Të rrosh apo të mos rrosh… Kjo është çështje?!
Vetëvrasja është bërë pjesë e së përditshmes duke mos kursyer asnjë grupmoshë pasi të gjithë kanë humbur pikën e referimit apo koordinatat e përditshme të jetës së gjallë, të momentit real, të jetuar nga vetë të gjallët
RUDINA MUÇA
Pas viteve 90-të në Shqipëri ndodhën një sërë ndryshimesh duke mos lënë pa u prekur në mënyre radikale asnjë sferë e jetës. Pluralizmi, një dritë jeshile për popullin shqiptarë pasi prej tij priteshin të mira materiale dhe shpirtërore. Tashmë njeriu mund të merrte frymë lirisht, duke mos ja dedikuar jetën dhe kohën “NËNËS PARTI”, por vetes dhe familjes së tij. Situata e re që u krijua i ofronte individit mundësi të pakufizuara zgjedhjeje të ndërtuar sipas perceptimit apo formatit të tij. Realisht ky ndryshim rrënjësor solli shumë anë pozitive: integrimin e individëve në shoqëri, duke theksuar këtu elementin femër. Por, nga ana tjetër këto ndryshime elementare ndodhën me një shpejtësi të pa përballueshme. Situata e reja që u krijuan ai nuk pati një orientim dhe drejtim me metodat e reja të jetesës. Por e gjetën atë pa mjete për të mbijetuar dhe adaptuar. Këto metoda me një vrull të madh sollën atë që quhet diferencimi ekonomik dhe social. Ky orientim solli dukuri sociale-patologjike, të cilat e futën njeriun përsëri në guaskën e frikës dhe humbjes së identitetit në raportet sociale, duke e çuar atë në depresion, i cili shpesh herë çon në vetëvrasje.
Ky fenomen po ndeshet gjithnjë e më shumë në shoqërinë shqiptare. Vetëvrasja është bërë pjesë e së përditshmes duke mos kursyer asnjë grupmoshë pasi të gjithë kanë humbur pikën e referimit apo koordinatat e përditshme të jetës së gjallë, të momentit real, të jetuar nga vetë të gjallët. Shkaqet që çojnë në këtë veprim fatal janë nga më të ndryshmet.
Pas viteve 90 –të, numri i divorceve filloi të rritej në shifra marramendëse. Fëmijët filluan të emigronin përtej kufijve duke lënë të vetëm prindërit e tyre., përdorimi i alkoolit dhe drogave nga adaloshentët dhe të tjerët sollën “modifikime” në perceptimin e realitetit duke realizuar stabilizimin e psikikes, humbjen e vendit të punës, dhuna në familje u rrit tepër. Të gjitha këto janë faktorë tepër të suksesshme për ta çuar qenien njerëzore shqiptare në vetëvrasje. Sipas mjekeve rastet e kësaj kategorie rriten nga viti në vit dhe askush nuk po mundohet që ta paralizoje këtë fenomen. Ata shprehen se një pjesë e konsiderueshme e viktimave (30-40 për qind) kanë bërë tentativa edhe herë të tjera,. Herën e parë kanë shpëtuar, por të dytën herë kanë mundur ta finalizojnë me sukses aktin e tyre. Më shumë se kushdo këtë veprim e parandalon veprimi i psikoterapisë, por për të shkuar tek mjeku mendor, kjo tabu nuk është thyer ende në Shqipëri, sepse i prekur nga depresioni frenohet ndaj opinionit publik. Format e vetëvrasjes janë nga më të ndryshmet e më spektakolare, sipas mjeteve që përdorin. Meshkuj zgjedhin metodat e vetëvrasjes me arme zjarri, akt ky që kryhet në ndonjë ambient të vetmuar, ose hedhje nga lartësitë e mëdha. Ndërsa format vetëvrasëse përdorin helmin, si mjet për tu ndarë nga kjo botë. Shpëtimtari më i mirë i mbytjes së këtij fenomeni tashmë të bërë zot në të gjitha moshat është shoqëria që duhet ti krijojë këtyre personave një ambient të ngrohtë dhe ti inkurajojë në mënyrë të tillë që të ndihen të aftë përballë sfidave që përjetojnë të djeshmen dhe atë që do të përjetojnë te pasnesërmen. Tunelin e depresionit duhet ta mbyllim duke hedhur të gjithë një grusht dhe pak nga pak do e mbyllim këtë vrimë të zezë fatale e më pas këtë truall ta shfrytëzojmë për jetesë, sepse mbijetesa tashmë nuk shërben apo bën efekt në këtë shoqëri. Pasi ky njeri i shoqërisë sonë po jeton vetëm për të mbushur shtëpinë me para, trupin me epsh dhe shpirtin me vese, ai nuk po mundohet të kënaqet me atë që ka dhe ta shfrytëzojë atë, dhe kështu ngelet i pakënaqur duke e shumëzuar atë që ka me zero. Por kjo rrugë të çon gjithnjë aty ku fillon, ku çdo gjë e vjetër kthehet në një të re dhe çdo gjë e re në një të vjetër, madje më shumë e vjetër se vetë e vjetruara . Kjo sjellje e shoqërisë sonë vjen se ata janë të etur për të imituar vendet perëndimore. Edhe pse janë imitues të këqij, ende vazhdon të imitojnë dhe të keqinterpretojnë. Të rrosh, apo të mos rrosh... Kjo është çështjë...?!
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Tema është aq e qëlluar, sa që do të ishte akoma ma e qëlluar, sikur kjo të shkon në vesh të politikanëve, organizatave e shoqatave që duhet të merren me këte kategori njerëzish, të lexohet, përpunohet e analizohet nga ekspert të kësaj lamije, që jo vetë të konstatojnë e numërojnë numrin e atyreve se sa ka arritur në një akt të këtillë e të shëmtuar. Kjo duhet bërë e marrur me seriozitetin ma të lartë të shkaqeve se pse ndodhin, me qëllim të eliminimit dhe zvogëlimit të kësaj dukurie e anomalie shoqërore.
Mendoi se, ata që sjellin vështirësi dhe i sjellin në kështu vështirsi e vendimmarrje këte kategori individësh,ma të fortit dhe ma të permbajturit e problemeve që u sjellin, zgjedhjen e bëjnë në aspektin e kundërt, pra, jo të merr jetën vetëvetes (suizid) por vendos tja marri e të privoj nga jeta ate që e quan si kundërshtar, ate që i duket se ia nxiu jetën apo që ia shkeli nderin e moralin apo, apo...
Kurse ata me personalitet ma të luhatshëm, që problemet që ia imponon shoqëria, apo ndonji lloj institucioni, apo fukaralluku, apo skamja, është i pa aftë ti shtyhjë e ti zgjidh këto probleme, atëherë ai vendos ate ma të keqen, të ndërmer ate ma të keqen të merr jetën vetëvetes.Keq dhe dhimbshëm! Por akoma më keq ësht4 sjellja nonshalante e atyreve që edhe kushtëzojnë këto raporte e (mos) sjellje, që dëtojnë imazhin e shoqërisë, shtetit, institucionit, mjekësisë apo qofte edhe të psikiatrisë.
Besoj se shkrimet e këtilla do të bëhen faktor shtytës, që kjo dukuri të analizohet e studjohet me seriozitetin ma të lartë të atyreve që janë më kompetent e ma të thirrur, për të gjetur një zgjidhje ma pozitive e ma të mirë.
Sukses!
Urime gazetares qe ka prekur nje problem kaq serioz!
Publikoni komentin tuaj