Hyrje | Opinion | Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve

Politikanët janë shkaktarët e shpërnguljeve

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Etem XHELADINI

Duke parë eksodin që kaploi Maqedoninë e sidomos rajonin e Kumanovës dhe Likovës, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, që nga fillimi sensibilizoi opinionin për katrahurë kombëtare që po ndodhte para syve tanë. Përmes mediumeve shprehu brengosjen, e sidomos me shpërnguljen e familjeve të reja, nxënësve të shkollave fillore e të mesme, dhe studentëve të fakultetit të porsahapur në Kumanovë. Subjektet politike, qeveritarët dhe disa asociacione joqeveritare, vëzhgonin se ç’po ndodhë dhe ç’është kjo dukuri, e pas alarmit që dha Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, dolën me opinionet e tyre, por ata që ishin më të thirrurit për të parandaluar këtë dukuri, gjatë gjithë kohës, një minutë nuk gjetën kohë për t’i pyetur këta njerëz hallexhi se ku shkojnë?!

Alarmet e shtuara dhe vërejtjet nga shtetet ku të ndjerët skamnor shqiptarë trokitën për t’u strehuar, si Belgjika, Zvicra, Gjermania dhe shtetet Skandinave, i detyruan politikanët që ta hapin gojën, por dihet kur e hapin gojën se çfarë thonë ata. Si mjeshtër të shfajësimit edhe kësaj radhe ata ia hodhën fajin të tjerëve, madje edhe iu kërcënuan atyre që kanë edhe obligim për tu shërbyer pasagjerëve, pa ju ndërhyrë se ku shkojnë pasagjerët. Nuk kishin guxuar qeveritarët dhe politikanët tu dalin përpara turmave të mëdha, pasi që gjatë kërkimit të mandateve në zgjedhje, qoftë lokale dhe parlamentare, ju garantuan kushte për jetë e punë, nuk morën të paktën njëherë guximin dhe t’i dilnin përpara turmës dhe t’i shpjegonin se cila është e vërteta rreth “Tokës së Premtuar”- në këto shtete dhe nëse atje ekziston rregullativë e nevojshme ligjore për rregullimin e azilit.

Politikanët e kanë për borxh moral, kombëtarë madje edhe ligjor, sidomos rajonit të Kumanovës e Likovës, komuna këto të cilët më së shumti u prekën nga ky fenomen. Le të marrin shembull nga politikanët e rajonit, të cilët janë në krye të çdo problemi. Ndërsa, te ne ndodhi e kundërta. Ata jo vetëm që nuk dolën, por u përpoqën që me mënyra të ndryshme fajin e tyre t’ia hedhin të tjerëve, ndyrësi që nuk do koment.

Ne na është e qartë përse ata nuk kanë guxim të përballen me të ndjerët skamnorë shqiptar, sepse shkaktarë të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike që i detyron të ikin janë vetë politika dhe politikanët. Rajoni i krizës ka mbet sërish rajon krizë. Që nga viti 2001 aty nuk është investuar asnjë denarë, nuk është ndërtuar asgjë, nuk është hap asnjë vend pune, nuk është punësuar asnjë i ri, me një risi që ndodhë - heq një shqiptar nëse ka qenë në punë me kontratë, e sjellë një shqiptar tjetër, derisa ai subjekt koalicioni të jetë në qeveri, e për fat të keq të shqiptarëve Gruevski në çdo dy vite po i ndërron partneret si me qenë pronë private e tij, nuk është lëvizur asnjë gurë, dhe për nëntë vjet askush nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta përmirësuar këtë gjendje.

Politikanët nuk u dolën përpara qytetarëve që largoheshin me familje pasi nuk kishin fytyrë. Kolltukët që janë futur dhe njerëzit që kanë grumbulluar rreth vetes janë nga ata që pos interesave të veta, asgjë tjetër nuk ju intereson. Rajoni vazhdon të përballet me kushtet e vështira sociale-ekonomike, shkak ky që i detyroi këta njerëz të marrin rrugën e gjatë, tani për mjerimin e dyfishtë të tyre s’kujdeset askush. Turpi më i madh i Gruevskit është se publikisht deklarohet se e vërtetë është se diku më tepër e diku më pak investohet sikur harroj se këtë rajon e bombardoi me gjithë arsenalet e armëve të rënda. E vërtetë qenka se “politikanët nuk kanë fytyrë”.

Prandaj, ju bëjmë me dije mos hapni plagë të reja, leni provokimet, si me administratën nëpër shkollat shqipe, të mësuarit e gjuhës maqedonishte nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë, diskriminimi në arsim, kulturë, diskriminimi në punësim e në çdo pore të jetës, sepse për pasojat do të mbani llogari ju që udhëhiqni me institucionet. Atëherë, jo që nuk do të ketë viza për Republikën e Maqedonisë, por as Maqedoni, sepse shqiptarët kur e do nevoja, për vendlindje edhe nga varri ngrihen. Në vitin 2001 nuk u luftua për poste të disa individëve dhe kolltukët e tyre, por për të drejta të barabarta dhe shtet, hise që u takon shqiptarëve që në këto troje janë autokton.

Hiqni dorë nga kërcënimet, leni burgosjet e njerëzve të pafajshëm, të atyre që luftuan për demokratizimin e Maqedonisë, leni rahat luftëtarët e vërtetë të UÇK-së, invalidët e luftës, të ndjerët - skamnorët shqiptarë.

(autori është kryetar i LASH-it, Kumanovë-Likovë)

 

Subscribe to comments feed Komente (6 publikuar):

Fatmiri nga Banja e Malisheves në 16/07/2010 15:01:57
avatar
Fajet i ka edhe populli se nuk mendon kan e votone,vetem me shite mend kur behen votimet e me pa qe se edhe une jam ba me votue si bagla e magarit.
Dhe si more majmuna ua ipni votat shpiunave qe dje u shtypen bashk me serbin dhe tani mu ata i votoni?!Pra popull budalla dhe shpiunat behen edhe shpiuna edhe patriota e populli kurr nuk i distancoi keta.
Thumbs Up Thumbs Down
1
mali në 21/06/2010 21:18:57
avatar
I nderuar profesor ju pershendes dhe ju uroj gji te mirat Ju pergezoj per shkrimin e qelluar, por po me dhimset se keto shkon se te mjeret e interesit nuk din te lexojn e shum me pak ta kuptoj domethenjern e artikullit, keto te mjer jan te gjith me diplom te blera!!! Prandaj gjith qka qe thuhet per kata eshte e kot ashtu siq kur flet me lisat apo CUNGA e kalbur qe u vie ere tokes,(dheut), Mjer nena qe i lindi , mjer djepi qe i perkundi, mjer dheu qe i rriti,mjer ajri qe e thithin ,mjer toka qe e shkelin dhe mjer dielli qe rrezon mbi ta, por edhe ma mjer per kete popull qe ju dha imunitet. Per ate edhe po e pagujm kete haraq kush me kok e me gjak e kush me arratisja e syrgjynosje, e dikush me vuajteje e mjerimi . Keq shum keq por dhasht zoti e shkojn ne theqaf dhe kurr mos u kthefshin shkofshin rruges se Sllobos .
Thumbs Up Thumbs Down
1
Dritoni në 16/03/2010 22:20:48
avatar
Profesor i ndruar Etem Xheladini, materialin e lexova me vemendje, me pelqeu tej mase.
Ashtu eshte siç e ke paraqitur gjendjen,
te lumte, vazhdo me kete natyre elaborimi, ne të rijve na ke mbrapa
Thumbs Up Thumbs Down
0
Irfan në 16/03/2010 16:25:10
avatar
Të nderuar ky shkrim më pëlqen se personi që e shkroi çdo herë ka guxim ta thotë realitetin në kohë e momentin e duhur.Nga aktivitetet që realizon profesori Etem Xheladini, pastaj me punët, iniciativat e tij mburren partit politike, pa marrë parasysh se cila është në pushtet. Mjerimi më i madhë është se puthadorët politikan dhe intelektualët nga Komuna e Kumanovës dhe Likovës nuk kan guxim që autorsin e veprave të mëdha që realizoi ku zotri, si hapjen e shkollave të mesme dhe Fkultetin para dy viteve ta prezentojn se merit e tijë është, po ja mveshin partive që u takojnë.Kurse qytetarët dhe njerzit e sinqert meritat i dinë.Më pëqen se mori guximin dhe i pari senzibilizoi opinionin se ndodhë një fenomen shpërngulje masive e shqiptarëve, por disave ju dukej se janë ëndrra, kur intervenoi Brukseli filluan që burrat të qajnë si gra mjerim, mjerim.
Të nderuar politikan si ju Ali Ameti, Mendu Thaç apo Imer Selmani, vendosni që Kumanovën ta prezentonë ky burrë, se cili ta bindeni që ta keni në mesin tuaj, atëher Kumanova dhe Likova do të prezentohet realisht.Këte e mbështes, pasi sa di unë rrjedhë nga një familje tradicionalisht me tabon kombëtar, po edhe e pasur, me pasuri të patundëshme e mesiguri nuk do të vepron sikurse këta gollçat politikan nga Kumanova e Likova që as një bisht gomari nuk kishin deri sa erdhë në ato kulltuqe, ku sot voziten me nga tre kater makina lluksoze, e kanë ndërtuar shtëpi lluksoze ,në korriz të shqiptarëve dhe qytetarëve të ndershëm të këture du Komunave.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Amet në 04/03/2010 11:17:18
avatar
Pajtohem me Sharri-n. Fajet i kemi vetem ne, askush tjeter
Thumbs Up Thumbs Down
-1
Sharri në 04/03/2010 09:14:53
avatar
Po te gjitha jane te sakta, por ketu ne vet ne pushtet i sollem kolaboracionistet shqiptar qe prej kur kan lindur kan punuar kunder interesave te popullit shqiptar. Tradhetaret jane ne mesin ton,atyre ne ua dham pushtetin , ne vet i sollem ujqit te na i ruen dhent. Me qe tani i kemi identifikuar, cfsre duhet ber , duhet rxuar nga pushteti se jo jo tua presinm koken si ato qe bejne ( se ato pjesa me emadhe jane marksist-leninist, qe c,do kundershtar e likvidojne) por jo ashtu te hiqen nga pushteti dhe te lihen si peshku ne te thate. duket kjart se qeveritaret shqiptar po i ndihmojne planeve ugurzeza te gruevskit qe ti shperngulin shqiptaret me te gjitha format.Qeveritaret e sotem jo vetem atje ku e bon luften qe nuk kane ardhur por kurkund nuk kane shkuar te shqiptaret, ato shkojne dhe interesohen vetem,per biznismenet qe kane pare, per vjedhadutet dhe per hajdutet e votave shqiptare se jo per popullin shqiptar, popullin do te kujtojne dy dit para zgjedhjeve kur me muzik do ti ja vjedhin voten. Kjo ne kete kohe eshte apsurde, dhe qe tregon se sa posht kemi rene si popull qe ne ballkan ka dy shtete, a ne nuk qenkemi te afte as per gjysem shteti. Turp edhe per politikanet shqiptar te Shqipris dhe atyre te Kosoves qe para syve te tyre shqipfolsat e Firomit te sillen keshtu me shqiptaret....
Thumbs Up Thumbs Down
-1
total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0