Hyrje | Opinion | Të gjithë eksperimentet kanë nis në Kumanovë

Të gjithë eksperimentet kanë nis në Kumanovë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Vesel RAMIZI

Para do kohe në një Tv shqiptar e dëgjova një politikan shqiptar kur deklaroj se në Maqedoni janë bërë eksperimentet  e ndryshme  në dëm të shqiptarëve  në forma dhe mënyra të ndryshme. Lidhur me këtë konstatim dëshiroj për hir të së vërtetës ta them këtë  se gjithnjë dhe së pari ato  kanë filluar në Kumanovë. Po i përmendi me radhë.
Me 1981 në vjeshtë për udhëheqjen e evidencës pedagogjike dhe të dokumentacionit , me 1985  modeli i formimit të të ashtu quajturave  paralele të përziera  në shkollat e mesme në Kumanovë e jo me 1987 dhe mbylljen e paraleleve në gjuhën shqipe gjoja  për shkas të mungesës së kuadrit  profesional dhe për integrimin e tyre  në shoqërinë  maqedonase me përvetësimin e gjuhës maqedonase. Bëhet pyetja po përse eksperimentet fillojnë mu  në Kumanovë ? Do të mundohem sipas meje ti theksoj shkaqet që kanë ndikuar te faktorët politikë në Republikën e  Maqedonisë  që eksperimentet  të fillojnë mu  në Kumanovë.
E para  në komunën e Kumanovës  me 1981 , numri i banorëve ishte 127.000. Prej tyre afër 40.000 ishim me përkatësi shqiptare, 11.000  serbë dhe rreth 1.500 turq. Këto shënime më janë të njohura sepse isha  kryetar i komisionit për regjistrim të popullatës dhe amvisërive  për komunën e Kumanovës  që u realizua në atë  vit në Maqedoni në gjysmë vjetorin  e vitit 1981. Krahasuar me vitin 1971 kur numri i serbëve ishte 17.000  d.m.th. numri i serbëve zvogëlohet për 5.000. Por, gjithashtu bie edhe numri i turqve  për 3.500. Parashikimet statistikore të parapara në nivel të Maqedonisë nuk u realizuan dhe për këtë kam pas unë shumë probleme por  në këtë rast nuk po i përmendi. Vetëm kisha me përmend  qëllimin e disa personave kompetent të statistikës republikane që dëshironin të më njollosin se gjoja unë po angazhohem që të regjistrohen sa ma shumë shqiptar, por për këtë nuk do të shkruaj në këtë rast. Dhe më në fund kalova shumë mirë jo vetën unë por të tërë personat e angazhuar për regjistrim. Me këtë dua të them se numerikisht shqiptarët ishin shumë ma pak se të tjerët në krahasim me  maqedonasit së bashku me serbët. Serbët dhe maqedonasit ishin të lidhur familjarisht me martesa të përziera, miqësi të  tjera qytetare dhe shumë lidhje tjera ndërmjet veti, ku të gjithë ishin pro serb. E  treta komuna e Kumanovës kufizohej drejtpërsëdrejti me Republikën e Serbisë  dhe këto tri rrethana kanë qenë sipas meje kryesore që eksperimentet  në dëm të shqiptarëve si në  arsim e në fushat tjera  kanë filluar të realizohen në Kumanovë. Të këqijat neve në Maqedoni na kanë ardhur ma së shumti nga veriu.

Ku janë programuar  dhe planifikuar për të gjithë shqiptarët në tërësi

Po filloj me vitin 1981. Një paradite më vjen në zyre ekonomisti i diplomuar Isak M. që ligjëronte në shkollën e mesme ekonomike  në Kumanovë  dhe në bisedë e sipër më thotë se  po kërkon organin përgjegjës në atë shkollë që evidenca pedagogjike dhe e dokumentacionit të udhëhiqet edhe në gjuhën maqedonase. I thash po nëse kërkohet ashtu atëherë shqiptarët duhet të kërkojnë që dygjuhësia  të përdoret në të gjitha  institucionet shtetërore dhe shoqërore, ashtu si ishte paraparë me  Statusin e komunës tonë  dhe akteve tjera juridike më të larta. E gjej ligjin për shkollimin e mesëm të orientuar dhe  në një nen parashikohej që udhëheqësi i organit të qeveris për arsim  autorizohet  të  sjell udhëzim për evidencën pedagogjike dhe të dokumentacionit. Por udhëheqësi- sekretari i sekretariatit për arsim  i drejtohet udhëheqësve të shkollave të mesme në Kumanovë me letër e jo siç ishte e rregulluar me ligj  që  duhet  udhëzimi të botohet në fletoren zyrtare  dhe para botimit të njoftohen  të gjithë strukturat  e shkollave siç veprohej atëherë. Pas disa ditëve  kjo çështje, normalisht  mori karakter tjetër për shkas të kundërshtimit të arsimtarëve  shqiptar në përgjithësi dhe si pasoj e kundërshtimit disa prej tyre u diferencuan dhe u përjashtuan nga procesi i arsimimit. Qëndrimi i im atëhershëm, si nënkryetar i Këshillit ekzekutiv i Qeverisë komunale që ishte organ që propozonte politikë por edhe  ishte përgjegjës për zbatimin  e politikës dhe akteve të komunës dhe dispozitave tjera ligjore,  por  ishte që të zbatohet  udhëzimi  i dhënë në formë dhe mënyrë jo të duhur duke kuptuar se  ky veprim i sekretarit ishte me qëllim provokues. Isha për zbatimin sepse kisha frikë se nëse të gjithë arsimtarët-profesorët  nuk e zbatojnë do të mbyllen paralelet në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat e mesme që i patëm hap me shumë mundi dhe normalisht me sakrifica. Në shkollat e mesme kishim arrit që numrin e nxënësve ta rrisim prej diçka mbi 400 në vitin 1974  në mbi 1400 nxënës dhe numri i nxënësve shqiptar  në krahasim me numrin e popullatës shqiptare ishte më i madh se i maqedonasve, edhe pse ata maqedonasit  dhe të tjerët (serbët) në përqindje ishin shumë  më të përfshirë në shkollimin e mesëm. Se ishte provokim, eksperiment nga shteti maqedonas  në një mbledhje me arsimtarët në gjimnaz shumë haptazi i tha kryetari i sindikatës të Kumanovës M Stojkovki duke i thanë  profesorëve dhe arsimtarëve “Pse nuk mendoni ju pak  a  nuk  jeni duke e kuptuar se kjo kërkesë ndoshta me qëllim bëhet për t’ ju provokuar”. Por disa këtë nuk e kuptonin. Unë si nënkryetar i Këshillit ekzekutiv kërkoja dhe i lutesha që ta mbajnë evidencën ashtu siç kërkohej duke i parapa  pasojat e mundshme negative që pastaj do të pasojnë  për procesin dhe ardhmërinë e shkollimit të mesëm në Kumanovë nëse nuk veprojnë sipas udhëzimit,  por edhe për ata vetë. Por për disa, fjalët dhe kërkesa ime ishte e kotë dhe nuk më dëgjonin dhe kuptohet se pat pasoja që i përmenda më lartë. Klima politike ende  nuk ishte prishë dhe  me angazhimin tim dhe të shokëve tjerë gjetëm profesorë, arsimtar për zëvendësimin e të përjashtuarve. Para nja dy viteve një person më ndal në rrugë dhe më thotë se një politikan shqiptar në një takim me kolegët e vet arsimtar- profesorë kishte deklaruar se  unë kisha pas të drejtë kur i kisha thënë atyre se pushtetin e kanë maqedonasit dhe se ne duhet me i analizuar gjërat mirë e mirë që të sakrifikohet  ndonjë vlerë më ë vocërr për ta realizuar ma të madhën. Respektivisht ma mirë me vepruar sipas udhëzimit për mos me i mbyllë paralele në gjuhën shqipe duke shtuar se kanë gabuar që nuk më kanë dëgjuar. Modeli i i paraleleve të përziera gjithashtu ka filluar në Kumanovë. Në vitin  1984 prej vendit sekretar i komunës së Kumanovës, ku punova dy vite më zgjedhin për kryetar të Bashkimit socialist të populli punues për komunën e Kumanovës  ani pse një udhëheqës i kryetarit të Kryetarit të Komitetit komunal të LK të Kumanovës  e ka kundërshtuar duke i thënë për mua, se paskam qenë nacionalisti ma i madh shqiptar në komunën e Kumanovës. Unë zgjidhem Krytar i BS  të popullit të komunës së Kumanovës  për shkas të konstelacionit të kuadrove maqedonas dhe nuk kishte shqiptar  si profili im. Në vitin 1985  në fillim të shtatorit  nxënësit e klasës së tretë TEKNIKE   tubohen para ndërtesës së partive politike në Kumanovë dhe kërkojnë që të pranohen prej neve kryetarëve të partive lidhur me kërkesën e tyre për të vazhduar  në vitin e katër. Sa më kujtohen ishin 17 nxënës. Kemi mbajt disa mbledhjeje me drejtorin sa më kujtohet të Qendrës shkollore të shkollës teknike Nace Bugjoni në Kumanovë, nxënësit e të cilës  kërkonin vazhdimin  e shkollimit  në vitin e katërt  edhe pse atëherë edhe me tri vite pranohej shkolla e mesme. Pas disa mbledhjeve, disi puna u komplikua. Këtë e vërejta  nga sjellja e kryetarit të KK të LK të Kumanovës i cili në fillim më përkrahte por dalëngadalë më ra në sy se tërhiqej nga qëndrimi që kishim ne për të vazhduar shkollimin  nxënësit e përmendur edhe pse ishin vetëm 17 nxënës. Ma  vonë doli në shesh se  kërkohet që jo vetëm këta nxënës por të gjithë nxënësit shqiptar të  shkollave të mesme  në Kumanovë duhet  të përzihen me maqedonasit dhe të mësojnë në të ashtuquajtura paralele të përziera  termin që gjer atëherë nuk na ishte i njohur. Ky model  nuk është diskutuar në asnjë forum publik-politik por sigurisht se është diskutuar dhe  marr qëndrim në grupe të ngushta të udhëheqëseve politikë dhe shtetëror të. Maqedonisë. Kjo gjë e pa pritur më erdhi si reja prej qiellit të pastër.
Pas shumë shqetësimeve, streseve dhe dëshpërimeve që pata vetë unë sepse isha i angazhuar drejtpërsëdrejti në hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe, për shkas se shqiptarët që kryenin shkollën fillore në gjuhën shqipe dhe në vendbanimet etnikisht të përbëra vetëm nga shqiptarët  nuk kishin ama kurrë far shanse që me sukses të vazhdojnë shkollimin e mesëm në Kumanovë në gjuhën maqedonase .Si arritëm që ti përfshijmë të gjithë nxënësit shqiptar që të shkollohen në gjuhën shqipe duke shtuar dhe hapur paralele të reja në ë gjitha shkollat e mesme .Gjer me 1975 kishim paralele vetëm në gjimnaz dhe në shkollën ekonomike .Në vjeshtë të vitit 1974 një delegat shqiptar në pyetjen e tij në kuvend kërkon që komuna e jonë të angazhohet që komuna e Gjilanit mos të kërkoj participim për nxënësit shqiptar të komunës së Kumanovës që shkolloheshin atje, por pa kërkuar që të hapen paralel të reja në gjuhën shqipe. Atëherë kishim vetëm dy paralele  në gjimnaz dhe një në shkollë ekonomike. Kuvendi formon komision dhe unë si udhëheqës shkoj në Gjilan dhe merremi vesh që mos të kërkojnë mjete financiare prej komunës tone duke i thënë Faik Zhegrës, kryetar i Këshillit ekzekutiv në shaka se fëmijët e juaj, të komunës së Gjilanit po shkollohen ke ju por pasi ai më kërkoj që nja dy të rinj të afërt ti punësoj në Kumanovë. Këtë obligim pastaj  e realizova pa problem. Pastaj menjëherë në pranverë të vitit 1975, por edhe në vitin 1976, disi me qëllim apo pa qëllim kur ishte në rend të ditës së mbledhjes së Këshillit ekzekutiv  në të cilat përveç materialeve tjera ishte në rendë të ditës  ishin materialet për mundësit e regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme në Kumanovë  , në vitin 1975 propozoj hapjen e paraleleve në gjimnaz, më vitin 1976 edhe një në gjimnaz dhe në shkollën e mesme teknike  dhe kështu me radhë edhe në shkollat  tjera të mesme në atë për profesione të orientuar dhe në shkollën bujqësore duke arritur numrin e përmendur të nxënësve shqiptar ma lartë .Në të dyja vitet kryetari i komunës  M.P. më thotë: Vesel ti nuk duhesh të interesohesh për çështjet shqiptare  se unë jam zgjedh në funksion në bazë të kritereve tjera e jo në bazë të përkatësisë nacionale – sipas çelësit .Unë menjëherë reagoj  në dy rastet njësoj duke i thane se unë jam shqiptar dhe kërkushi nuk mundet me më penguar që të interesohem dhe të angazhohem për çdo çështje që është në interes të shqiptarëve por edhe të tjerëve. Vazhdimi i shkollimit të shqiptarëve është në interes të të gjithëve jo vetëm në interes të shqiptareve. Por ma vonë u bëra politikisht ma i fuqishëm duke punuar për të gjithë pa dallim e sidomos kur maqedonasit kërkonin me shtuar numrin e paraleleve edhe në gjuhën maqedonase, a duhej të kërkoheshin të holla -mjete nga BI për arsim të Republikës  unë shkoja në Shkup jo vetëm për paralelet në gjuhën shqipe por edhe për paralele të reja në gjuhën maqedonase. Kam përshtypjen edhe sot e kësaj dite se po të mendonin si unë nuk do të shkonin të kërkonin mjete edhe për paralelet në gjuhën maqedonase, por kur u bindën se nuk bëj dallim dhe se nuk jam kundër,  pastaj e kisha edhe ma lehtë për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe. Shkurt e shqip u   fuqizova duke punuar dhe  krijova për vete një imazh të mirë të pa kontestueshëm. Prej 1975,1976  për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe i përdorsha këto argumente: .Me kushtetutë, me ligj dhe me statusin e komunës ishte i parapa shkollimi në shkollat e mesme  edhe në komunën e  Kumanovës. Shkollimi i mesëm në gjuhën shqipe ishte i garantuar. Së dyti nxënësit shqiptar që kryenin shkollën fillore në vendbanime të pastra shqiptare , por edhe ku ishin këto të përziere , nxënësit shqiptare  nuk e njihnin gjuhën maqedonase, ishin shumë të dobët dhe nuk mundeshin me vazhduar shkollimin e mesëm në gjuhën maqedonase. E treta gjatë shkollimit në Kumanovë, ata vinin në kontakt me maqedonasit, gjithkund kishin lëndën e detyrueshme që të mësojnë maqedonishten, edhe pse pak orë por kishin lëndë në gjuhën maqedonase për shkas të mungesës së kuadrove shqiptar. E katërta prindërit e tyre, të fshatrave  nuk i ekspozoheshin shpenzimeve financiare sikur të shkolloheshin jashtë Kumanovës dhe e pesta   në anë tjetër  ishin afër prindërve – nën kontrollin e tyre. E gjashta por siç e përmenda ma lartë në Gjilan na thanë se bëjani ju çarën nxënësve të juaj, na nuk mundemi gjithnjë dhe për ma shumë nxënës të bëjmë shpenzime. E shtata gjatë shkollimit  në Kumanovë nxënësit shqiptar  në masë të madhe e përvetësonin gjuhën maqedonase për t’i vazhduar studimet në universitetin e Shkupit   dhe së fundi i thosha  kryetarit dhe sekretarit për veprimtari shoqërore  se  a shumë komente negative për nxënësit shqiptar që po shkollohen në Kosovë  po bien nën ndikimin e nacionalizmit , irredentizmit, separatizmi shqiptar  etj dhe se pastaj po e kryejnë shkollimin e mesëm por edhe të shkollat e larat dhe fakultetet kur po kthehen në Kumanovë nuk po munden me punuar me sukses për shkas të mosnjohjes së gjuhës maqedonase,  çka ishte e vërtete. Kemi pas raste konkret. Ja këto ishin faktet që unë  i përdorsha për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe. Dhe kisha sukses  për ti bindë .
Duke i pas parasysh këto gjëra, një dite pa i treguar askujt dhe pa caktuar termin shkova tek ish kryetari i komunës së Kumanovës M. P. me të cilin pata punuar 10 vjet. Dy vite kur unë isha kryeshef për sistem, e ai nënkryetar i komunës, dhe 8 vite kur ai ishte kryetar i komunës e unë nënkryetar  i Këshillit ekzekutiv 1974-1982, moshatar dhe po ashtu kemi bashkëpunuar shumë mirë. Ai tani ishte anëtar i kryesisë së Komitetit qendror të LK të Maqedonisë. Duke parapa se prej andej vijnë këto gjëra çka ishte normale në atë kohë kur për të gjitha gjërat duhej të thoshte fjalën e fundit partia. Më pranoi  menjëherë, ia them gjërat që i përmenda  duke shtuar se materialet për vazhdimin e procesit arsimor në paralelet në gjuhën shqipe janë aprovuar nga Kuvendi  i komunës së Kumanovës në pranverë dhe në Kryesinë e Bashkimit Socialist në krye të të cilit gjendesha unë. Nuk foli kurrgjë, veç tha se ai nuk mund të vendos vetë. Më tha se do të bëj konsultime, ndërsa unë  të shkoja sërish pas dy ditëve. Pas dy ditëve, sërish pa i treguar askujt shkova tek ai, s’kisha kujt me i treguar, pasi funksionarët e tjerë ishin gati të gjithë maqedonas dhe pa hamendje e përkrahnin këtë çyshtje (mendoj për përzierjen e paraleleve – për kalimin e nxënësve shqiptar në paralelet  në gjuhën maqedonase),   ndërsa edhe ai shqiptari që kishte një funksion shprehej njësoj duke kualifikuar  bojkotin e mësimit në gjuhën maqedonase si separatiste, nacionaliste  etj. etj. Më  pranoi M.P. dhe më thotë që unë mos të kërkoj hapjen e paraleles –formimin e paraleles (që nxënësit e vitit të tretë që dëshironin ta vazhdojnë shkollimin e tyre në vitin e katërt), ndërsa  më thotë se të gjitha paralelet ekzistuese  në gjuhën shqipe  do të vazhdojnë mësimin në gjuhën  amtare.
Kthehem në Kumanovë  dhe duke menduar, se ndoshta nëse tregoj se si jemi marr vesh  do ti bëj dëm M.P., i cili babën e kishte rus, ndërsa nënën maqedonase dhe nuk e dija se në çfarë niveli është bërë konsultimi, vetëm me kryetarin apo në kryesi të Komitetit Qendror, përsëri nuk i tregova askujt  duke qenë i sigurt se më  ekzistenca e paraleleve në gjuhën shqipe nuk është në pyetje dhe me të vërtet nuk u bë realizimi i paraleleve të përziera. Mirëpo, një ditë  në Kumanovë vijnë nënsekretari apo nënkryetari, se kam harruar se në nivel të Qeveris së Republikës së Maqedonisë u bënë ndërrime, në vend të sekretariateve u formuan komitete, kryetari maqedonas, ndërsa  zëvendësi shqiptar Shaban Shehu. Mbajnë mbledhje për këtë çështje me sekretarët e organizatave politike dhe bëjnë muhabet pa pas mundësi me sjell ndonjë vendim pasi ishin funksionarë të rendit të dytë,  sepse siç thash ma lartë u pat sjellë vendimi që mos të preken paralelet në gjuhën shqipe. Pas mbarimit të mbledhjes kërkojnë që unë ti pranoj dhe natyrisht i pranova dhe nisëm bisedën për të njëjtën temë. Ia them të gjitha  faktet që i përmenda më lartë për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe, duke shtuar se në gjuhën shqipe më tepër se një dekadë zhvillohet mësimi në shkollat e mesme në gjuhën shqipe. Së pari në shkollën normale e pastaj në gjimnaz  dhe se janë të domosdoshme paralelet në gjuhën shqipe për shkas të mos dijes së gjuhës maqedonase nga nxënësit shqiptar e jo që nuk dëshirojnë ta mësojnë maqedonishten, se edhe ju maqedonasit në fillim nuk keni pas kudra të kualifikuar dhe ende nuk keni,  se lokalet janë të njëjtat  si përpara nuk janë zvogëluar, që pa turp i përdorshin këto dy gjëra si  pretekst për mbylljen e shkollimit të mesëm në gjuhën shqipe. Kështu e arsyetonin formimin e paraleleve të përziera se  ky qëllim nuk mundet me u realizuar pa shkaktuar probleme të rënda politike  se shqiptarët kanë me i bojkotuar të gjitha aktivitetet që  duhen realizuar në këtë vit. Ishte viti i zgjedhjeve në të gjitha strukturat  shtetërore dhe politike në të gjitha nivelet etj..etj. Ne, i thash atyre se tani kemi paralele të përziera, ka shqiptar që mësojnë në gjuhën shqipe dhe kurrkush nuk i pengon dhe se edhe maqedonasit po deshën munden të shkollohen në gjuhën shqipe. Se ka lëndë që ligjërohen në gjuhë maqedonase në paralelet shqipe etj. etj. Por, këtu  duhet patjetër ta përmendi  diskutimin e Shban Shehuit,  i cili mua më drejtohet e më thotë: “Shokë kryetar, ne probleme të këtilla kemi edhe në komunat e tjera të banuara me shqiptar”. Unë në atë moment  u gjenda në një situatë të çuditshme. Gjerë atë ditë nuk pata dëgjuar se bëhet fjalë për përzierjen e paraleleve – ndalimin e shkollimit në gjuhën shqipe edhe në komunat tjera. Prandaj  pa marr parasysh  këtë,  Shabanit iu përgjigja se mua nuk më interesojnë komunat tjera, a kanë apo nuk kanë probleme të tilla, mua më intereson Komuna e Kumanovës. Nënkryetari merr fjalën dhe thotë se edhe ata të Republikës e kanë fajin, sepse nuk kanë bërë përgatitjet e duhura   për këtë çështje, se është deshtë ata të organizojnë takime me prindërit e nxënësve, me arsimtarët –profesorët,  me nxënësit e qytetit, kryetarët e bashkësive lokale e aktivitet tjera. Unë i përgjigjem se të gjitha këto aktivitete nuk kishin  me pas efekt  as që do ishin produktive, se nuk është në pyetje se nxënësit nuk dëshirojnë me mësuar në gjuhën maqedonase, por është fakti se nxënësit shqiptarë prej vendbanimeve etnikisht të pastra shqiptare nuk e dinë maqedonishten  dhe për këtë arsye nuk munden me vazhduar shkollimin  e mesëm në gjuhën maqedonase Normalisht se  thash se shkollimi i mesëm në gjuhën shqipe është i garantuar me aktet  juridike  që i përmenda ma lartë. Ata dalin prej zyre e unë menjëherë i marri në telefon vetë, jo nëpërmjet sekretares, pasi dyshoja se mos po më përgjojnë, jo vetëm ajo vetë, të gjithë kryetarët e Bashkimit Socialist, sa më kujtohet të gjithë ishin shqiptar, në Tetovë, në Gostivar, në Kërçovë, në Strugë dhe në Dibër, që të gjithë i pyeta a mos kanë probleme për paralelet në gjuhën shqipe dhe prej të gjithëve marr përgjigje se nuk kanë probleme me paralelet në gjuhën shqipe .
Pas disa viteve në Shkup e takoj Shaban Shehun, sa më kujtohet në vitin 1994 , nuk munda me duruar dhe  menjëherë i them: përse  Shaban  më gënjeve se probleme me shkollimin e shqiptarëve në gjuhën shqipe, respektivisht me formimin e paraleleve të përziera kanë pas edhe komunat e lartë përmendura. Ai më përqafon e më thotë se jam  i vetmi shqiptar në Maqedoni që ia kam thanë ato fjalë që gjer atëherë prej askujt nuk i ka dëgjuar dhe se është duke përgatitur një libër, nuk më tha se çfarë libri, por se në atë libër do të më përmende mua për reagimin tim. Njëkohësisht më thotë se ti e dinë se prej nga ka ardhur ajo politikë duke aluduar në KQ të LK ku ke qenë  ti. E unë i përgjigjem se në atë kohë nuk kam qenë unë, por më vonë kur u diferencova vetë duke dhënë dorëheqje dhe duke pasur  pastaj   pasoja, duke më shpallur si të papërshtatshëm në pikëpamje shoqërore –politike, duke më diferencuar ideo-politikisht dhe pushuar nga puna, për çka kisha plot  peripeci, jo vetëm unë por tërë familja për shkas të hetimeve dhe hulumtimeve që bëheshin për mua dhe duke lëshuar zëra se jam marr në paraburgim  etj., etj.
PARALELT NË GJUHËN SHQIPE NUK U MBYLLËN PËR DY VITE SHKOLLORE  PËR VITIN 1985/86 DHE 1986/87. ATO U MBYLLËN NË VITIN SHKOLLOR 1987/88.  Pra modeli për paralelet e përziera është tentuar të zbatohet në vitin shkollor 1985  d.m.th. para vitit 1987. Edhe kur u mbyllën ato, unë të  njëjtin qëndrim e kam pas gjatë takimeve të organizuara me prindërit e nxënësve. Bile iu pata drejtuar maqedonasve, se fëmijët e mi mundet barabar me fëmijët e tyre me mësuar dhe vazhduar shkollimin edhe në ndonjë gjuhë të huaj,  duke  shtuar se gaboni kur mendoni se ata nuk dëshirojnë me mësuar në gjuhën maqedonase dhe se kur të lindi fëmija shqiptar duhet ta dijë gjuhën maqedonase, vetëm me përkatësi shqiptare nuk munden me vazhduar shkollimin e mesëm në gjuha maqedonase. Por kot,  nuk kishte ma efekt diskutimi im. Dy shqiptarët e tjerë që ishin me funksion nuk kundërshtua as përpara dy viteve dhe as tani kur ishin në poste të larta. Për shqiptarët që vetë kanë qenë në marrëdhënie pune disi mundem me i kuptuar, por të tjerët që nuk janë var vetëm prej rrogës së tyre ?
Pas kalimit të mandatit, nja pesë muaj pa angazhim zgjidhem për avokat publik për Komunën e Kumanovës dhe të Kratovës.
Kishte edhe disa kombinime tjera për mua, por unë e dija se ma nuk jam i përshtatshëm për funksione dhe se më kanë shënuar me vijë të kuqe dhe të trashë.
Një ditë e shfletoj gaztën “Nova Makedonija”, më duket se ishte viti 1986 apo 1987 .E lexoj një artikull të gazetares nga Tetova, e cila shkruante për aktualitet në Tetovë. Duke lexuar më bien në sy fjalët në tekst ku shkruan se në Tetovë janë muret e shqiptareve shumë të larta dhe eventualisht në një gjendje krize të sigurimit. Organet e shtetit për sigurim kishin me pas shumë probleme. Menjëherë më shkoj mendja se diçka është tu u përgatit në organet më të larta shtetërore dhe politike, por me kënd ta komentoja?
Ma vonë materiali i ashtuquajtur  aksioni për harmonizimin e mureve shqyrtohet në Kuvendin e Republikës së  Maqedonisë dhe kurrkush nuk e kundërshton, mendoj për shqiptarët.  I njëjti material aprovohet edhe në Kuvendin e Komunës së Kumanovës. Pas aprovimit, në vend që të angazhohen organet e administratës komunale këtë aksion e udhëheq L. . komiteti komunal i L.K., ani pse  nuk ishte punë e tij. Dhe në pranverë fillon harmonizimi i mureve në qytetin e Kumanovës. Angazhohen ekipe, me mjete të teknikës për rrëzimin e tyre, nëse vullnetarisht nuk i harmonizojnë vetë pronarët, kuptohet së pari ato që janë kah rrugët dhe shkaktohen reagime jo vetëm nga ana e shqiptarëve, për të cilët ishte i dedikuar aksioni, por edhe nga tërë qytetarët e tjerë joshqiptar për shkas se bëhej fjalë për mure të larta të ndërtuara  qysh gjatë sundimit  të turqve,  por  me siguri të rindërtuar edhe më vonë.
Në prill, apo në maj të 1988-ës,  theksova më lartë  në një mbledhje të kryesisë së K.K. të L.K. të Kumanovës  vihet në rendë të ditës realizimi i aksionit për harmonizimin e mureve në qytet dhe vazhdimi i tij në të gjitha fshatrat e komunës së Kumanovës .Unë në atë kohë isha anëtar i KQ të L.K. të Maqedonisë , por jo më i dëshiruar sidomos për faktorët politik në Kumanovë, por me autoritet  te masat  qytetarët në përgjithësi. Marr fjalën dhe them se mirë që është realizuar me sukses aksioni në qytet, se me të vërtet pa marr parasysh se muret më të larta ishin të shqiptareve, për shkas se  qyteti është një ambient urban  nuk ka nevojë për mure të tilla. Por, sa i përket  vazhdimit të aksionit në fshatra do kemi probleme e sidomos në fshatrat shqiptare,, kundërshtime  për shkak se muret në fshatrat janë ndërtuar për mbrojtjen e pasurisë, për kultivimin e duhanit, etj. Flitet se ky aksion është pjesë e programit të Çubrilloviqit, Andriqit, të cilët them se nuk i kam lexuar, e për këtë shkruajnë revistat javore në Kroaci siç është DANAS,  etj. Gazeta  Rilindja duke i transmetuar pyetjet e delegatit nga Kosova Nebi Muriqi, tani nuk më kujtohet pyetjet që bënte dhe i komentonte delegati në parlamentin  federativ apo të Serbisë. Se ky aksion ka për qëllim me i bërë shqiptarëve presion që të shpërngulen nga Maqedonia dhe Jugosllavia  duke iu thanë se unë këto programe e plane nuk i kam lexuar, por i kam lexuar në revista dhe gazeta.  Kryetari i KK të LK T.Ç. , Kryetari i komunës D.A. dhe kryetari Sh. S i luftërave  B.S.,  një albonofob  i njohur në Kumanovë që atëherë të tre sipas dijenisë sime,vetë shokët e tyre më kanë treguar se janë takuar disa herë me Milosheviqin duke mos treguar dhe udhëtuar me urdhëresa të rrejshme të rrugës. Të tre u skuqën dhe skuqja e tyre ishte shumë e dendur  por nuk thane kurrgjë për diskutimin tim. Dhe me të vërtet patën probleme këtë e kam thanë në një intervistë në TV lokal në Kumanovë në gjuhën maqedonase në vitin 1994. Sa më kujtohet  dhe ky aksion u ndërpre, pas Kumanovës kur vazhdoj në Shkup  dhe në Haraçinë u mbytë një person shqiptar, me ndërmjetësimin e atëhershëm të funksionarit të lartë të Kryesisë së Maqedonisë, Vasil Tupurkovski.
Dhe  kur marrin aksion për të më diferencuar  pas demonstratave në Kumanovë, më 28.08/1988  në mbledhjen e Kryesisë së K të LK  e mbajtur me 31gusht 1988, kritikohem pse janë thirr njerëzit gjoja për hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe kur  pohoni se mirë keni vepruar sipas ligjit kur i keni mbyll, s’ka pas nevojë me organizuar mbledhje etj etj. Por mua më ishte e qartë se kjo mbledhje me strukturat partive politike nga bashkësitë lokale të banuar me shqiptar dhe shkollave ishte vetëm e vetëm për t’iu hakmarrë shqiptarëve që patën shkuar, gjoja me u ankuar për  muret, shkollimin etj. etj.  në Beograd prej ku faktikisht sajoheshin planet dhe programet. Duke i dënuar  dhe përjashtuar nga puna pjesëmarrësit në tubimin  e shqiptarëve  para ndërtesës së partive politike  për të interesuar se a do të vendoset gjoja që të rihapen paralelet në gjuhën shqipe.
Kam shumë për të shkruar lidhur me ngjarjet, provokimet që  na kanë bërë shqiptarëve  në Kumanovë,  por po përfundoj me këtë konstatim  se EKSPERIMENTET në arsim por edhe në lëmi tjera  kanë filluar në Kumanovë dhe kundërshtimet  janë bërë po në Kumanovë. Prandaj nuk është mirë që  ndonjë person politik që në atë kohë nuk ka qenë në rrjedhje të ngjarjeve politike  apo gazetar, normalisht i ri që të mos hulumtoj në detale  para se t ë shkruaj se ku kanë filluar aksionet për realizimin e eksperimenteve  në çfarë rrethanash  dhe a ka pas kundërshtime apo jo . (fund)

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0