Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve
Etem XHELADINI
Duke parë eksodin që kaploi Maqedoninë e sidomos rajonin e Kumanovës dhe Likovës, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, që nga fillimi sensibilizoi opinionin për katrahurë kombëtare që po ndodhte para syve tanë. Përmes mediumeve shprehu brengosjen, e sidomos me shpërnguljen e familjeve të reja, nxënësve të shkollave fillore e të mesme, dhe studentëve të fakultetit të porsahapur në Kumanovë. Subjektet politike, qeveritarët dhe disa asociacione joqeveritare, vëzhgonin se ç’po ndodhë dhe ç’është kjo dukuri, e pas alarmit që dha Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, dolën me opinionet e tyre, por ata që ishin më të thirrurit për të parandaluar këtë dukuri, gjatë gjithë kohës, një minutë nuk gjetën kohë për t’i pyetur këta njerëz hallexhi se ku shkojnë?!
Alarmet e shtuara dhe vërejtjet nga shtetet ku të ndjerët skamnor shqiptarë trokitën për t’u strehuar, si Belgjika, Zvicra, Gjermania dhe shtetet Skandinave, i detyruan politikanët që ta hapin gojën, por dihet kur e hapin gojën se çfarë thonë ata. Si mjeshtër të shfajësimit edhe kësaj radhe ata ia hodhën fajin të tjerëve, madje edhe iu kërcënuan atyre që kanë edhe obligim për tu shërbyer pasagjerëve, pa ju ndërhyrë se ku shkojnë pasagjerët. Nuk kishin guxuar qeveritarët dhe politikanët tu dalin përpara turmave të mëdha, pasi që gjatë kërkimit të mandateve në zgjedhje, qoftë lokale dhe parlamentare, ju garantuan kushte për jetë e punë, nuk morën të paktën njëherë guximin dhe t’i dilnin përpara turmës dhe t’i shpjegonin se cila është e vërteta rreth “Tokës së Premtuar”- në këto shtete dhe nëse atje ekziston rregullativë e nevojshme ligjore për rregullimin e azilit.
Politikanët e kanë për borxh moral, kombëtarë madje edhe ligjor, sidomos rajonit të Kumanovës e Likovës, komuna këto të cilët më së shumti u prekën nga ky fenomen. Le të marrin shembull nga politikanët e rajonit, të cilët janë në krye të çdo problemi. Ndërsa, te ne ndodhi e kundërta. Ata jo vetëm që nuk dolën, por u përpoqën që me mënyra të ndryshme fajin e tyre t’ia hedhin të tjerëve, ndyrësi që nuk do koment.
Ne na është e qartë përse ata nuk kanë guxim të përballen me të ndjerët skamnorë shqiptar, sepse shkaktarë të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike që i detyron të ikin janë vetë politika dhe politikanët. Rajoni i krizës ka mbet sërish rajon krizë. Që nga viti 2001 aty nuk është investuar asnjë denarë, nuk është ndërtuar asgjë, nuk është hap asnjë vend pune, nuk është punësuar asnjë i ri, me një risi që ndodhë - heq një shqiptar nëse ka qenë në punë me kontratë, e sjellë një shqiptar tjetër, derisa ai subjekt koalicioni të jetë në qeveri, e për fat të keq të shqiptarëve Gruevski në çdo dy vite po i ndërron partneret si me qenë pronë private e tij, nuk është lëvizur asnjë gurë, dhe për nëntë vjet askush nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta përmirësuar këtë gjendje.
Politikanët nuk u dolën përpara qytetarëve që largoheshin me familje pasi nuk kishin fytyrë. Kolltukët që janë futur dhe njerëzit që kanë grumbulluar rreth vetes janë nga ata që pos interesave të veta, asgjë tjetër nuk ju intereson. Rajoni vazhdon të përballet me kushtet e vështira sociale-ekonomike, shkak ky që i detyroi këta njerëz të marrin rrugën e gjatë, tani për mjerimin e dyfishtë të tyre s’kujdeset askush. Turpi më i madh i Gruevskit është se publikisht deklarohet se e vërtetë është se diku më tepër e diku më pak investohet sikur harroj se këtë rajon e bombardoi me gjithë arsenalet e armëve të rënda. E vërtetë qenka se “politikanët nuk kanë fytyrë”.
Prandaj, ju bëjmë me dije mos hapni plagë të reja, leni provokimet, si me administratën nëpër shkollat shqipe, të mësuarit e gjuhës maqedonishte nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë, diskriminimi në arsim, kulturë, diskriminimi në punësim e në çdo pore të jetës, sepse për pasojat do të mbani llogari ju që udhëhiqni me institucionet. Atëherë, jo që nuk do të ketë viza për Republikën e Maqedonisë, por as Maqedoni, sepse shqiptarët kur e do nevoja, për vendlindje edhe nga varri ngrihen. Në vitin 2001 nuk u luftua për poste të disa individëve dhe kolltukët e tyre, por për të drejta të barabarta dhe shtet, hise që u takon shqiptarëve që në këto troje janë autokton.
Hiqni dorë nga kërcënimet, leni burgosjet e njerëzve të pafajshëm, të atyre që luftuan për demokratizimin e Maqedonisë, leni rahat luftëtarët e vërtetë të UÇK-së, invalidët e luftës, të ndjerët - skamnorët shqiptarë.
(autori është kryetar i LASH-it, Kumanovë-Likovë)
-
Ahmeti dhe Thaçi mund t’i dorëzojnë mandatet e deputetëve? (lexuar sot:295)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:291)
-
Seks para publikut në garat me kuaj (Videon) (lexuar sot:290)
-
Diellza prezenton të dashurin e ri (lexuar sot:212)
-
Vajza nga Shipkovica kampione në Gjermani (lexuar sot:199)
-
Grubi: LSDM kërkoi nga unë të shkaktoj incidente (lexuar sot:198)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:153)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Dhe si more majmuna ua ipni votat shpiunave qe dje u shtypen bashk me serbin dhe tani mu ata i votoni?!Pra popull budalla dhe shpiunat behen edhe shpiuna edhe patriota e populli kurr nuk i distancoi keta.
Ashtu eshte siç e ke paraqitur gjendjen,
te lumte, vazhdo me kete natyre elaborimi, ne të rijve na ke mbrapa
Të nderuar politikan si ju Ali Ameti, Mendu Thaç apo Imer Selmani, vendosni që Kumanovën ta prezentonë ky burrë, se cili ta bindeni që ta keni në mesin tuaj, atëher Kumanova dhe Likova do të prezentohet realisht.Këte e mbështes, pasi sa di unë rrjedhë nga një familje tradicionalisht me tabon kombëtar, po edhe e pasur, me pasuri të patundëshme e mesiguri nuk do të vepron sikurse këta gollçat politikan nga Kumanova e Likova që as një bisht gomari nuk kishin deri sa erdhë në ato kulltuqe, ku sot voziten me nga tre kater makina lluksoze, e kanë ndërtuar shtëpi lluksoze ,në korriz të shqiptarëve dhe qytetarëve të ndershëm të këture du Komunave.
Publikoni komentin tuaj