Serish vjen marsi....
Bardhyl MAHMUTI
Strategjia e humbjes së gjurmëve iliro-shqiptare dhe shkatërrimit të identitetit kombëtar shqiptar në hapësirat e ish Federatës jugosllave mori goditjen e parë vdekjeprurëse në Universitetin e Prishtinës.
Po bëhen gati tri dekada nga marsi i vitit 1981 kur studentët e këtij tempulli të dijes vërshuan rrugët e kryeqytetit të Kosovës për t’ua bërë me dije udhëheqësve komunist në Beograd dhe argatëve të tyre në Prishtinë se "jemi shqiptar e s’jemi jugosllave"
Kjo moto e afishimit të identitetit kombëtar dhe mobilizimi rreth kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës, pra të asaj formës shtetërore të organizimit politik që do ta pamundësonte realizimin e aspiratës asimiluese jugosllave, shënonte fillimin e fundit të politikës antishqiptare në ish Jugosllavinë komuniste.
Të tërbuar nga dështimi i strategjisë së tyre që t’i shesin popullit shqiptarë robërinë e re të diktaturës komuniste si rezultat i Luftës Çlirimtare, regjimi diktatorial aplikoi të gjitha masat e dhunës: vrasje, plagosje, arrestime, tortura, dënime, përjashtime nga puna, ndërrime të Rektorëve të Universitetit, largime të profesorëve nga katedrat e fakulteteve, izolime, diferencime ideo-politike....
Me të vetmin qëllim që të "neutralizonin" reagimin e shteteve demokratike të perëndimit ndaj kësaj dhunë , qarqet antishqiptare në Beograd, Shkup dhe Titogradin e atëhershëm krijuan Teatrin e Kukullave Politike.
Në këtë Teatër Kukullash Politike shfaqej tragjikomedia, ku me rotacion, herë politikanët e llojit të "luftëtarit çlirimtar" Ali Shukriu e herë të llojit të dresuar të Rrahman Morinës aktronin vetëm një rol: aktronin para korit diplomatik realizimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve dhe të ngitnin në qiell sukseset e luftës kundër "ekstremizmit dhe organizatave kriminale shqiptare".
Qarqeve antishqiptare mbështetën shpresa të mëdha se taktika e ndërsimit të "politikanëve të ndershëm" kundër "politikanëve që nuk përfaqësojnë popullin"; e ndërsimit të "studentëve me librezë partie" kundër "studentëve pa librezë partie"; e ndërsim të "shqiptarëve të ndershëm" kundër "shqiptarëve të pandershëm", e publikimit të shkrimeve të "përshtatshme" ideopolitike dhe humbjes së gjurmëve të "literaturës reaksionare".... do t’ju sjellë rezultate në zhbërjen e qenjes sonë kombëtare. Duke ëndërruar se kjo politikë do t’u mundësonte të Kremtonin Meshën e Fitores ndaj popullit shqiptar, vendosën që mbi themelet e Tempullit të Dijes të Kompleksit të Universitetit të Prishtinës të fillojnë ndërtimin e Kishës Ortodokse Sllave...
Por..... Serish erdh marsi!
«Epopeja e Jasharajve» i dha dimension legjendar historisë moderne shqiptare! Kjo Epope që u shndërrua në sinonim të sakrificave kombëtare krijoi kushtet që në skenën politike të dalin përfaqësuesit e vërtetë të popullit. Ata që i dhanë vulën fitores! Teatrit të Kukullave Politike në Kosovë i ra perdja dhe Kisha e Papërfunduar Ortodokse mbetet si fosil në zemër të Kompleksit Universitar...
Gjeneratat e ardhshme do të mësojnë se falë kësaj Epopeje të lavdishme të UÇK-së dhe sakrificave të mëdha projektet antishqiptare mbeten si fosile të një politike të ngordhur.
I lë lexuesit të imagjinojë se çka ndodhi në Kosovë me politikanët e "ndershëm", redaktorët e gazetave partiake, studentët "me libreza" .....
Populli shqiptar në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi ballafaqohet me intensitetin e njëjtë të dhunës....
Nuk është faji im nëse analogjia e situatës së rëndë që kalon populli shqiptar në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi provokon imagjinatën e lexuesve të shohin ngjashmëri mes Teatrove të Kukullave Politike dhe tragjedisë kombëtare shqiptare në këto shtete....
Unë shpresoj....
Sërish vjen marsi...!
(autori është Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar)
-
Ahmeti dhe Thaçi mund t’i dorëzojnë mandatet e deputetëve? (lexuar sot:295)
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:291)
-
Seks para publikut në garat me kuaj (Videon) (lexuar sot:290)
-
Diellza prezenton të dashurin e ri (lexuar sot:212)
-
Vajza nga Shipkovica kampione në Gjermani (lexuar sot:199)
-
Grubi: LSDM kërkoi nga unë të shkaktoj incidente (lexuar sot:198)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:153)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
krejt jan mere njanin mshoj tjetrit
Pse nuk flet Ali Ahmeti?
Si ne artikullin e TV A1, poashtu edhe ne pergjigjen ndaj reagimit tim te dates 30 qershor, Ali Ahmeti nuk gjen guximin qe ne perputhje me pergjegjesite e veta si kryetar partie te prononcohet lidhur me çeshtjet qe i perkasin, por, nen mbulesen e « strukturave dhe organeve te partise » hedh gurin dhe fsheh doren. Duke ju drejtuar opinionit permes Qendres per Informim te BDI-se, Ali Ahmeti tenton te fsheh nje pjese te historise se vet. Pikerisht ate pjese qe lidhet me luften ne Maqedoni. Permes fshehjes se kontakteve qe ka pasur me mua gjate lufte dhe nxjerrja e letres qe kam shkruar ne nje kontekst te caktuar kunder Arber Xhaferit, Ali Ahmeti deshiron te krijoje huti te opinioni publik per gjoja kontradiktat e mia dhe, sipas tij, “rreth te vertetave dhe te pavertetave te luftes dhe rolit te individeve te caktuar gjate saj nuk meritojne koment te veçante. Ato me se miri le t’i gjykoje popullata shqiptare dhe opinioni i gjere publik.”
T’i do te kishe deshiruar qe te shkruash historine vet dhe mos kete komente, sidomos ato komente qe jane te veçanta per ty. Te leme anash deshiren tende dhe t’i kthehemi realitetit. Letra e 30 marsit 2001 qe ti e citon eshte leter qe eshte shkruar nje jave para takimit tone te fundit. Ndersa telefonatat dhe sherbimet qe t’i ka bere Arber Xhaferi dhe PDSH-ja datojne para dhe pas letres sime, para dhe pas telefonatave te mija.Mos hidh mjegull aty ku gjerat jane te qarta.
Qe ne fillim te paçavures tende ti tenton te mohesh kontatet dhe divergjencat e shpeshta qe kemi pasur gjate luftes ne Maqedoni. Kur shkruan “per gjoja kontaktet e tij (Bardhyl Mahmutit) me Kryetarin e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti gjate luftes se vitit 2001” deshmitaret e takimeve tona mund te pyesin se si ta mban goja te perdorish fjalen “gjoja”. Une nuk çuditem, se te njoh mire. Dhe njoh logjiken qe te detyron te fshehish faktin se gjate gjithe luftes jemi takuar mbi 50 here ne banesen time ne Prishtine dhe nje here ne Prizren (pas vajtjeardhjes tende te shpejte ne Malesi te Tetoves). Nese deshiron mund te t’i precizoj te gjitha takimet, te gjithe deshmitaret (fatmirsisht te gjithe jane gjalle dhe shumica anetare te BDI-se), te gjitha bisedat...Mos harro se “dielli me shoshe nuk fshihet” . Ti nuk mundesh te pranosh publikisht se gjate gjithe luftes ke qendruar ne Kosove dhe siq pohove ne takimin e 7 prillit 2001 (ne prezence te B.Sh., N.B., R.A.,) “me ka plasur shishja ne dore dhe skam çka bej”. Nese behesh se e ke harruar do t’i perseris! Bile ne teresi nese duash!Veq vazhdo me provokime!
Ti e din fare mire, siq e dine edhe deshmitaret tjere, se perkunder divergjencave qe kam pasur me motivet e tua per luften ne Maqedoni, pas vendimit tuaj per te lene Malesine e Tetoves nen thundren e focave te terbuara maqedonase, te ofrova sherbimin tim te plote. Kete nuk e bera per karieren time e as per ambicjet e mia. Kete nuk e bera per te rrezikuar ambicjet tua karrieriste. Duke ditur friken qe kishe nga autoriteti im une te propozova qe te nenshkruaj nje deklarate se pas luftes nuk do te angazhohem ne politike. Madje isha ne gjendje te ve edhe shenjat e gishtave per te deshmuar autenticitetin e deklarates. Perkunder premtimit se brenda javes do te mbledhesh Drejtorine Politike (qe s’kishte ekzistuar fare) ti i bishtnove kerkeses time.
Arsyetimet e tua te pasluftes se “ke dashur te me kursesh mos po me vret dikush e te mbetet faji ty” me jane dukur absurde. Jam i bindur se asgje e keqe nuk do te me kishte ardhur nga ushtaret e mirfillte te UCK-se, atdhetaret e mirfillte, qe sot gjenden ne burgje, te perndjekur anekend botes, dhe te diskriminuar si asnjehere me pare. Ndersa prej UDB-asheve qe i ke infiltruar ne radhet e UCK-se syri pat nuk me ben. Ali Ahmeti! Ne politke nuk ka asgje pa koment! Gjerat duhet te sqarohen! Tek pasi te sqarohen te gjitha vendimet (terheqja nga Kalaja, terheqja nga pikat strategjike, terheqja nga kontrolli i akseve rrugore me rendesi te veçante, terheqja nga shume vende qe çliroheshin me sakrifica te ushtareve te UCK-se ...) populli shqiptar dhe opinioni i gjere publik do gjykojne “rreth te vertetave dhe te pavertetave te luftes dhe rolit te individeve te caktuar gjate saj”.
Tek pas sqarimit te plote, populli shqiptar ( e jo “popullata” siq e perdor ti, sepse eshte nje term, qe se bashku me termin “kombesi”, na e paten neveritur titistet) do te dij t’ia jep vendin e merituar sejcilit individ.
Sa u perket kontakteve tona nuk do te habitem nese ti do t’i mohesh te terat. Madje edhe takimin e pare ne Malet e Berishes, gjate Konferences se Pare (mars 1989) ne kohen kur titistet kishin shpallur gjendjen e jashtezakonshme ne Kosove. Atehere kur mbaje nen sjetull vepren e shokut Enver: “Titistet”
Sot,ti mund te mahnitesh me veprat e Titos, ti mund te perdoresh terminologjine e Titos, por mos mendo se do te sundosh mbi kurrizin e popullit shqiptar sa titistet. Ka perenduar ajo kohe!
Bardhyl Mahmuti
Botuar në Koha Ditore, Edicioni Maqedoni,
korrik 2005,
u nevoitet as mars as prill,sepse kanë rehatinë.Kur gjith populli shqiptarë mëton bashkimin kombëtar,dikujt i pengon ajo sepse u prishin punën.Kjo duket qartë nga komentet që bëjnë.Si gjithmon njerëzit e akomoduar në kolltuqet e pushtetit të huaj shajnë aktivistët e kombit të cilët qëllim të vetëm kanë bashkimin e kombit.Nëse dikujt i pengon bashkimi, atëherë unë do ta kisha fal sepse ata njerëz edhe nuk dinë se çka bëjnë përveç interesit personal.Unë gjithmon kur lexoj ndonjë artikull nuk më intereson se kush është autori por cilësia e artikullit dhe tema që trajtohet,kurse ju merreni me autorin pardon artikullin sepse u prish punë dhe reahatinë.
Publikoni komentin tuaj