Hyrje | LAJME | Shqipëri | Sot 2 vjet nga tragjedia në Gërdec

Sot 2 vjet nga tragjedia në Gërdec

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Sot mbushen dy vjet nga tragjedia e 15 Marsit në Gërdec, 15 km larg nga Tirana kur pas shpërthimit të një fabrike të demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes të cilëve gra e fëmijë. Nga shpërthimi u plagosën mbi 300 persona dhe u dëmtuan biznese e banesa të zonës.

Tragjedia aktualisht po gjykohet në shkallët e gjyqësorit ku të pandehur janë rreth 29 persona, duke përbërë kështu procesin më të madh gjyqësor në historinë e gjyqësorit shqiptar. Mes të pandehurve, por që po gjykohen nën pranga janë vetëm 3 persona, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe adminsitratori i fabrikës Mihal Delijorgji. Procese ka patur dhe per Ministrin e athershem te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, sot Minister i Mjedisit. Prokuroria ka deshtuar dy here te dergoje ne gjykim ministrin, pasi gjykata i ka cilesuar te pabaza akuzat dhe ka pushuar ceshtjen. Gazeta Shqiptare dhe TVNews24 kane zbardhur here pas here dokumenta ku deshmohet implikimi i qeverise korruptive te tregtimti te municioneve te vjetra qe nga Gerdeci dergoheshin nepermjet nje firme amerikane ne Afganistan per ushtaraket e USA.

Gjatë gjithë kësaj kohe opozita nuk ka reshtur së akuzuari qeverinë si “qeveri e Gërdecit”, apo se po mbron me imunitet ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili konsiderohet fajtori kryesor i kësaj ngjarjeje, plagët e së cilës ende nuk janë mbyllur.
 Për tragjedinë e rëndë, parashikohet që opozita të përkujtojë të hënën, në 15 mars viktimat e rëna në tragjedinë e Gërdecit 2 vjet më parë.
Larg ngjyrave partiake, drejtues të PS-së kanë menduar që në mënyrë të pavarur të organizojnë një nderim dhe homazh për 26 viktimat e shpërthimit vrastar në Gërdec, pikërisht më 15 mars 2008.

Ende nuk janë përcaktuar qartë detajet e këtij organizimi, por vetë kryetari socialist pohoi 3 ditë më parë se PS-ja do të protestojë “në një formë të caktuar”.

Një vit më parë, PS-ja protestoi me moton “Mos harro”. Mbahet mend nga të gjithë që në sheshin “Skënderbej” u “përplasën” dy partitë e majta, PS me aleatët e saj nga njëra anë dhe LSI-ja nga ana tjetër. Mbuluar me një flamur të gjerë sa njëra anë e autostradës Tiranë-Vorë, të rinj socialistë, shoqëruar edhe nga qytetarë të ndryshëm nga e gjithë Shqipëria mbërritën afër mbrëmjes në Tiranë, ku nisi një miting madhështor. Në fjalimet e tyre, liderët politikë të së majtës i kërkuan qeverisë që të mos pengojë drejtësinë të hetojë dhe të dënojë përgjegjësit për këtë tragjedi. Të njëjtën gjë bëri në sheshin para Kryeministrisë në 15 mars 2008 edhe zv-kryeministri Ilir Meta, njëherësh kryetar i LSI-së. Sipas burimeve nga PS-ja, këtë vit nuk është se parashikohet një protestë e këtij lloji, por është menduar që patjetër të ketë një aktivitet përkujtimor për 26 viktimat e tragjedisë së tmerrshme, prej së cilës mbetën të plagosur edhe më shumë se 300 persona. (BalkanWeb)

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

haxhi kuçi në 28/03/2010 07:44:54
avatar
He he he sa pervjetore te tradhetareve jan as kalemet e botes per shqiptar nuk kan maje me shkrue.A ka minute e sekond qe shqiptaret nuk jan ne akcione duke e tradhetue shoqi shoin ?Nuk ka nevoje me na zhduk as serbi as greku,pos ka me zhduk veten vete dora tradhetare e shqiptareve ,sepse kungulli nuk shkon perjete mbi deti .
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0