Hyrje | Lifestyle | "Shet" veten për të shpëtuar mikeshën

"Shet" veten për të shpëtuar mikeshën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Studentja kineze shet veten për 24.000 dollarë, sa edhe nevojiten për të shpëtuar mikeshën e saj nga fakulteti.

Njëzetedyvjeçarja Dan Dan, e cila studion në universitetin në Dezhou, të provincës Shandong, ka vendosur që të martohet menjëherë me atë që jep këtë shumë. Ofertën e vet e ka publikuar në internet.

Mikeshës së saj Zhang Yuemei i është diagnostifikuar encefalitisi, që është sëmundje e trurit dhe palcës kurrizore.

Ajo nuk ka para për shërimin i cili i nevojitet, derisa pa të do të bie në gjendje vegjetative.

"Prindërit e saj janë bujq, të cilët mund të përballojnë shpenzimet e operacionit të shtrenjtë dhe tretmanet të cilat pasojnë pas tij", ka sqaruar Dan Dan.

Dan Dan thotë se do të martohet për mashkullin i cili është i gatshëm t’i jap 24.000 dollarë, shumë e cila do të mbuloj shpenzimet e shërimit.

Përkundër humanizmit të saj, disa e kanë akuzuar se po shfrytëzon mikeshën e saj për të gjetur një burrë të pasur.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Nino në 04/10/2009 04:15:49
avatar
Pershendetje, sajt i mire, por gjithmone me ndonje gabim!"Prindërit e saj janë bujq, të cilët mund të përballojnë shpenzimet e operacionit të shtrenjtë dhe tretmanet të cilat pasojnë pas tij". Nese ata mund te perballojne shpenzimet, atehere c'i duhet kesaj vajze te "fliloje" veten?!
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0