“Cici” për 200 euro e harroi shqipen
Reshat IBRAHIMI
Kryetari i Kumanovës, Zoran Damjanovski – Cici, nuk përmirësohet sa i përket përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe, edhe pse gojën vazhdimisht e ka plotë me “tolerancë” dhe “multietnicitet”. Kreu kumanovarë Damjanovski, i cili u zgjodh në mandatin e dytë për kryetar në saje të angazhimit të këshilltarëve shqiptarë dhe një pjese të shqiptarëve të cilët “Cici” i manipuloi, duke iu premtuar se do të realizojë më shumë projekte infrastrukturore, edhe gjatë zgjedhjes së “Sportistit të vitit-2009”, sikurse në vitin 2008, anashkaloi përdorimin e gjuhës shqipe në këtë eveniment me karakter multienik. Në pyetjen e gazetës “Lajm” se pse nuk përdoret edhe gjuha shqipe gjatë zgjedhjes së Sportistit për vitin 2008, Damjanovski, ishte “arsyetuar” se “ishte një lëshim padashje”, dhe se, sipas premtimit të tij, “kjo do të rregullohet gjatë zgjedhjes së sportisti për vitin 2009”. As në 2008-ën, e as në 2009-ën, (madje ndoshta edhe për 2010-ën, nëse këshilltarët shqiptarë vazhdojnë t’i bëjnë ‘temena’ Cicit), nuk do të përdoret gjuha shqipe, jo se kryekumanovari është aq i fuqishëm, por se shqiptarët nuk i bëjnë presion dhe nuk angazhohen për afirmimin e sportit shqiptarë në Kumanovë. Pra, shikoni, Cici vihet mbi kushtetutën, duke mos e respektuar atë, kurse shqiptarët nuk kanë fuqi që paragrafet e Aktit më të lartë juridik – Kushtetues, t’i vënë në zbatim. Kjo nuk do koment! Edhe në zgjedhjen e sportistit, sivjet nuk pati asnjë fjalë, asnjë simbol, asnjë pllakate edhe asnjë germë shqip. E dini cili ishte arsyetimi i organizatorit se, pse nuk përdoret gjuha shqipe?! “Na u deshën edhe 200 euro për përdorimin e gjuhës shqipe në këtë eveniment’, u justifikua Dragi Bozhinovski, pa u skuqur aspak. Paramendoni ironinë - për këtë manifestim ishin ndarë me mijëra euro, kurse për shqipen nuk kishte 200 euro. Gjithsesi se Damjanovski edhe më tutje do të injorojë shqipen, madje gjithë këtë injorancë do ta arsyetojë me cinizëm dhe ironi se po të kishte pasur edhe 200 euro, shqipja do të kishte gjetur vendin e sajë në këtë manifestim. Palaçollëku i Cicit do të varet nga shkathtësia e këshilltarëve komunalë shqiptarë. Madje, paramendoni disa këshilltarë shqiptarë preken shumë kur ia përqesh dikush kryetarin “ideal” të komunës. Pikërisht, këtu fillon dhe përfundon naiviteti politik i shqiptarëve!.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj