Hyrje | Opinion | Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!

Përmes ngritjes së busteve, deri tek rejtingu partiak!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Osama MUADINI

Me projektin e fundit “Shkupi 2014” shihet qartë se sa vlerë kanë ngritja e busteve dhe përmendoreve për heronjtë dhe patriotët e Maqedonisë. Kjo vlerë nuk bëhet për veprimtarinë e tyre kombëtare në të kaluarën, por qëllimi i ngritjes se tyre bëhet për interesa fitimprurëse, financiare dhe partiake. Barrën e këtyre busteve dhe përmendoreve e mbajnë qytetarët e këtij shteti, e sidomos shqiptarët të cilët gjenden në një situate që nuk ka koment dhe nuk ka fjalë apo fjali që mund ta përshkruash.

Por unë pyes se nga na erdhën këto ide dhe projekte që përmes këtyre busteve të vijë deri tek ngritja e rejtingut partiak? Kush ishin të parët që filluan të ndërtojnë buste dhe përmendore?

Nëse analizojmë periudhën kohore nga 2001 e deri më sot, pra nga konflikti- lufta e 2001-it, ata që ngritshin buste dhe përmendore në lavdi të dëshmorëve dhe patriotëve ishin shqiptarët. Zanafilla e këtyre ideve pra është nga shqiptarët dhe fatkeqësisht apo fatmirësisht shqiptarët, apo më mirë thënë partneri i saj qeveritar i mësoi edhe Gruevskit se sit ë mbaj rejtingun e tij në këto kohëra të vështira për të dhe partinë e tij.

Nuk jam kundër ngritjeve të busteve për dëshmorët e rënë në vitin 2001, por më dhemb ajo se këta djem nuk u flijuan vetëm për të pas, një bust apo një përmendore pranë varrit të tyre. Tmerrohem kur shkojë ti vizitoj varrezat e tyre dhe ndjehem fajtorë se asgjë përveç busteve nuk bëmë për ta (buste dhe përmendore ende të papërfunduara krejtësisht). Idealet e tyre ishin shumë më fisnike dhe shumë të mëdha, duke e dhënë edhe jetën e tyre për ne. Por çka bëmë ne për ata dhe familjet e tyre? Konkretisht çka bënë partitë tona, e sidomos partia që sot është në qeveri bashkë me Gruevskin (albanofobin më të madh), parti e cila doli nga këta dimë dhe ajo luftë. Por,… për çka ishte ajo luftë?... Pse ranë këta djem dëshmorë?... Çfarë u bë për ta deri më sot?... Kush ua qanë hallin familjeve të tyre dhe fëmijëve të tyre jetim sot?...

Këto pyetje dhe shumë të tjera të shtynë të dyshosh edhe për qëllimin e kësaj lufte, por jo nga ata që e bënë atë luftë, por nga ata që “udhëhiqnin” atë (populli bëri luftën, kurse “udhëheqësit” përfituan nga ajo).

Eh, miq të mi, gjithashtu ju kujtohet besoj se kush i ngriti këto buste tek shqiptarët ( të paktën kështu pretendojnë ata). Me këto buste dhe përmendore ata përfitonin dhe po vazhdojnë të përfitojnë dhe manipulojnë popullin me votën e tyre.

Duke shkuar vetëm një herë në vit në tubimet përkujtimore për dëshmorët e rënë (për të bërë marketing politik e jo për tjetër) pranë varrezave, busteve dhe përmendoreve që ua kanë ngritur. Asnjëherë brenda vitit asnjërit prej këtyre “udhëheqësve” sot të quajtur BDI, nuk iu kujtua sot e 9 vite me radhë të shkojnë dhe ti vizitojnë ato banorë dhe familjet e dëshmorëve. Mos të flasim për tu ndihmuar se kjo nuk vjen në shprehje. Nuk është turp kjo?!!! Apo duhet unë të turpërohem për “bëmat” e tyre?

Turpi është edhe më i madh sepse edhe pse pretendojnë se ata kanë ngritur këto përmendore dhe lavdërohen me këtë që “kanë bërë” për dëshmorët, a thua vallë nga i merrnin të hollat për ndërtimin e tyre?(për disa prej tyre ende nuk janë paguar kompanitë që i kanë ndërtuar ato). Një pjesë e mjeteve me të cilat janë ndërtuar këto buste kanë qenë kryesisht nga taksat e popullit dhe familjarët e atyre dëshmorëve.

Dhembja më e madhe nga kjo “vjelje” e kësaj popullate (e kam fjalën për rajonin ku ishte lufta më e madhe dhe që kishin merita më të mëdha - Likovë) nga ana e partisë në pushtet si: harrimi i idealeve të luftës, mospërkujdesja për familjarët e dëshmorëve, mos rimëkëmbja ekonomike e kësaj ane, mos risocializimi i ish- ushtarëve të UÇK-së; është se me anë të këtyre mashtrimeve “bust- përmendore” , vjelën dhe morën gjënë më të shenjtë dhe të drejtën e tyre demokratike të kësaj “demokracie”që po jetojmë. Vodhën dhe manipuluan votën e tyre për të ardhur në pushtet- papushtet. Me këtë edhe lavdërohen se kanë marrë verdiktin e popullit dhe se vetëm ata kanë të drejtë të merren me problemet e tyre, por që asnjëherë nuk e bënë.

Sot, popullata e kësaj ane po shpërngulet me të madhe, duke ikur nga mashtrimet që u janë bërë me vite (ndoshta bartin edhe përgjegjësi për këtë dhe ndjehen fajtorë), nga skamja dhe varfëria që i kanë futur po këta, ku ne mesin e këtyre familjeve janë sigurisht edhe familjarët e dëshmorëve dhe fëmijët e tyre jetimë. O Zot…, kanë ndjenja këta njerëz që i sollën jetimët në këtë gjendje?

Sot, përsëri kur flitet për zgjedhje të parakohshme që do të mbahen së shpejti (apo së voni), prapë dalin “bustet” si vepër për shpëtimin e partive politike dhe fitoren në këto zgjedhje. Por kësaj here idenë për të mbajtur rejtingun e saj dhe për ti fituar zgjedhjet përmes këtyre busteve, e hedh në shesh VMRO-DPMNE-ja, me projektin “Shkupi 2014”. Me këtë, duke ia vjedhur idenë apo mekanizmin BDI-së, VMRO dhe Gruevski sikur dëshiron ti tregoj atyre se sa më të avancuar e më të aftë janë ata në ngritjen e busteve dhe përmendoreve. Se si duhet tu merret vota popullit dhe te mbahet rejtingu që filloi ti bjerë dita ditës. Rënie të rejtingut kishte edhe BDI dhe në takimet e fundit me Gruevskin kërkuan “hise” që edhe shqiptarët të kenë bustet e tyre në sheshin e Shkupit (të paktën këtë e meritojnë sepse ideja ishte e tyre!!!)

Po pra, se me çka tjetër do të dalin në këto zgjedhje “të parakohshme apo te vonshme”, të kërkojnë votën e shqiptarëve? Prapë përmes busteve, por tani do i thonë popullit “neve ngritëm jo vetëm Skënderbeun në çarshi, por tani do ngremë bustet edhe të atdhetarëve dhe dëshmorëve tanë mu në sheshin e Shkupit” dhe kështu prapë populli i shkretë fatkeqësisht (shpresoj mos të bien prapë pre e këtyre manipulimeve) do duartrokasin dhe do brohorisin për ta, dhe mos dhëntë Zoti të votojnë për ta.

Shqiptarë të dashur, nuk do kërkoja nga ju asgjë tjetër përveç se të zgjoheni nga “kotja” në të cilën gjendeni, kotje pa dëshirën tuaj dhe të imponuar. Ti hapni sytë nga ajo kotje dhe të ktheheni në vetëdijen tuaj dhe të thoni: “MJAFT” ishte me buste dhe përmendore. Kaloi koha e tyre dhe neve duam të kemi barkun e ngopur dhe për fëmijët tanë të sigurojmë një ardhmëri më të mirë se e jona. Ata nuk kanë faj dhe nuk dinë sot, por nesër do na mallkojnë për këtë dhe nuk do na ngrenë më buste e përmendore. Shpresoj se në të ardhmen do të dimë bashkërisht të zgjedhim se çka duam dhe jo çka na ofrohet dhe imponohet. Rrofshi!

Subscribe to comments feed Komente (5 publikuar):

Areldine në 06/10/2010 21:18:37
avatar
vallahi keni qe te gjithe te drejte ne komentet tuaja.Ali kijameti deshti qe te kthehet ne atdhe ne kurriz te atyre djemave qe e dhan jeten e tyre per ideal dhe vatan.Ia arriti qellimit.ky far ali kijameti kur erdhi ne nje miting ne struge tha <Po ua paraqes djalin me te mire te struges dhe votoni ate,nuk do te kerkojme te shkojme me ne evrope por investimet nga evropa do i sjellim ne struge,e cka u be.
U larguan 40 perqind e rinise jashte,ne nje klase te shkolles fillore nga 34 nxenes ne nje klase sa kishte deri me 2003 dhe ate nga dy klase te para,tani ka vetem nje klase e pare me 7 nxenes ne vendbanim me mbi 400 shtepi,ky eshte vetem nje shembull ,por te gjithe fshatrat e kan gajlen e njejte.
Ali kijameti i perzuri te gjithe doganieret shqiptar nga qafa e thanes dhe i nderroj me 20 maqedon nga maqedonia lindore.
E ka lene qytetin shqiptar struge si somalia,qe nuk eshte ic me ndryshe sesa komunat tjera ku udheheqin keta BDi=vca
Zoti i turperofte ishalla.
Sa per deshmoret as qe permenden asnjehere,bile edhe ata pak komandante dhe ushtare qe mbeten gjalle i kan lene qe vete ata te lypin neper fshatrat perreth.
O Zot turperoj se vertete jan zyllumqare>
Thumbs Up Thumbs Down
1
samet në 21/09/2010 11:46:01
avatar
Pershendetje per te gjithe shqiptaretjam shum ishkurt ne koment se gjithcka eshte thene por un ju tham nje gje se dy vllezer asnjeher pasi jan martuar nuk kan jetuar bashk e jo dy popuj me gjuhe ,nacionalitet te ndryshem dhe se na shtym te jetojm me fuqi sot mundohemi te ndertojm ardhmeri kjo nuk ka ndodhur kerkund e te ne ma pak munt te ndodh por ksaj ithojne dote udhtojm deri sa:deri sa te dalin para neve dy rug epastaj esheh sa jemi miq por kur skemi cka te bajm ather do flasim per vlera dimokratike.
Thumbs Up Thumbs Down
1
ftoni në 23/06/2010 11:35:48
avatar
I nderuar gazetar. Mire keni verejtur dh dalluar marifetlleqet dhe kopuklleqet e partnerit shqiptar ne qeveri. Populli e di mire te verteten dhe keqperdorimin e mjeteve te dhena per familjaret e deshmoreve dhe demet e e luftes se v. 2001. Dhe ato mjete shkuan per tekat e pushtetareve. Definitivisht kesaj here nuk duhet votuar BDI-ja, ajo duhet denuar, dhe sidomos se rejtingu i anketave eshte i porositur, se kjo parti ne asgje nuk duhet besuar pikerisht sepse eshte ne pushtet, e se gjarpri kurre nuk i tregon kembet e tij. Sa per Zanen, mos u merzit fare, se edhe keta do ta marrin hakun e tyre, mos ki dert, se edhe kjo dite nuk eshte larg. Mjaft me.
Thumbs Up Thumbs Down
5
SHQIPERI ETNIKE në 05/06/2010 14:32:10
avatar
DUHET TI LEME ARRNIMET E ATIJ SHTETI TE STISUR,DHE DUHET QE PERFUNDIMISHT TE RREGULLOJME HARTEN E SHQIPERISE ETNIKE. TE DUA SHQIPERI ETNIKE, NGA NISHI NE PREVEZE. Nga nje vllai juaj ne Tirone
Thumbs Up Thumbs Down
7
zana në 04/03/2010 20:13:32
avatar
Pa koment , keni shume te drejte. Po ta ta dinë të mjerët Dëshmorë të UCK se pse kanë luftuar dhe pse i kanë lënë fëmitë jetima e grate të veja prej varitdo të çoheshin ,syte Ali Ametit do tia nxjershin.Kjo politike e BDI na mori në qafë ,na e ktheu historine pas. Mëshefet pas permendoreve se nuk di me si ti perveteson te gjallet dhe ymytin e ka te të vdekurit dhe të gjithë kete në kuriz të popullit.Nuk kam prirje për të shkruar ,por nuk mujta të ri indiferente në shkrimin tuaj fantastik, ndoshta do të jua hapish syte popullit te mos i votojne më.
Thumbs Up Thumbs Down
6
total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0