Gjumi i përbashkët rraskapit meshkujt
Kur mashkulli kalon natën në një krevat me një femër, gjumi i tij është i çrregulluar, pa marrë parasysh nëse kanë marrëdhënie seksuale ose jo.
Fjetja e përbashkët ndikon edhe në aftësitë mendore të mashkullit në ditën që vjen. Mungesa e gjumit njëherit rrit nivelin e hormonit që shkakton stres.
Sipas një hulumtimi të revistës New Scientist, femrat të cilat ndajnë krevatin me mashkullin, kalojnë shumë më mirë, falë gjumit të thellë që përjetojnë.
Profesor Gerhard Kloesch, autori i studimit, ka analizuar tetë çifte të pamartuara, pa fëmijë, në të njëzetat, të cilëve ua ka matur nivelin e hormoneve të stresit.
Nga çiftet është kërkuar që të kalojnë dhjetë net të njëjtin krevat, ndërsa të nesërmen u janë përgjigjur disa pyetjeve dhe kanë zgjidhur disa teste, dhe sërish iu është matur niveli i hormonit të stresit.
Rezultatet kanë treguar se meshkujt kanë qenë më të dobët në teste, duke qenë se gjumi i tyre ka qenë i çrregullt, ndërkohë që femrat kishin pasur gjumë më të thellë kur kanë fjetur me partnerin e tyre. /Telegrafi/
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj