Hyrje | LAJME | Shqipëri | “Kriza”, Topi thërret të shtunën Berishën e Ramën

“Kriza”, Topi thërret të shtunën Berishën e Ramën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur se Presidenti Topi vendosi të thërrasë tryezën politike, ditën e shtunë më 13 shkurt 2010, në orën 11.00. Mësohet vendimi është marrë nga kreu i shtetit pas takimeve me ambasadorët Lohan, Montobio dhe Withers paraditen e sotme. Po ashtu presidenti ka marrë konfirmimin  e Kryetarit te Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Kryetarit te Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi do të mbahet në Presidencë.

Presidenti Bamir Topi ka patur këtë të hënë një axhendë shumë të ngjeshur me takime me ndërkombëtarët në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vendin tonë. Sot në mesditë rreth ores 12:40 minuta në Presidencë kane mbërritur për takime me kryetarin e shtetit shqiptar, ambasadori i Spanjës, vend që kryeson presidencën e BE-së, Emanuel Montobio dhe përfaqesuesi i KE Helmut Lohan. Kurse takimi me ambasadorin amerikan Xhon Uithers u mbajt ne godinen presidenciale rreth nje ore me pas, ne oren 12:30 minuta. Takimet u zhvilluan me dyer te mbyllura pa pranine e gazetareve.
Pak minuta para orës 14:00 kreu i shtetit shqiptar përcolli ambasadorët e huaj, të cilët nuk dhanë asnjë deklaratë zyrtare rreth takimit me Topin.

Mësohet se bisedimet e kreut të shtetit me ambasadorët jane bere me nje gjuhe shume diplomatike dhe u fokusuan në konsultat për hapat e arritur deri tani dhe atyre qe do te ndiqen në organizimin e tryezës që do t’i jepte fund ngërçit politik në vend.

Burime nga Presidenca bënë të ditur për për TVNews24 se Presidenti i Republikës së Shqipërisë u ka konfirmuar fillimisht Montobios dhe Lohan gatishmërinë nga ana e tij për të negociuar rreth tryezës politike mes dy liderave politikë, Rama e Berisha.

Të njëjtat burime bënë të ditur se sot nuk pritet ndonjë kontakt konkret të Topit mes Ramës dhe Berishës. Burimet konfirmuan se takimet pritet të nisin rreth mesit të javës. Keto takime pritet te jene sherbejne per zhbllokimin e krizes politike ne vend.

Një orë pas takimeve ishte zyra e Presidentiti Topi që bëri të ditur rezulatin e sotëm të takimeve. Presidenca bëri të ditur se ambasadorët inkurajuan rolin e Topit si moderator i negociatave mes politikës shqiptare, ashtu sic kanë rekomanduar ndërkombëtarët.
“Këto takime, në të cilat u inkurajua roli kyç i Presidentit si moderator, u organizuan në kuadrin e vazhdimit të konsultimeve të Kreut të shtetit me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar nën frymën e rekomandimeve të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe qëndrimeve të Bashkimit Evropian mbi situatën aktuale politike në Shqipëri”.

Zyra për shtyp e Presidentit njoftoi gjtihashtu se gjatë takimeve të sotme u diskutua mbi rëndësinë dhe nevojën e mbajtjes së tryezës së dialogut mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama, nën moderimin e Presidentit Topi, në përpjekje për t’i kontribuar normalizimit të klimës politike dhe rivendosjes së dialogut parlamentar.

Ndërsa pritet që këtë javë Topi të nisë kontaktet e para me dy krerët e partive kryesore ne vend për të arritur në një zgjidhje për cështjet e panegociueshme mes palëve, asnjëra nga palët nuk është tërhequr nga kushtet e tyre.

Njëkohësisht me pohimin për të marrë pjesë në tryezë, kreu i qeverisë Berisha ka bërë të qartë pak kohë më parë, se hapja e kutive nuk do të jetë një cështje e negociushme.
Por, edhe kreu i selisë rozë Rama në të gjithë daljet e tij të fundit ka përcaktuar pikërisht hapjen e kutive si kushtin kryesor për t’u ulur në tryezë.

Ndërkaq, nga Strasburgu pritet të vijë dhe delegacioni i cili do të negociojë tryezën e cila prietet të përkojë dhe me datën e mbërritjes së tyre në 22 shkurt. (BalkanWeb)

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

dashi në 23/02/2010 15:48:53
avatar
Presidenti Topi itako te dy lideret, per ma eshte lajmi imire dhe inshallah merren vesh dhe i japi fund turpit dhe krizes .Por eshte veshtire ce te merren vesht. Ato u takuan edhe me rastin tragjik kur umbyt ne tualetin e anijes luftarake gj. Gerveni, po ashtu ishin bashke ne ceremonine mortore te te ndjerit Kristeq Gervenit ne Athine ,por prap nuk u morren vesh. Tani nen presionit europjan inshallah merren vesh...
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0