Maqedonia, përfundimisht kundër Serbisë
Maqedonia do të votojë përfundimisht kundër propozim-rezolutës serbe të parashtruar në OKB kundër pavarësisë së Kosovës. Dilemat se mund të ketë vendim që Maqedonia të tregohet e përmbajtur ose diçka të tillë kanë rënë poshtë, pasi MPJ nëpërmjet një njoftimi deri te ambasadat ka dërguar instruksione të qarta se si Maqedonia duhet të votojë. “Në lidhje me propozim-rezolutën e Serbisë ku kërkohet që Kombet e Bashkuara ta shqyrtojnë atë në mbledhjen e 64, Maqedonia do të votojë kundër Serbisë për formulimin e atillë të tekstit të propozim rezolutës”, shkruan mes tjerash në instruksionin e nënshkruar nga Sekretari shtetëror i MPJ-së, dërguar ambasadorit të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Sllobodan Tashovski. Instruksioni ëhstë dërguar edhe në ambasadat e Maqedonisë në vendet tjera, bashkë me një sqarim për mënyrën se si duhet ata mbrojnë këtë vendim. Në njoftimin, sugjerohen ambasadorët që me bashkëbiseduesit e tyre ndërkombëtarë të theksojnë se teksti i draft-rezolutës së Serbisë është kundërproduktiv dhe se në mënyrë plotësuese i komplikon marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, si dhe mund të ketë pasoja negative ndaj sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Faktori ndërkombëtar dhe vendet e interesuara për vendimin e Maqedonisë duhet t’iu sqarohet se Maqedonia gjendet në një pozitë mjaft specifike, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për dy shtete fqinje me të cilat ka për qëllim që të ndërtojë marrëdhënie të mira dhe konstruktive dhe se vendimi i tillë ku është bërë koordinim me Malin e Zi dhe janë pajtuar në qëndrim të njëjtë aspak nuk është i lehtë.
Sipas burimeve diplomatike të “Lajm-it”, nëse Serbia e ndryshon propozim tekstin e rezolutës aktuale, atëherë do të marrë një vendim tjetër për mënyrën e votimit. Nëse teksti përputhet me kërkesat e BE-së dhe SHBA-ve, atëherë vendimi do të jetë ndryshe, në pajtim me faktorin ndërkombëtar.
Me këtë vendim, Maqedonia konsideron se do t’i ndërtojë raportet edhe më shumë me Kosovën, duke qëndruar në krah me vendet që e mbështetin rajonin drejt integrimit dhe shpreson që ajo së shpejti të marrë datë për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE.
-
Edhe një goditje ndaj flamurit (lexuar sot:53)
-
Pse janë të frikësuar sllavët maqedonas? (lexuar sot:43)
-
Momenti kur mendja njeriut arrin nivelin e bishave (lexuar sot:27)
-
FRI ndau çmimin “Hafiz Refik Ajeti” (lexuar sot:26)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:23)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:17)
-
Vetëvendosja: një profil (lexuar sot:13)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj