A e shqetëson Maqedoninë largimi i shqiptarëve pas liberalizimit të vizave?
Izeir MUSTAFAI
Thonë se historia përsëritet,por jo si e vërtetë,por si farsë!Kjo dukuri e largimit të shqiptarëve nga trojet tona, e veçanërisht nga Kumanova me rrethinë këtyre ditëve, po mbush lajmet e mjeteve elektronike të informimit dhe faqet e gazetave. Shqiptarët po i numërojnë ata që po largohen, kurse politikanët dhe qeveritarët e tyre japin deklarata. Dhe dikush do të pyesë për mua:Vallë,ç’iu desh këtij të merret me këtë dukuri? Kujt do t’ia vrasin veshin, apo ndërgjegjen këto pak rreshta të këtij shkrimi?
Por nuk mund të hesht e të mos shqetësohem ,sepse po largohen shqiptarët e zonës së konfliktit të vitit 2001, të cilët i përjetuan ngjarjet e tmerrshme të atij viti dhe na trimëruan me qëndresën e vendosur kombëtare.
Dua t’i bëj një vështrim të përgjithshëm historik këtij fenomeni të përsëritur të shqiptarëve, duke mos marrë në konsideratë data historike dhe fakte të njohura.
Sipas bindjes sime, ndoshta të gabuar, mund të shënohen tri etapa të gjata të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre në historinë tonë më të re,të cilat bartin karakteristika nga më të ndryshmet dhe mund të analizohen nga aspekte të ndryshme, varësisht prej kohës, rrethanave politike, sociale e shoqërore. Historianët tanë e kanë analizuar nga aspekti historik e shkencor fenomenin e shpërnguljeve të shqiptarëve nga trojet e tyre dhe kanë nxjerrë përfundime të sakta. Edhe studiues të fushave tjera të studimeve janë marrë me shpërnguljet,siç janë demografët,folkloristët,ekonomistët,shkrimtarët,analistët e ndryshëm,etj.
Etapa,apo periudha e parë, ka të bëjë me shekullin XIX,kur shqiptarët largoheshin nga trojet e tyre si rezultat i rrethanave politike e shoqërore të sundimit të përzgjatur të Perandorisë Osmane. Në ato vite shqiptarët shpërnguleshin kryesisht në drejtim të kryeqendrës së perandorisë,ose në periferi të saj,kurse një pjesë e mirë migronin drejt Egjiptit,Rumanisë e në ndonjë vend tjetër. Kjo shpërngulje zgjati gjer në vitin 1912, kur u shpall pavarësia e shtetit të cunguar që u quajt Shqipëri. Kjo etapë përfshin edhe shpërnguljet me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre nga Toplice, Prokuple, Nish,Vranjë e të tjera,që për pasojë kanë edhe tkurrjen e territoreve në të cilat shqiptarët kanë jetuar prej mijëra vitesh.
Etapa e dytë sipas mendimit tim ka të bëjë me shpërnguljen e shqiptarëve jasht trojeve të Shqipërisë politike dhe që si shkaktar ka dhunën e ushtruar mbi shqiptarët dhe rrethanat e reja politike e sociale që u krijuan me ndërrimin e sundimeve të të huajve,gjë e cila ndodh edhe sot.Sipas mendimit tim kjo etapë shtrihet nga viti 1912 e gjer në kohën e rënies së Informbyrosë nga fundi i viteve gjashtëdhjetë në ish Jugosllavi. Karakterizohet me shpërngulje masive me dhunë të popullsisë myslimane çame dhe me shpërnguljet e shqiptarëve të Kosovës sipas projekteve famëkëqija të Çubrilloviqit dhe Andriqit dhe që u pasuan me ato në kohën e Informbyrosë.
Etapa e ,tretë mendoj se është ajo e viteve shtatëdhjetë e këndej të cilën e konsideroj si shpërngulje me karakter politik e ekonomik,e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Mund të bëhen edhe ndarje të tjera e më të sakta,por qëllimi im nuk është të sjell argumente lidhur me këtë dukuri të shqiptarëve në trojet e veta etnike. Kjo ndarje edhe mund të jetë e gabuar dhe unë do ta mirëpres çdo vërejtje që do të më bëhet nga reagimet që do të mund të nxiten nga ky shkrim.
Meqë theksova që në fillim se do të bëj vetëm një vështrim përgjithësues,dua t’i theksoj vetëm dy karakteristika esenciale,të cilat mund të argumentohen nga studiuesit tanë. Etapa e parë karakterizohet me shpërngulje masive si rezultat i robërisë shekullore dhe me ngushtimin e hapësirës territoriale të Toplices, Prokuples,etj,kurse etapa e dytë dhe e tretë karakterizohet me shpërnguljet me dhunë si rezultat i projekteve të sunduesve të rinj mbi trojet shqiptare,e cila po ashtu rezulton me tkurrje të territoreve shqiptare të Çamërisë etj. Pra etapa e dytë ka të bëjë kryesisht me territoret jashtë kufijve të sotëm të Shqipërisë.Dy etapat e para kanë të përbashkët faktin që edhe përkundër shpërnguljes masive shqiptarët e kanë ruajtur prezencën e tyre në mënyrë të ekuilibruar si rezultat i natalitetit apo riproduktimt të popullatës sipas traditës. Këta ndryshe mund të quhen edhe si faktorë të jashtëm.
Analizimi i kësaj dukurie mund të shoqërohet edhe me një varg argumentesh të tjera,por qëllimi im nuk është aty.
Për mua etapa e tretë është periodë me shpërngulje të karakterit ekonomik apo politik,ose politik e ekonomik,e cila në këto rrethana të reja ekonomike dhe politike më moderne, shoqërohet me një fenomen të ri që është rënia e natalitetit edhe te shqiptarët. Në rrethana më të volitshme politike po ndodh zbrazje e vendbanimeve tona dhe boshatisje të shkollave,dukuri e cila mund të sjellë tkurrjen e territoreve të përhershme shqiptare.
Tani kur liberalizimi i vizave nxori në shesh shpërnguljen e heshtur e të mëhershme të shqiptarëve në R e Maqedonisë,zbulohet edhe indiferenca e faktorit politik shqiptar ndaj këtij fenomeni. Likova, kjo vatër e rezistencës së paepur shqiptare,e zbardhi këtë indiferencë të politikës shqiptare.
Në kuadër të veprimtarisë së saj humanitare SHHB ,,Nëna Tereze”,edhe pas konfliktit të vitit 2001, ashtu sikurse edhe më parë, vazhdoi me dërgimin e ndihmave në rajonin e Likovës dhe të vendbanimeve të Malësisë së mbi Shkupit. Në njërin kontingjent të ndihmave mora pjesë edhe unë personalisht. Kontingjenti i ndihmave humanitare përmbante artikuj ushqimorë dhe veshmbathje dhe u dedikohej vetëm familjeve të dëshmorëve..Ishte një përjetim që nuk do ta harroj kurrë!I denjë për një kryevepër do të thoshte ndonjë shkrimtar!Si mund ta harroj unë shtëpinë ku ndodhi drama fatale e familjes Zymberi?Si mund t’i harroj ato bashkëshorte të dëshmorëve me kalamajtë e tyre jetimë?Si mund ta harroj babin ,i cili qëndronte dinjitoz, edhe pse kishe humbur djalin dhe nusen e tij luftëtarë dhe fëmijën e tyre të palindur? Si mund ta harroj nivelin më të ulët të standardit jetësor dhe varfërinë e kësaj zone?Si mund t’i harroj ata kalamaj të lindur para e pas konfliktit?Si mund t’i harroj ata prindër që qëndronin krenarë me veprën e madhe kombëtare të bijve të tyre?Si mund ta harroj atë korrierin e ri,i cili si era bartte ujin për luftëtarët e që ra dëshmor i granatimeve?
Po shoqata ,,Nënë Tereza”nuk e ndërpreu veprimtarinë humanitare në këto anë. Një varg kontingjentesh me ndihma humanitare u dërguan edhe në vitet e mëpasme për banorët e pjesës më malore e më të varfër të zonës. Por duhet thënë se kjo ndihmë kurrë nuk u ka mjaftuar atyre. Zona ka nevojë për zhvillim ekonomik që të mund të përballohet papunësia dhe varfëria. Atëherë ç’bënë politikanët e qeveritarët tanë?Përgjigjen e dini vet!
Pas konfliktit Kumanova me rrethinë i bartën pasojat e konfliktit pa asnjë iniciativë për përmirësimin e gjendjes. Në aspektin social nuk pati zgjidhje. Asnjëherë nuk u zgjodhën plotësisht problemet në arsim. Nuk u realizua asnjë projekt ekonomik. Dhe më e keqja është se pas konfliktit ndodhën një varg vrasjesh,burgimesh e përndjekjesh. Kujtoni Manastirin ku ka mbetur një grusht shqiptarësh të pambrojtur,që nuk paraqesin asnjë problem për atë komunë,e që u nënshtrohen presioneve të vazhdueshme drejt përjashtimit të tërësishëm fizik nga ai rajon. Shqiptarët e Manastirit,edhe pse është e garantuar me ligj,nuk guxojnë ta hapin gojën për shkollë të mesme.
Po ç’mund të bëjnë qeveritarët tanë ndaj këtij eksodi,përveçse t’i kërcënojnë ata e t’i pengojnë agjencitë e udhëtimit!?
Mbase e kam gabim por mendoj se edhe kjo eufori do ta ketë epilogun e vet. Të tilla largime biblike populli ynë ka përjetuar shumë herë. Shpresoj në frenimin e kësaj euforie me rënien graduale të saj. Shqiptarët i kanë tejkaluar të tjerat e do ta kalojnë edhe këtë. Efektet pozitive të liberalizimit të vizave do të ndjehen më vonë dhe më mirë. Tani ëndrra e atyre të rinjve, që e kanë imagjinuar perëndimin ,do të bëhet realitet në kuptimin e vërtetë dhe real të fjalës. Shpresoj se rinia jonë do të bindet se megjithatë puna në dhe të huaj është shumë e rëndë dhe se lumturia e vërtetë mund të ndërtohet në vendlindje. Së paku këtë përshtypje e kemi pasur ne në kohën e rinisë edhe kur i kemi shkelur ato vende të perëndimit. Mbase nuk është analoge me liberalizimin e vizave në vendet e UE,por marrja e vizës dhjetëvjeçare nga SHBA nuk ka rezultuar me mbetjen e atyre personave në shtetin amerikan,përveç ndonjë përjashtimi. Siç më tha një mik i imi nga Dibra,personat që shkojnë në SHBA përmes rrugëve kontrabanduese ,janë të detyruar të punojnë me vite deri në shlyerjen e huas për udhëtim e hyrje në shtetin amerikan dhe për përfitimin e vendqëndrimit në atë shtet, kështu që atij edhe po të dojë nuk i mundësohet kthimi në vendin e tij. Koha do të dëshmojë se a do të ndodhë më e mira apo më e keqja.
Dhe në fund kërkoj falje për perceptimet e mia të gabuara,por së paku le të zgjohet kërshëria e lexuesve. Çdo analizë tjetër fare do të ishte e mirëpritur.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
!i rrafshuan shtepit tona na kthyen se paku tridhjet vjet prapa ,pas lufte si edhe para lufte ne ket rajon nuk u be asnje investim sa do i vogel te ishte.per ndihmat qe u paralajmeruan pas lufte per rindertimin e shtepive ishin vetem nje mjet per vjedhje dhe pastrim parash per disa persona,populli mbeti anash.punesimet e pakta qe u bene mund ti numerojsh ne gishta,edhe ato sigurisht si postjer se per poste te rendesishme vendos dikush ne tetov dhe rajoni im esht larg sigurisht.Nuk jam lokalist por fatkeqsisht kam te drejt.Zoterinj te nderuar ne ket rajon ka njerez qe vuajn per buken e gojes,dhe quditemi kur i shohim familje te tera qe morin boten ne sy.Partit tona sigurisht se nuk kan kohe te meren me ket problem kan pun shum me patriotike.Grujevski e dergoi Ivanovin te vellau i madh ne Beograd per te marre'dosjen e spiuneve shqiptar'sepse ato maqedon nuk ju nevojiten,kurse patrioti jon ne Tetov i etur per pushtet[sigurisht per tetov me rrethin]sepse aq kan fuqi,aq ju lejon grujevski,e prit me pa durim materjalin e servuar prej Beogradi per te hapur luften politike me'spiunet'shqiptar.Qfar rrugaqerie politike,deri sa te kemi kesi lloj politikanesh sigurisht se do te kemi shperngulje te popullsise prej vatrave tona,zoti na ndihmovt.
TURPI I NIJERZIMIT KU HESHTIN DISA POLITIKAND E VET JAN MIRË SHQIPTARET PO SHPRENGULEN DITA DITESË EKONOMOJA SHQIPTARE NE RM JAN TE DISKRIMINUAR EKONOMISHT POLITIKISHTË DERI SA DO DISKRIMINOHEN SHQIPTARET NE MAQEDONI
ZGJEDHJA E SHQIPTARVE KA DY MYNIRA.
OSE DREJTË SHQIPERIS ETHNIKE OSE REPOBLIKA SHQIPTARE NE PJSEN DERMUSE
SHQIPTARE
Dua edhe une te ju them dic...Shqiptari sa me large Atdheut aq me te ndritur mendjen.
Kam nji djal te halles qe eshte martuar me maqedonase dhe u asimilua ( me deshire )
Ne perendim do te ishin asimiluar edhe me leht edhe me shpejt ka mjaft raste, Por me besoni o vellezer Shqiptari kurr nuk adaptohet ( nuk pershtatet ) askund perpos te ""Therra e vet "".
Mundem te ju tregoje me qindra raste qe te deshtuar dhe te deshpruar jan kthyer nga Amerika dhe australija...dhe prap nuk mjafton...Le te shkojn .. Kurrrrr asnjiher eshtrat nuk do ti ngrofin kurrrrrrrrrr Vetem toka Jone me gjakun e te pareve ton na ngrof."""Mblidhuni Ju o vajza, mblidhuni ju o Gra: Me ato sy te bukur qe dini me qa: Ejani ta vajtojm Shqiptarin e mjer: Qe mbeti shtepi, pa buke dhe pa nder. Ka mbetur se e Veje, si grua pa burr: Ka mbetur si NANA qe nuk pati djal kurrr"""
Shpërngulja e Shqiptarëve është brengë e kahmotshme , ndoshta edhe ndatja që bën autori për "Etapat" mund të jetë e tillë , por fajtor nuk mendoj se është vetëm udhëheqja politike (mbase nuk e përjashtoj as fajin e saj ), fajtor për të gjitha të këqijat që po i përjeton populli shqiptar në të gjitha viset etnike është vet populli. Populli heshtak,populli që pret nga të tjerët zgjidhjen e problemeve jetike të tij nuk ka si të " Shperblehet " po me të gjitha këto të këqija që para syve po i ndodhin dhe sikur nuk duhet ai të ngris zërin . Po më bie ndër mendë një anekdotë : " Një djalosh i mitur kishte marrë ( vjedhur ) një kokërr ve të fqinji i tij , kur ia kishte dërguar nënës së tij ajo e kishte përgëzuar duke i thënë se do ja fërgojë menjëherë si " Vezë në sy ", djaloshi me kohë u bë hajn ordiner dhe në një kohë organet e arrestojnë dhe e denojnë me denimin më te rendë "Denim me vdekje ".Në ditën e ekzekutimit sipas të gjitha rregullave djaloshi mund te zgjidhte një dëshirë dhe ai zgjodhi ta sheh nënën e tij , kur ajo erdhi djaloshi kërkoj nga rojet qe t'i afrohet nëna (që t'i thot diqka në vesh ), kur iu afrue nëna , djaloshi ia nxori syrin dhe i tha: "Veza në sy" që më poqe ti, më solli këtu . Porosia është e qartë. Kështu po ndodhë edhe me ne shqiptarët , populli nuk e gjykon të keqen që në fillim , këto janë pasojat . Druaj se gjeneratat që vijnë do t'i ndiejnë edhe më shumë.
Publikoni komentin tuaj