Hyrje | LAJME | Maqedoni | Gruevski në Prespë, eviton komentet për tekstet

Gruevski në Prespë, eviton komentet për tekstet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka vizituar komunën e Liqenasit në Korçë duke u fokusuar tek marrëdhëniet dy palëshe dhe bashkëjetesa mjaft e mirë e komuniteteve etnike në vendet respektive. Në zonën ku është i vendosur minoriteti maqedonas, kryeministri Gruevski i është shmangur përgjigjes për debatin mbi tekstet shkollore maqedonase në të cilat shqiptarët cilësohen me origjinë rome.

Në të kundërt ai e ka vënë theksin tek rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve si një mundësi për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.

Kryeministri maqedonas Gruevski ka marrë pjesë në festivalin e përvitshëm folklorik dhe pas një vizite në komunën ku është takuar edhe me të zgjedhurit lokalë ka vizituar edhe kishën e Shën Mëhillit që po ndërtohet me fonde të qeverisë maqedonase./top channel/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0