Athinë, një shqiptar i vrarë dhe dy policë të plagosur
Në një aksion të policisë në departamentin Virona të Athinës për arrestimin e dy keqbërësve mbeti i vrarë një qytetar shqiptar dhe u plagosën dy policë. Sipas policisë, viktima, një 25 vjeçar dhe baba i një fëmije që punonte si hidraulik në pallatin përbri, u plagos për vdekje nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe dy keqbërësve që hodhën edhe 5 granata. “Për fat të keq gjatë shkëmbimit të zjarrit me keqbërësit humbi jetën një bashkëqytetari ynë” deklaroi zëdhënësi i policisë greke, e cila ndërkohë e vlerësoi operacionin si “të suksesshëm përderisa u arrestuan dy keqbërësit”. I pari ra në duart e policisë i plagosur kurse i dyti u arrestua pak më vonë i ndjekur nga forcat e rendit. Pistoleta e përdorur prej tyre ishte ajo e rrëmbyer një natë më parë në sulmin e tyre kundër një patrulle policore, të cilën edhe e kishin çarmatosur. Dy keqbërësit e arrestuar janë të burgosur shqiptarë, që vuanin dënimin për vjedhje bankash në burgun e Larisës nga ishin larguar me leje muaj më parë. Opozita reagoi me kritika të ashpra për efektivitetin e policisë dhe kërkoi ndryshimin e modelit të aplikuar në “mbrojtje të qytetarit”. /dw/
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj