Hyrje | Opinion | Fouere ua tregon shqiptarëve Kumanovën dhe Likovën

Fouere ua tregon shqiptarëve Kumanovën dhe Likovën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Fejzi HAJDARI

O Zot se sa preken në sedër këta përfaqësuesit politikë shqiptarë të Kumanovës e Likovës, kur dikush ka një qasje kritike ndaj “punës” (nëse ndonjëherë kanë bërë ndonjë punë) aktiviteteve gjegjësisht veprimeve në rajonin e Kumanovës.

Do të kishte qenë mirë që ata pak me tepër të kenë në konsideratë problemet konkrete të shumta të pazgjidhura në këtë rajon i cili nga lufta e 2001-shit u godit më së rëndi. Së fundmi, u deshtë ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup Ervan Fuere, t’i tregojë jo vetëm Qeverisë, por edhe politikanëve të rajonit të Likovës e Kumanovës, se kjo anë është lënë pas dore me dekada të tëra dhe se “ikja masive e popullatës së kësaj ane në Belgjikë” dhe shtetet e tjera të Evropës, është rezultat dhe pasojë pikërisht i veprimeve neglizhente dhe të papotencë të politikës shqiptare, dhe, kuptohet, qëndrimit anashkalues të kreut të ekzekutivit ndaj rajoneve shqiptare. Sa për të ilustruar pohimet e mësipërme, qyteti i Kumanovës i ngjanë dy qyteteve – dy botërave. Pjesa shqiptare e mbushur përplot ndërtime të palegalizuara dhe kiç ndërtime, si dhe pjesa maqedonase, e cila i ngjanë tamam një metropole apo të paktën një qyteti me standarde bashkëkohore ndërtimi. Dhe, përderisa politikanët shqiptarë të Kumanovës nuk po duanë ta shohin këtë disnivel ndërtimi respektivisht zhvillimi diskriminues tamam në “baza etnike”, të pjesës shqiptare dhe asaj maqedonase, eurodiplomati Fouere me një “haber diplomatik” i përkujtoi ata që ta shikojnë dhe njohin mirë përsëafërmi qytetin e tyre Kumanovën dhe Likovën.

Krekosjet e tipit se kemi bërë këtë apo atë, nuk pinë më ujë tek popullata. Madje po të merren parasysh “ankesat” dhe “justifikimet” e “azilkërkuesve të cilët për disa ditë rresht u shfaqën nëpër të gjitha mediat e vendit, por edhe më gjerë, emëruesi i përbashkët ishte se “gjendja e rëndë” ekonomike dhe mosinteresimi i autoriteteve shtetërore për rajonet në fjalë, në kontekst të zhvillimit, ishte arsyeja kryesore e braktisjes masive të vendit.

Paramendoni, si rezultat i shkurtëpamësisë, mediokritetit dhe mungesës së kreativitetit e potencialit intelektualo-politikë, popullata e kësaj anë për pak i shpëtoi golgotës respektivisht “dyndjes së moderuar”. Nuk kishte guximin asnjë politikanë që të dalë para masës së tubuar dhe tu shpjegojë të paktën atyre se statusi për të cilin po pretendonin ata, “nuk lejohet juridikisht në shtetet e premtuara”. Por, ata, duke u përcaktuara për strategjinë e heshtjes, lanë hapësirë që popullata të veprojë me “logjikën e turmës” (që dorën në zemër në rrethana të këtilla është shumë e rrezikshme, madje-madje edhe fatale), pa ditur paraprakisht fare se “destinacioni i premtuar dhe dëshiruara ishte i pamundur”.

Kjo situatë është një leksion i mirë, për ata që mësojnë nga pësimet dhe gabimet.

Por, nga pësimet dhe gabimet, mësojnë të urtit, prandaj kam frikë se s’do të mësojnë asnjë leksion. Por, të paktën u bë mirë që “Ra ky mort, e u pamë”!

Subscribe to comments feed Komente (20 publikuar):

visar rrustemi në 08/03/2010 10:11:31
avatar
me vjen keq per gjendjen aktuale ne kumanov por me kujtohen disa gjera gjat zgjedhejve tek ne qe behen, kur kemi zgjedheje deshira e flakt per te hy ne pun cdonjeri tregohet me tirm se tjetri gjat aktiviteve. shiqoni njeher kur per her te pare u formua bdi e gjith kumanova me shpres se do te permisohet gjendja ne maksimu ja dhan voten bdi, "zotri" ali ahmeti pas mbrimit te luftes se 2001 vetem dyher apo tri her ka ardhur ne kumanove me rastin e shpalljes se zones se lir dhe pastaj prap jo kumanove e shpreses dalin e votojne neve kumanovareve jo qe nuk e kuptojm politiken po ndonjeher duhet qe shprehjen (hajt se do te behet ma mir ) me largu po me qen am revolucionar ejo hajt se bohet ma mi kur bohet ma mir kur te na vritem ma shum femi e ana perendimore te na tregoje trimeri ne kafene jo dua qe ato te jen me ne dhe ne prekrahjen tone e boll pallavra Pash Zotin o kumanovar leni shpresat po kapni ju punet ne dor e drejtone veten se nuk vjen as shkupjani as tetovar i esa kercovari em na dhmu nese ne nuk e ndihmojme vet veten ton
Thumbs Up Thumbs Down
0
arbeni në 08/03/2010 08:11:31
avatar
sa i perket asaj se asnji parti politike nuk ban dhe se krejt partite politike shqiptare ne mkd qenkan njejte ,pra te keqija,e populli ma i miri,nje thenie popullore thote:nese te thone tre vete se je i dehur ateher mbaju per muri.pra nese asnji parti politike nuk po mund te na i zgjedhe problemet do te thote se me ne dicka nuk eshte ne regull dhe se jemi ne ata qe duhet te mbahemi pak per muri.nuk mundet qe asnji parti te mos na i zgjedh problemet nese ne do te kishim qene te mire.kjo eshte matematike e thjesht,ju lutem.e sa per keta te Kumanoves ,ata kane te zgjedhurit e tyre,zona 2 BDI ka 4 deputet,pastaj kane pushtetin lokal me ne krye sadulla du(ta)rakun,cka doni tash menduh thaci me jau zgjedh problemet ????VOTO BDI VOTO TE ARDHMEN TENDE,NE E MBAJME FJALEN,NE I JETESOJME IDEALET E KOMBIT,ETJ ETJ ETJ,VEC VAZHDONI TE ENDERONI DHE BESONI NE ENDREN E 2001.
Thumbs Up Thumbs Down
0
zeni në 08/03/2010 01:51:44
avatar
Mjerim,mjerim dhe turp.Ervan fuere ua terhjek veshin politikaneve tone dhe qeverise se "prerodbes" se ne cfar halli e gjendje e kan katandisur kete popull.A ka mare ma te madhe mbi faqen e dheut derisa Ali Ahmeti del ne televizor dhe u mban ders shqiptareve se si eshte kurbeti, dhe nuk i shkon ne mend faqirit te pyes pse keto njerez jane turrur drjt evropes.Ky " poltikan" nuk do te dal para gruevskit si dyftyresh e leht e ka me ua fut shqiptarve.Nuk e di a i kujtohet se po te kishte qen per Knjaz Nikollen ai akoma do te ishte neper baushtellat e Zvicres,apo spitalet e te retarduarve.
Thumbs Up Thumbs Down
0
veseli në 07/03/2010 10:51:46
avatar
Me ndërrimin e sistemit politik, me pluralizmin politik në funkcione u zgjodhën persona që shumë premtojshin duke kritikuar sistemine përparshëm monist , se ata shumë do të punojnë për të mirën e shqiptarve.Por faktiksiht prej 1990 siç thuhet në artikullin e z. Hajdarit gadi kurgja nuk është bër.Bile krahasuar me të kaluarën , mendoj për periudhën 1974- 1978, kur isha nëkrytar i Këshillit egzekutv i komunës së Kumanovës , ma shumë është investue në teitorin e komunës së Likovës se në periudhën prej 199o.Po përmendi investimet që janë bër në[ atë koh.Janë asfaltue rrugët Kumanovë -llopatë. Opajë Orizare . Likovë. Matejçë në gjatësi 11 km. . rruga Kumanovë, Reçicë. Vaksincë.LLojan në gjatësi gjithashtu 11 km.rruga prej 3 klilometra për Sllupçan, rruga prej Matejçi përnë Vishticë , rruga prej hyrjes në Likovë gjer ke penda e parë . shkolat në LLojanë , Vaksincë dhe Otël. ambulancat për fshatrat LLojan dhe Vaksincë, ambulanca në Matejçë, përforcimi i elektrifikimit dhe elektrifikimi i disa fshatrave të Likovës , ndihma për ujësjjellsit në LLOjanë, në Orzare,bërja e projktit për ujësjellsin për fshatrat Matejçë.etj etj
Investimet që janë realizue në periudhën pluraliste për 20 vjetë janë shumë ma të vogëla se sa që janë realizue në periudhën e përparshme.
Shumë premtime jepshin udhëheqësit e partive e shumë pak realizime janë realizue.
Të gjitha partit , ma mir me thanë përfaqësuesit e partive që ishin në pushtet , premtojshin se do të hapen së shpejti kufijtë kalimtar ndërmjet Repubëliës sonë Sërbis dhe Kosovës edhe pse nga Sërbija dhe Kosova rrugët janë ndërtue - asfaltue gjer ke kufiri i Maqedonis .Këto premtime i përmednin vetëm para zgjdhjeve dhe pastaj heshtin.
Në Kumanovë egziston një fondacion për zhvillimin e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme por prej atij fondi nuk çryytëzojnë mjtete shqiptarët as që kanë mundësi për shkasa , siç më tha udhëheqësi i fondit , teritori i Likovës ende është teritor i rrezikshëm .Bëhet pytja ku janë politikanët tonë që këtë ta quajmë atributë të rrezikshëm ta eliminojmë sepse bankat të cilat duhet të japin të holla për investime për ata është pengesa krysore .Pse politikanët shqiptar nuk angazhohen sëpari për eliminim e statutit të teritorit të komunës së Likovës si teritor i rrezikshëm? Pse nuk angazhojnë perona tjer për të punue në këtë drejtim nëse vetë nuk munden ?
Në fundë kisha me shtue se ësht bër gabim i madhë që është formue komuna e Likovës sespe po të kishim qenë shqiptarët të gjithë në komunën e kumanovës jam i sigurtë se gadi kishim me qenë sa maqedonasit dhe shqiptarët kishin me qenë me shumë ndikim poltik në përgjithësi por me kushtë që të zgjidheshin njrëz-persona me përvojë dhe të aftë
Në fundë sa për të dijtë lexuesit unë nuk kam qenë shiptar i ndershëm në politikë prandaj jam tërheqë vullnetarisht nga politika por me marjen time në përgjegjësi ideo-politike dhe shkarkim nga puna etj
Thumbs Up Thumbs Down
0
sokol struga në 06/03/2010 21:08:51
avatar
Per znj AFERDITA e as tetoves sduhet per te madh me ja zen se qrar plitikan keni ju????? thaqi???e ndonje te BdI-se .ose struga ose ndonji qytet tjeter ti zonj prej te Ali Ahmeti.thaqi etj etj jan me diploma loparesh.ata jan krejt tradhtar te KOmbit SHQIPTAR--(BDI:PDHS:PPD-BDK-DR etj etj)krejt shofin interesat e veta..

Respekt KUMANOVES HEROIKE
RESPEKT LIKOVES

PERSHENDETJE VELLAZERORE NGA STRUGA
Thumbs Up Thumbs Down
0
klon në 06/03/2010 13:08:21
avatar
Ndaluni njehere dhe historikisht analizoni rrjedhen politike te Kumanoves pas viteve te 90-ta. Asnjehere ne Kumanove nuk e gjeni nje personalitet qe ka bere karriere politike. Une mendoj qe partite me qendra te tyre ne tetove bejne nje politike te tille qe ne Kumanove te mos kene njeri me autoritet te larte?! Kjo atyre ju jep favore ne mosperfillje te Kumanovareve! Jane te mjera partite me mosperfilljen e Kumanoves pas shkaterrimeve te 2001-it...
Thumbs Up Thumbs Down
0
strugani në 05/03/2010 18:04:36
avatar
per aferditen konshe ndoshta prej tetove se ju i shitni diplomat kumanova lind vetem heroj qe i tha shkaut stop se ketu nuk mundesh me luajt si te duash ti pra freskohu vajz
Thumbs Up Thumbs Down
0
ermal në 05/03/2010 16:41:56
avatar
Kryetari i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti i ka shpërndarë një letër mediave dhe institucioneve mediale në vend dhe më gjërë, duke theksuar se ndjehet i censuruar nga mediat shqiptare në Maqedoni.

“Kohëve të fundit shkrimet e mia kanë hasur në një censurë të paparë në mediumet shqipe në Maqedoni. Nëse presioni i strukturave shtetërore u shantazhon me vendet e punës ju vazhdoni të mos botoni reagimet e mia. Unë nuk jam i mendimit që dikush të humbë vendin e punës për shkak të botimit të qëndrimeve të mia.

Kemi mjaft të papunë! Në këtë rast apelin tim mund ta hidhni në shportë si të pavlefshëm! Shkrimet e mija mund t'i duken dikuj të hidhura por realiteti është edhe më i hidhur!”, ka shkruar në letrën e tij, Bardhyl Mahmuti.

DERI KURË JU MEDIA DO TA BËNI PUNËN E DREQIT ME CENZURA KOMUNISTE.JENI PRO SERVILIZMIT TË SKAJSHEM PARTIAK DHE KUNDËR POPULLIT TUAJ.KJO QË NDODHË NË KUMANOVE DHE RETHINE BASHKFAJTORË JENI EDHE JU SI MEDIA.
STOP CENZURAVE TITISTE
Thumbs Up Thumbs Down
0
Vjollca Struge në 05/03/2010 15:01:17
avatar
Une me sa duket fola per politikanet e kumanoves dhe likoves. Me vjen shum keq per popullaten e kesaj ane qe asht shume e ndershme dhe patriotike, ama kto deputet dhe ministrat qe i keni cu ne parlament dhe qeveri, ju perfaqesojne ne menyre qe ju nuk e meritoni sepse keni investu shum. Dua te them se juve ju duhen politika dhe jo politikuaj. I pershendes gjithe kumanovaret dhe likovaret patriot. Ata jan krenaria e shqiptareve te Maqedonise.
Ju kam vellezer e motra te gjitheve
Thumbs Up Thumbs Down
0
liria në 05/03/2010 14:32:29
avatar
persh per komentin ejuve zonja aferdita dh e sadija ashtu per kumanoven dhe likoven meven keq se kto persona qe e udhheqin ket politik vet na ju kena dhan kto votimet per se pari duhet me korighu para se me votu a asht i aft ajo kejt met njofshem ajo me shkoll shum gabim te madh jena tu ba xhelozijen ekemi ne trup edhe ne tru mjeret na popullijon mosem keq kuptoni persh nga franca
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 20 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0