Presidenti Topi zyrtarizon ndërmjetësimin
Dialogu mes dy forcave më të mëdha politike shqiptare, është një ndër pikat themelore të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që u miratua në fund të janarit në Strasburg.
Njoftimi u bë në mesditë nëpërmjet një deklarate të botuar në faqen zyrtare të internetit të presidencës shqiptare.
Në të bëhet e ditur se zoti Topi mirëpriti gatishmërinë dhe vullnetin e shprehur për dialog të Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe udhëheqësit të opozitës, Edi Rama.
Njoftimi nuk jep afate se kur pritet të zhvillohet tryeza e përbashkët, ndërsa njofton se zoti Topi do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me Kryeministrin e Shqipërisë, udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të përgatitur sikurse cilësohen në njoftim, termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët.
Në reagimin e parë pas këtij njoftimi, Arta Dade e PS-së tha se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për hapjen e kutive, ndërsa e ftoi kreun e maxhorancës Berisha të pranojë transparencën e zgjedhjeve.
Ky i fundit, vazhdimisht ka deklaruar se është i gatshëm për dialog, por nuk ka pranuar hapjen e kutive.
Dialogu mes dy forcave më të mëdha politike në vend, PD në pushtet dhe PS në opozitë, është ndër pikat themelore të rezolutës së Këshillit të Europës që u miratua në fund të janarit në Asamblenë Parlamentare të KiE në Strasburg.
Një delegacion i këtij institucioni pritet të shkojë ditët e ardhshme në Shqipëri./bbc/
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:250)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:234)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:168)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:156)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:156)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:155)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:75)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj