Myslimanët festojnë Fitër Bajramin
Myslimanët në Republikën e Maqedonisë, si dhe e tërë bota islame, sot e festojnë Fitër Bajramin.
Bajrami është ditë e festimeve dhe falënderimeve ndaj Allahut. Fitër Bajrami shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit dhe është dita e parë e muajit Shaual. Shumica e myslimanëve e festojnë këtë Bajram të paktën 3 ditë.
Tiranë, falja e Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit
Ndryshe nga herë të tjera besimtarët e Tiranës nuk e kanë kryer ritin e faljes para xhamisë së Et’hem Beut, por në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Që herët në mëngjes qindra besimtarë të cilët kanë agjëruar për 30 ditë, sot përmbyllin muajin e madhërishëm të Ramazanit.
Falja është drejtuar nga kreu i komunitetit mysliman, Haxhi Selim Muça.
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, uroi të gjithë besimtarët
Besimtarë mysliman në mbarë botën po festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Me këtë rast myftiu i Kosovës Naim Tërnava, uroi besimtarët në Kosovë për paqe e dashuri.
Sot në mbarë Kosovën besimtarët e fesë islame kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe,” Sulltan Mehmet Fatih”, në Prishtinë. Me këtë rast Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava besimtarëve i’u drejtua me një mesazh ku mes tjerash i fton që të jenë sa më të bashkuar për të krijuar një shoqëri sa më të shëndoshë.
Qysh herët në mëngjes, Xhamia e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” dhe oborri i saj në Prishtinë ishte e mbushur me besimtarët e fesë Islame që dëshironin të jenë pjesë e manifestimit qendror.
Ky manifestim filloi me faljen e namazit të sabahit të cilën e udhëhoqi Musa Avdiu.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj