Hyrje | LAJME | Shqipëri | Majko maqedonasve: Heshtni, e hapim dosjen e Shën Naumit!

Majko maqedonasve: Heshtni, e hapim dosjen e Shën Naumit!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Shkupit për shënimin e vijës kufitare, e cila ka prodhuar konflikte ndër vite në rajonin e Ballkanit. Pas “Ky akt përbën një nga momentet më të rëndësishme gjeopolitike të ndodhura kohët e fundit. Ky është një moment delikat aq më tepër kur Kosova në dhjetor pret të shfaqet në gjykatën ndërkombëtare të Hagës për sa i përket çështjes së sovranitetit dhe të njohjes së pavarësisë së saj edhe nga ligji ndërkombëtar”, tha mes tjerash Majko. Megjithatë ai ka përkujtuar opozitën maqedonase që të mbyll gojën pasi nuk kanë të drejtë të flasin për çështjen e kufijve sa i përket shqiptarëve. “Opozita ka detyrë të shfaqë dyshimet e veta në çdo rast, por mendoj se në marrëdhënie me shqiptarët askush nuk mund të vërë dyshime të natyrave kufitare. Imagjinoni çdo të ndodhte për shembull sikur Shqipëria të rihapte dosjen e Shën Naumit në Ohër apo natyra të ndryshme problemesh. Mendoj se këto gjëra i ka mbyllur historia e së kaluarës dhe mendoj që tanimë me vendimin e marrë nga parlamentet e të dy vendeve është hapur një kapitull shumë i rëndësishëm”, tha Majko. Ai ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, të cilën e ka cilësuar si një marrëveshje e pambyllur. “Të gjithë shqiptarët, qofshin në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, janë duke pritur që ky hap i sapohedhur, i rëndësishëm gjeopolitik të shoqërohet me hapa të tjera”, tha Majko.

Ndryshe, ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë viteve të luftës në Kosovë ka qenë njëri prej kritikuesve më të ashpër të politikës maqedonase ndaj shqiptarëve, duke propozuar që shqiptarët e Maqedonisë ta djegin në mes të Shkupit flamurin e këtij shteti pas problemeve me Enciklopedinë.

Subscribe to comments feed Komente (12 publikuar):

liridon-Tetove në 06/02/2010 22:18:18
avatar
z.Majko mir thoni per disa gjera po nuk pajtohem me ju kur thoni se historia i ka mbyll disa gjera,historine e bejne njerezit e medhenj,SHen naumin gjith bota e din se amet zogu ja fale mbreterise jugosllave,ne nuk mund ta falim po duhet ta rikthejme jo vetem shen naumin por te gjitha trojet qe jane mare padrejtesisht shqiperise.nese nuk e keni idene se si mund te arihet ajo me se miri lexoni ne librin e z.KOCO DANAJ ,,PLATFORMA E SHQIPERISE NATYRALE,,ne duhet ti kerkojme tokat tona nga CAMERIA,MAQEDONIA,MALI I ZI,KOSOVA LINDORE,dhe ta bejme SHqiperine ashtu si ka qene para coptimit.
Thumbs Up Thumbs Down
0
kumanova në 06/02/2010 19:17:13
avatar
njeri nder politikanet me te mir e me te guximshem e me patriot qe ka populli shqiptar
Thumbs Up Thumbs Down
0
Arta në 24/10/2009 03:13:57
avatar
Kiss you mister Majko :)
Thumbs Up Thumbs Down
0
atdheu në 21/10/2009 00:54:48
avatar
pranoni pershendetjet e mija me te sinqerta e atdhetare zotri Pandeli Majko nuk kam qka te flas per ty shum se ma mer mendja qe te nje e gjith kombi per gjitha sakrificat qe i ke ber ne emer te popullit per keto gjera mund te them vetem diqka Lum nena qe te ka lind e lum SHiperija qe te ka rrit kisha pas deshir dy gjera ty ndegjoj nga poplikisht para gjith botes jeni per bashkim kombetar apo deshiron qe keto toka ti uzupojn armiqt tan sllavagrek apo sllavomaqedon prap e di nje gje se idejen e ke per bashkim KOMBETAR ec mos uveno eh biri KOMBIT se atje ne shiperin etnike ike vellezerit e tu apo ideologet qe kan te njetin mendim per bashkim KOMBETAR edi se je Burr qe shtrin doren ket e kemi pare me heret kur ja shtrive doren Kryministrit aktual qe esht sot SALI BERISHA gjat luftes te kosoves kurse shum trima e trimeresha jan me ju gjakun do falin nese ka nevoj per te derdhur gjak vetem per Shiperin Bashkuar
Thumbs Up Thumbs Down
0
Fatbardh në 19/10/2009 21:17:21
avatar
Rrofsh o z. Pandeli Majko , cdo her i ke Permirsu Politikanet Shqiptar ne Maqedoni e vendeve te rajonit Shqiptar , Jo Vetem qe i Permirsu ne Gabimet e Tyne , po edhe i ke Kshillu Rrespekt Shum nga UN .
“UÇK-ja - ishte Ushtri Kryengritëse dhe Çlirimtare me Moral të Lartë, që ka Respektuar Konventat Ndërkombëtare për Luftën dhe sjelljet në Luftë. Mu për këtë Unë krenohem me UÇK_në” - Fatbardh RUFATI .
Thumbs Up Thumbs Down
0
Sh.E në 19/10/2009 21:14:56
avatar
Ju lumt z.Majko jeni figura me e ndritur e kombit shqiptar te gjith shqiptaret i kemi shpresat tek ti,ti je politikani qe reagon ne ato momente kur preket thell qenja shqiptare,jeni politikani qe keni dhen deklaratat me te mira per kosoven dhe popullin shqiptar ne kto troje,vec vazhdo keshtu ke perkrahjen e te gjith shqiptareve ne keto troje rrofte flamuri shqipetare rroft shqipenija rroft pandeli majko
Thumbs Up Thumbs Down
0
TriMor në 19/10/2009 16:35:38
avatar
te lumt zoti majko ju keni qendrim te fort kur jan ne pyetje ceshtja e shqiptareve duhen te jen te gjith me nje fjal ti thojm sllavizmit ka mbaruar koha e juaj qetash jemi ne ketu edhe te dini se nuk e lejojm qe te perseriten vitet e hidhura per kombin ton
Thumbs Up Thumbs Down
0
xhema në 19/10/2009 16:28:55
avatar
Komplimente zotëri Majko . Jeni një njeri që meritoni të jeni në krye të shtetit e jo te rrini nën kembet e atij që u jep "CELSIN E TIRANËS "shkive..
Pra dhe njehere FALEMINDERIT PANDELI....RESPEKTE PER JU DHE BABAIN TEND QE TE EDUKOI TA DUASH ATDHEUN DHE POPULLIN TEND..
Thumbs Up Thumbs Down
0
studenti në 19/10/2009 16:17:49
avatar
JU FALEMINDERIT ZOTRI MAJKO! GJITH KOHES ME SE 12 O 13 VJET NA KE PERKRAHUR NEVE SHQIPTAREVE TE MAQEDONISE NE NUK I HAROJM KUR NA PERKRAHJE LEVIZJEN STUDENTORE DARDANIA NE TIRANE NA KE SHOQERUAR 1996 PAS ATYRE PROBLEMEVE NE GOSTIVAR QE NDODHEN,JU LUMTE.. DESHIROJE SHPRESA KE ZOTI QE TE UDHEHIQNI KOMISIONET PARLAMENTARE PER SIGURI KOMBETARE SEPSE E MERITONI ,ZOTI JU SHPERBLEFT ME TE MIRA ,TE FALA NGA LARG...
Thumbs Up Thumbs Down
0
ilirida në 19/10/2009 15:48:31
avatar
I nderuar dhe teper i respektuar zotri PANDELI MAJKO ti per neve shqiptaret sot je RILINDAS i shekullit se vetm ti i kontribon qeshtjes kombtare por do te deshiroja te ju shoh ne institucinet e shtetit shqiptar se te gjith shqiptaret an e mban kudo qe jan kan nevoj per politikan si qe jeni ju dhe ne krenohemi me ju i nderuar te uroj shendet dhe sukse deshira ime personale PRESIDENT I SHQIPERIS S BASHKUAR
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 12 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0