vend si dhe për formimin e organizatës sindikale që do të mbrojë interesat tona profesionale dhe sociale", tha Selmani. ‘Kryengritësit’ kanë paralajmëruar shumë aktivitete për të arritur qëllimin e tyre duke mos përjashtuar as protestat. "Partitë në rrugën ‘Ilindeska’ ndërrohen, ndërrohen dhe pronarët, por problemet tona mbeten të njëjta. MJAFT ËSHTË për rrogat në kovertë, për pushimet e shkurtuara vjetore, për marrëveshje të imponuara të punës. MJAFT ËSHTË për presionet, për censurën, për vetcenzurën, ndikimet e biznesit dhe politikës…" u shpreh Naser Selmani. Disa herë më parë kanë dështuar përpjekjet e gazetarëve për të rregulluar statusin e tyre në shoqëri. Në raportin e fundit të Freedom House, të publikuar dy muaj më parë, Maqedonia ka marrë notë të keqe në sferën e medies. Sipas raportit, vendi ka probleme serioze me pavarësinë e medieve, për shkak të ndikimeve politike.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0