Lazim Destani shembulli model për shoqërinë tonë
Arsim SINANI
Një lajm i shpifur javën e kaluar na tronditi të gjithëve, një lajm i cili u mundua që ta njollosë emrin e familjes Destani nga Tetova, një lajm që përfundoi me një vendim Gjykate në Gjermani që i rrëzoi të gjitha insinuatat dhe shpifjet ndaj “Ecologut”.
Ky ishte një motiv për mua si intelektual, si qytetar I përgjegjshëm që ti them disa fjalë mbi Lazim Destanin dhe familjen e tij shumë të nderuar e respektuar.
Si i ri më rra rasti që nëpërmjet babait tim të ndjerë Ramadan Sinani, ta njoh për së afërmi Lazim Destanin, njeriun i cili kurrë nuk kurseu asgjë për të mirën e popullit të vetë, si në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, gjithëandej Lazim Destani e ndihmoi kulturën, shkencën, rezistencën. Një shembull i një biznesmeni i cili kurrë para vetes nuk bëri llogari kur kishte përpara një projekt libri, festivali, udhëtimi, sponzorizimi, ndihme etj. Vetë fakti se gjatë gjithë kohës së okupimit të Kosovës shtëpia dhe i gjithë kapitali i tij u bë Ministri e hapur për hallet dhe problemet e shqiptarëve dhe asnjëherë, as edhe për një herë ky njeri nuk hezitoi, nuk kurseu asgjë nga vetja për të ndihmuar atëherë kur kishte më së shumti nevojë populli shqiptar, flet për figurën e këtij personaliteti shumë të dashur për ne shqiptarët.
Sot kur po e shkruaj këtë shkrim më duhet të rikapitulloj disa momente shumë të rëndësishme për mua personalisht; “Festivali i parë gjithëkombëtar “Fest Arb” u mbajt në Shkup nën patronatin e tij në vitet e 90-ta dhe ishte një kontribut i jashtëzakonshëm për kulturën shqiptare. Ishte hera e parë kur artistë, kompozitorë nga të gjitha viset takoheshin bashkë në Shkup dhe ishte një sihariq i mirë, një kontribut për afrimin e kulturës shqiptare. Dhe problemi ishte se Salla Universale kurrë nuk kishte folur shqip deri atëherë, por fal angazhimit të z.Destani u bë e mundshme që për herë të parë këtu të jehojë fjala shqipe e shkruar dhe kënduar.
Po ashtu në vitet e turbullta të 90 z.Destani ishte njeriu i cili ndihmoi deri edhe në hapjen e një Shtëpie botuese “Konica 95” dhe botoi një morri librash dhe revistash që edhe sot e kësaj dite vlera e tyre mbetet e mirëfilltë. S’do mend se secili do kishte dëshirë që të kishte një CV kaq të pasur dhe një kontribut të jashtëzakonshëm për shqiptarët dhe ky padyshim se është Lazim Destani miku i madh i shqiptarëve, një malësor tipik i Sharrit që me dashamirësinë e tij i dha shumë popullit të vetë.
Ka dhe shumë momente tjera që besoj se do flasin në të ardhmen vetë aktorët e ngjarjeve dhe zhvillimeve që protagonist e kanë pasur pikërisht personalitetin e këtij burri që flet pak e bën gjithnjë shumë punë.
Si mik i tij dhe nga aq sa kam pasur mundësi ta njoh e admiroj për atë që ka bërë për shqiptarët dhe e përgëzoj që asnjëherë nuk u dorëzua nga sfidat që i dolën para.
Vërtetë nuk e di se a ka ndonjë projekt që ka qenë në interes të shqiptarëve dhe pas këtij projekti mos të qëndrojë sigla e Lazim Destanit, besoj se të gjithë do të pajtoheni se sikur të kishim më shumë kompani si kjo që e drejton kjo familje me siguri se punët ne shqiptarët do ti kishim më mirë.
Sot kur djemtë e tij kanë ngritur një Kompani të fuqishme, “Ecologun” goditjet vijnë jo për të njollosur vetëm e emrin e tyre por edhe emrin e shqiptarëve, por këto qarqe jo vetëm që nuk arritën ta plasojnë këtë gënjeshtër mediale por që fundin e kishin në një Gjykatë gjermane që i rrëzoi të gjitha këto të pavërteta për “Ecologun” e Destanëve dhe po kjo gjykatë ua ndaloi gazetarit e mediumit shpifës që ta përmendin emrin e tyre në të ardhmen.
Por nuk thonë kot se e vërteta del në shesh dhe lajmi nga Gjykata gjermane ishte edhe një dëshmi për kontributin e madh që po jep kjo familje për shoqërinë tonë dhe për ndershmërinë e tyre që asnjëherë as unë e askush tjetër nuk ka pasur fije dyshimi. Shpifjet e llojit të mediumit që e publikoi këtë lajm nuk arritën asgjë përveçse e konfirmuan edhe njëherë kompaninë “Ecoolog” dhe familjen Destani, si njerëz të ndershëm që me punë e me shumë sakrifica kanë arritur suksese ndërkombëtare.
Dhe krejt në fund po e përmbyll këtë shkrim timin me një mendim që mbizotëron te njerëzit se nëse dikujt duhet ti jepet titulli i qytetarit të nderit për shumë kontribute s’do mend se ky është Lazim Destani, njeriu modest nga Tetova i cili ku shkoi me punën e tij i afirmoi shqiptarët dhe vlerat e kombit tonë. Dhe vërtetë z.Lazim Destani është i nderuar, i respektuar në mesin e popullatës së vetë sepse me punën e tij ka treguar se është njeri që punët i ka bërë me përkushtim pa bërë shumë llogari se do të përfitojë diçka nga investimi i bërë.
(autori i shkrimit është gazetar i pavarur)
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj