Porosia e pranuar
Nebi MËRSELI
Nëse kanë guxim, nëse kanë trimëri, nëse janë burra, tash ose kurrë, Ahmeti dhe Thaçi duhet t’ia japin dorën njëri-tjetrit. Nëse ka mbetur ndonjë gram shqiptari të ta, duhet të takohen e të prejnë hesapet. Edhe ata të thonë se çfarë e kanë ndërmend të bëjnë me maqedonasit dhe shtetin që mëton të humbas përgjithmonë nëse vazhdon me këtë avaz. Porosia e Gruevskit dhe Cërvenkovskit është pranuar nga shqiptarët. Vetëm Ahmeti dhe Thaçi kanë vënë veshët në lesh. Rrahja e fëmijës 11-vjeçar shqiptar në qendër të Shkupit është porosi për shqiptarët. Maqedonasit do të jenë të pamëshirshëm ndaj të mëdhenjve shqiptarë. Fëmija shpëtoi, por mesazhi u kuptua: “Kur u bëjmë kështu fëmijëve… ua bëjmë më keq të mëdhenjve!”. Komitët e Gruevskit nuk janë vetëm huliganë futbolli. U shndërruan në makineri tmerri për shqiptarët. Ngjashëm ishte vitin e kaluar në Nerez. Edhe atëherë tërë një lagje e banuar me shqiptarë përjetoi “Natën e Kristaltë”. Iljas Halimi i ka borxh fëmijës së rrahur. Jo vetëm ai. Këtij fëmije dhë familjes së tij dhe krejt shqiptarëve që po pësojnë dhunë të përditshme institucionale u kanë borxh Ali Ahmeti e Menduh Thaçi. Ata duhet të dalin nga zgarfellat e tyre në Tetovë e të vijnë në Shkup e të ballafaqohen me politikat e Gruevskit dhe Cërvenkovskit. Polemikat e dy liderëve maqedonas, të shfaqura ditë më parë, japin pasqyrën e vërtetë të mendësisë së tyre karshi shqiptarëve. Sikur Cërvenkovski e Gruevski shtyhen se cili ua ka bërë me keq shqiptarëve. Gruevski ia përmend Cërvenkovskit Bit Pazarin, Ladorishtin, Gostivarin dhe se prej atëherë janë rënduar marrëdhëniet ndëretnike. Sikur i thotë Cërvenkovski se nuk ke ditur se si duhet zdepur shqiptarët. Ndërsa Cërvenkovski, mbase, e pranon se Bita Pazari nuk ka qenë asgjë në krahasim me luftën e vitit 2001 dhe viktimat e rëna gjatë asaj periudhe. Dhe, kur përmenden të gjitha të këqijat që iu janë bërë shqiptarëve, janë porosi se të njëjtat mund të përsëriten. Përderisa Ali Ahmeti dhe “komandantët” e tij kryefjalën e kanë si të sistemojë njerëz të tyre në Universitetin e Tetovës, e Menduh Thaçi, me fajin e vet, u shpall luftë mediave shqiptare (se atyre maqedonase kurrë nuk ka guxuar), në heshtje po vendosen vijat e trasha të lëvizjes së shqiptarëve. Politika e dhunës së herpashershme është presion i shtuar që shqiptarët të marrin botën në sy. “Komitët” e Gruevskit nuk do të ndalen. As të Cërvenkovskin po ashtu. Karshi shqiptarëve, si duket, ata kanë konsensus dhe marrëveshje të pashkruar - për t’ua bërë sa më keq shqiptarëve. Nëse kanë guxim, nëse kanë trimëri, nëse janë burra, tash ose kurrë, Ahmeti dhe Thaçi duhet t’ia japin dorën njëri-tjetrit. Nëse ka mbetur ndonjë gram shqiptari të ta, duhet të takohen e të prejnë hesapet. Edhe ata të thonë se çfarë e kanë ndërmend të bëjnë me maqedonasit dhe shtetin që mëton të humbas përgjithmonë nëse vazhdon me këtë avaz. Porosia e Gruevskit dhe Cërvenkovskit është pranuar nga shqiptarët. Vetëm Ahmeti dhe Thaçi kanë vënë veshët në lesh. (zhurnal)
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
A thua qe ket a te dy nuk kan me kondicion apo komforiteti u ka rene ne koke dhe pasuria. Zgjohuni se me keq ska cka behet.
Publikoni komentin tuaj