Hyrje | Opinion | Privatizimi i popullit

Privatizimi i popullit

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Kim MEHMETI

Në Shqipëri dëgjohet zëri i "popullit opozitarë" si edhe ai i atij "pushtetarë", por askund nuk dëgjohet zëri i atyre që turpërohen kur shohin si të huajt i pajtojnë politikanët e çoroditur të mëmëdheut tonë. Në Kosovë, më të zëshëm janë ata që degjenerojnë mendimin publikë duke bërtitur "shteti i ri - identitet i ri", se sa të papunët e rinj kosovarë të cilëve nuk u mungon identiteti – ai shqiptar - por shteti. Në Maqedoninë shumetnike, shumëreligjioze e shumëgjuhësore, ku sundon vetëm etniteti maqedonas, ku bëhet pyllëzimi i shtetit me kryqe ortodokse, e ku të kuptojnë vetëm kur flet maqedonisht, mund ta dëgjosh zërin e shqiptarëve të BDI-së e të PDSH-së, por jo edhe të 70 për qind të popullit që ende nuk është bërë pronë e partive të këtushme politike. Pra, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, mund të dëgjosh zërat e "popullit opozitarë" dhe atij "pushtetarë", por jo edhe zërin e popullit. Kështu që, në të gjitha "shqipëritë" tona mungon zëri i shqiptarëve që nuk duan pushtet, por duan shtet që do u sigurojë të ardhme më të mirë . Dhe ai zë mungon sepse partitë shqiptare, kudo që janë, arritën atë që është e paimagjinueshme për një shoqëri që pretendon të jetë demokratike: ta privatizojnë një pjesë të popullit të vet.

Tirana është bë simbol i politikës grindavece shqiptare, ajo është arenë e një lufte më primitive mes prijësve të "popullit opozitarë" dhe atyre të "popullit pushtetarë". Prishtina i ngjanë një udhëkryqi me dy palë semaforë, të cilët më shumë e ngatërrojnë, se sa e lehtësojnë ecjen e Kosovës drejtë konsolidimit të saj: semaforët e pushtetit vendorë dhe ato të sunduesve ndërkombëtarë. Shkupi i ngjanë një hapësire ku maqedonasit etnik e ndërtojnë të kaluarën e vet, e shqiptarët vrapojnë pas Gruevskit duke e lutur ta bëjë të pamundurën dhe të palogjikshmen: ta përfshijë edhe të kaluarën dhe të ardhmen e tyre në projektet antishqiptare të VMRO-DPMNE-së. Pra, në të gjithë kryeqendrat tona, shumëçka dëshmon se populli shqiptarë ka mbetur në duart e atyre që janë të etur për pushtet, por nuk dinë si të ndërtojnë shtet.

Shqipëria ka opinionistë që madhërojnë udhëheqësin e "popullin opozitarë", apo atë të "popullit në pushtet", që masin me saktësi sukseset ndërkombëtare të Ramës apo Salës, pra ka shumë opinionistë që nga urrejtja ndajë njërës apo tjetrës parti, nuk shohin turpin kombëtarë që ia shkaktuan mëmëdheut politikanët e tashëm grindavec, por ka pak të atillë që flasin me gjuhën e shqiptarit që nuk është bë pronë e partive, që ka hallin si të mbijetojë. Pra, në Shqipëri ka opinionistë që vlerësojnë lartë Ramën që ndërkombëtarizoi krizën politike të Shqipërisë, apo ka opinionistë që lëvdojnë Salën që e çoi PS-në të futet në parlament, por të paktë janë ata që shohin se politikanët e atjeshëm, e turpëruan gjithë shqiptarinë, se kjo "garë" nuk arriti asgjë më shumë përpos që Ballkanit - ku të huajt vinin të pajtojnë etnitetet e konfrontuara mes veti - ia shtuan edhe njollën e turpit që të huajt të vijnë të zbusin grindjet mes "popullit opozitarë" dhe atij "pushtetarë" të po të njëjtit populli, të popullit të cilit gjithnjë e më rrallë ia përmendin emrin prijësit partiak në Tiranë. Në Kosovë nuk mungojnë debatet për atë se kush sa ka kontribuar për pavarësinë e shtetit më të ri në botë, por mungojnë debatet ku do dëgjohej zëri i atyre që do tregojnë si do i çlirojnë kosovarët nga robëria e varfërisë së skajshme, mungon zëri i atyre që nesër do i kishin braktisur vatrat e lindjes, sikur të mos ishte muri i lartë i Shengenit, mungon zëri i atyre që e dinë se shtet mund të ndërtojnë vetëm burrështetas me dinjitet . Në Maqedoni jehojnë britmat e shqiptarëve të irrituar nga politika provokuese e Gruevskit, por mungojnë zërat që duhet ta thonë të vërtetën se ky popull i ka frikë partitë e veta, e partitë e tij i frikësohen Gruevskit, por jo edhe popullit të vet. Pra, nuk dëgjohet zëri i atyre që do thonë hapur se Gruevski ka probleme me emrin e shtetit dhe me ndërtimin e të kaluarës së popullit të vet, por kurrë nuk ka pasur problem të gjejë partinë shqiptare që do e merr në koalicionin qeveritarë sa për t’i mbuluar projektet antishqiptare, siç ishte projekti më i fundit që pas liberalizimit të vizave, Maqedoninë ta zbrazë nga jomaqedonasit.

Në Tiranë, Prishtinë e Shkup ka plotë kafene partiake, ka administratë shtetërore partiake, ka shkrimtarë e opinionistë partiak, ka media partiake. Ajo që u mungojnë kryeqendrave shqiptare është zëri i mekur i popullit, zë që do kumtojë se në Shqipëri , Kosovë e Maqedoni, nuk u bë vetëm privatizimi i pronës së patundshme shoqërore, por edhe ajo e popullit. Andaj "shqipëritë" tona ngjajnë në hapësira ku veprojnë "sekte" sekrete, të cilat nuk durojnë askënd që nuk i nënshtrohet besimit të tyre. Pra, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, dëgjohet vetëm jehona e zërave të prijësve të "popullit opozitarë" dhe atij "pushtetarë". Nga britma e pronarëve të këtyre dy "popujve", nuk dëgjohet asgjëkund zëri i popullit shqiptar. Që do të thotë se në "shqipëritë" tona demokratike, u realizua ajo që synonin sistemet e dikurshme socialiste: u bë barazimi i popullit me partitë. Madje u shkua edhe më larg se kaq: popullin e çuan të harrojë emrin e vet të vërtetë, e bënë të mos mendojë lirshëm për të ardhmen e vet kolektive, duke e bindur se demokracia nuk kërkon të mendosh lirshëm, po të dëgjosh e të nënshtrohesh. Dhe duke premtuar vlera dhe standarde të Evropës Perëndimore, liderët e "popullit opozitarë" dhe atij "pushtetar", edhe vetë harruan të vërtetën se, që të bëhesh qytetarë i Evropës së lirë e pa kufij, më parë duhet të bëhesh shqiptar i lirë e t’i kesh shlyer kufijtë mendorë e gjeografikë që të ndajnë nga bashkëkombësit tu. Pra, liderët e "popullit opozitarë" dhe atij "pushtetar", ia pamundësuan këtij populli të mendojë lirshëm për vetveten. Andaj ka ardhur koha që shqiptarët të fillojnë demokratizimin dhe evropizimin e tyre të vërtetë. Dhe e para që duhet ta bëjnë në këtë drejtim, është të dëshmojnë se janë qytetarë të lirë, e jo pronë private e partive të tyre. /koha ditore/

Subscribe to comments feed Komente (12 publikuar):

arben në 13/03/2010 11:09:44
avatar
o kim boll shkrujte be shoq,se sje interesant me,nji her e shaje PDSH dhe z.Thaqi,e e levderoje BDI dhe z.Ahmeti,tash asnjeri nuk eshte i mire(por vetem ti na qenke me i miri)ti si duket shkruan ashtu si te mesobranko cervenkovski,sepse matematikisht nuk mund te shpjegohet ndryshe,2002 -2004 brankoja me ali ahmetin formuan qeveri,ateher qeverija ishte e mire,tash ali ahmeti me gruevskin formuan qeveri,keta tash nuk bejne,emnuesi i perbashket i ketyre dy qeverive eshte ali ahmeti por tashnuk eshte e ire qeverija sepse brankja ,shoku yt nuk eshte aty.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Parim në 10/03/2010 11:25:21
avatar
Shpesh kam lexu komente per shkrimet e Kim Mehmetit ku e pyesin pse smerret aktivisht me politik. Njerzit harrojne se ne nuk duhet te bahemi te gjith politikan, se ky popull ka nevoj edhe per njerez si Kim Mehmeti qe do jene korigjues te politikes se dites. Problemi asht se ne nuk kemi me shume te ketill si Kim Mehmeti qe pa dorza do shkrujne per ate qe na ndodh qe do e ndihmojne popullin t; kuptoj cka asht tuj i ndodh. Ai ka mbet i vetmi dhe prandaj do ishte keq nese edhe ai mbetet pa parkrahjen tone, te lexuesve qe i ka. Pershendetje te gjithve
Thumbs Up Thumbs Down
0
Skifteri i Maleve në 10/03/2010 11:13:47
avatar
I lexoj cdoher shkrimet e Kim Mehmetit se ato qartazi dhe hapur tregojne cka ndodh me ne. Kuptohet se kto shkrime nuk u pelqejne atyne qe jane verbu nga politika detsruktive nga e cila kane perfitime vetem ata te degjushmit e partive. Ama politikanet vin e shkojne e njerezit si Kim Mehmeti mbeten vlere e nje populli. Per ne shqipet e Maqedonise Kim Mehmeti asht ai qe mbron dinjitetin tone dhe qe na deshmon si faktore ne haspinen kombtare. Ate mund mos e pelqesh dhe mos pajtohesh me shumcka nga qendrimet e tij, po nuk mund ti thush se nuk eshte i qendrushem ne parimet qe me vite i mbron dhe i shpalos. Asht leht ta kritikosh, po veshtire asht ne keto shoqni te egra te qnedrosh i patundun ne qendrimet tua. Shume repspekt dhe Zoti te mbrofte Kim
Thumbs Up Thumbs Down
0
Merita në 10/03/2010 11:07:00
avatar
ka nje problem qe duhet te thuhet per shqiptaret e Maqedonise: ata kane kulture te ulte politike dhe lehte mashtrohen nga partite e tyne. Ne Kosove e Shqipri problemi eshte te ajo qe e thot kim Mehmeti: se pçolitika asht biznesi ma i madh dhe ai qe ka pushtet e kontrollon edhe biznesin. Dmth politika të pasuron dhe ai "populli opozitar" e "pushtetar" nuk përkrahë koncepte politike por ka shpres se me ardhjen në pushtet të partisë së vet edhe ai do përfitoj diçka. E pershendes Z. Kim Mehmeti i cili është ndër të paktit që ka kandvështrim terheqes dhe domethnes të fenomeneve qe ndodhin ne mesin e shqiptareve
Thumbs Up Thumbs Down
0
Pllumbi -Struge në 10/03/2010 09:02:01
avatar
Ne rregull eshte puna z.Kim por une mendoj se ashtu e kemi pas deri tani edhe popullin qe lejon qe keta politikanet tane te luajne me te.Duhet te vij koha ndoshta qe populli ti thote mjaft me GENJESHTRAVE te partive politike dhe jo kur vjen koha e votimeve te nxitojne perseri pas genjeshtrave..
Thumbs Up Thumbs Down
0
arbeni në 09/03/2010 11:03:09
avatar
po,krejt kjo eshte ok,por,z.kim nji fakt eshte i pamohueshem per shqiptaret e maqedonise,asnjiher PDSH-në nuk e kan votuar shumica,besoj pajtoheni me mua,dhe si i vetmi kombinacion per ta hapur deren e qelise se quajtur roberi na ka mbete fitorja e PDSH, jo se eshte e sigurte por se vetem kete se kemi provuar si fitimtare ne bllokun shqipetar,e dij se dikush do te thote ;po ata ishin ne pushtet,jo,nuk flas per pushtet me 11 deputet por pushtet me 18 deputet.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Imperatori-Likove në 08/03/2010 22:03:19
avatar
Pershendetje ne vecanti per zoteri Kim Mehmetin dhe gjith lexuesit dhe ata qe skruajn komentet e veta...
Kim Mehmetin (ket zoteri te nderuar) e kam ndjekur qysh me heret me shkrimet e tij dhe cdo emision televiziv qe mirte pjes apo debate) dhe kisha shtuar se ki i ashtuquajtur Marinc nuk e njifka mir ket zoteri Kim Mehmetin per kontributin e tij kushtuar ketij popullit tone Shqipetar e ne vecanti sidomos ne Maqedoni,ku me vite te tera neper skrime qe publikonin gazetat tona shqiptare por edhe ato maqedone,neper debate te ndryshme televizive diskutonte dhe trajtonte ceshtjen dhe poziten e REALT te shqipetarve te Maqedonis....

Une krenohem qe kemi njerez sikur zoteri Kim Mehmeti qe ne cdo text,bised,debat e diskutim shtjellon vetem te VERTETEN e te VERTETES e asgje tjeter qe nuk i takon JOREALITETIT!!!

Para se te komentoni apo replikoni nje shkrim te shkruar nga dikush e (ne vecanti nga Kim Mehmeti lexoni shkrimet e tij 1 her apo 10 her apo edhe me shum se 10 her deri sa te kuptoni esencen dhe domethenien e atij shkrimi) e jo vetem te komentoni fjale pa baze!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
qemali në 08/03/2010 17:37:58
avatar
Të lumt Kim Mehmeti !
E vërrteta është një, ati që nuk i pëlqen se, ai është në anën tjetër !
Në artikullin "Privatizimi i Popullit" keni paraqit në mënyrë reale dhe të shkëlqyeshme gjendjen e popullit shqiptarë. Përmbajtja e shkrimit mundet dhe e logjikshme është që, mos t`i pëlqejë secilit lexues, por ai që ka sens dhe struktur të mendimit real - pozitivë, këtë opinion e pranon mu ashtu si e shtjellon gjendjen faktike rerale, të partive, liderëve dhe popullit shqiptarë. Mu ashtu si është.
E vërrteta është një, ati që nuk i pëlqen se, ai është në anën tjetër !
Thumbs Up Thumbs Down
0
Admirina-tr në 08/03/2010 14:16:43
avatar
Tekst qe alarmon, qe thote nje te vertet te madhe se partite tona dine te snudojne me popullin ashtu sic na kane sunduar edhe armiqte:percja e sundo! do ie inreresonte te me pergjigjej "marinci" duke me shpjeguar cilat jane per te mesayhe te turbellta? Mos ndoshta ai mendon se eshte mire per ne mos te merremi vesht edhe per problemete brenda ne shtepi e te vijne te huajt t[i pajtojne prijesit e partive tona, mos me siguri ai mendon se BE-ja do vije te departizoje Shqiperine e Kosoven... Neve na mungojen shkrime te kesaj natzre, te gumshem ku do i thuhet hapur popullit se hartat e kufijve te jashtem te tije ia vizatojne forcat e medha, por ato te brendshmet qe e cojne popullit te grindet mes veti i vbizatojne partite tona shqiptare. TE uroj gjitha te mirat Y. Mehmeti. Te rralle jane ata si ju qe me perkushtim bejne ate qe i takon si njeri i letrave dhe qe publikisht thoni ate qe mendoni. Mos pritni t'ju perkkarhin ata qe nuk dine te lexojne
Thumbs Up Thumbs Down
0
shpresa-diber në 08/03/2010 14:05:28
avatar
O marinc, ose nuk din te lexosh ose lexon ate qe don me qen e shkrume e jo ate qe eshte shkru. Ne kete shkrim te Kim Mehmetit shpaloset krejt tjeter sen nga ajo qe t'i ndoshta e ke lexu ne ndoni shkrim tjeter po jo te ky. Qysh ne titull thuhet se nuk eshte mire qe populli bahet pron i partive e jo patite pron e popullit. Dhe shpjegohet pse: se te ne politika asht biznesi ma profitabil, se kta partite tona kudo luftojne cila do marre me shume perfitime personale, prandaj funkcionojne si grupe mafiozesh e jo si parti. Çfar sheh ti te keqe te poenta e ketij teksti ku thuhet qe populli të clirohet nga partite, qe njeher shiptarët te behen qytetar te lire e pstaj evropjan te lire. Pastaj cka ka te keqe nese populli ka ideale te veta, nese ato i artikulon sic duhet, nes shgpreson se ato nese jo sot. nje dite dp realyiohen.Kush tka thone o marinc se ideja per shlyerje kufijsh qenka joevropiane, kur vete Evropa ka qteq ellim. Pse atehere na qenka joevropjane nese shqiptaret veprojnë ne drejtim te asaj qe thote Kim Mehmeti ne kete tekst: me i shly kufijte mentale ne vetvete dhe ato fizike qe e ndajne kete popull. kshtu si ti flisnin para do vitesh edhe ata qe thoshin se Kosova smund tbahet shtet i pavarur, qe e msonin popullin mos ta thzej koken tuj i ra murit. Nese din me i ra murit ne te njejtin vend, edhe ate jo me koke po me cekic, ai najher edhe thyhet. Simbas jush, do te thote ne u deshka vetem te presim cka do vendosin per ne tjeret. Sa pozit e turpshme per nje popull. U deshka te sillemi si ne shkullin e 19 kur u prish perandorie Turke - te presim tjeret ku do na caktojne kufinin. E nese nuke dite, duhet me dite se edhe kur nuk je ne pozite dicka me ndryshu, duhet bar ta thush ate qe mendon sa mo lash pershypje se je abdall e nuk kupton cka asht tuj ndodh. E nfund: tregom pse votojme per PD,PS,BDI,LDK, PDK, PDSH.... nese u deshka vetem me prit e me ba amin. Pse nuk po votojna per ata qe vendosin per ne dhe mos kemi nevoj as t'i bim murit me koke as te thejme kryt.. Athere pse kta politikan e genjejne popullin se ai duhet te vendos per lirin evet e te qenurit qytetar. A be marinc, problemi yt se asht se ti nuk leoxn ate qe eshte shkru po e "lexon" njeriun qe e ka shkru...hahahaha
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 12 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0