Kujt i sherbejne hartat e tilla?!
Rahmi VELIU
Si shumë ndërmarrje prodhuese dhe joprodhuese, konsumatorëve të tyre, me rastin e festave të vitit të ri, u dhurohen kalendar të ilustruar me fotografi dhe panorama të ndryshme. Ndonjë ndërmarrje, pos kalendarëve, konsumatorëve u dhuron edhe ndonjë bllok (fletore për shënime). Në ballinë është i shënuar emri i ndërmarrjes- donatorit dhe ca ilustrime të prodhimeve të kësaj ndërmarrje. I tillë ishte edhe blloku që së bashku me kalendarin për Vitin e Ri 2010 u dhuroi konsumatorëve të tyre nga një bllok si që është rasti i Kompanisë Logjistike amerikane e kompjuterëve (DHL). Me rëndësi është të theksojmë se si shtojcë e këtij blloku është parashtrimi i hartave gjeopolitike të kontinenteve si disa rajoneve dhe shteteve me karakteristikë të atyre kontinenteve. Në fillim është e paraqitur harta politike e botës (f. 2,3). Më tutje, sipas radhës, janë të parashtruara rajonet kryesore të Evropës si që janë: Franca (f.4) , Mbretëria e bashkuar dhe Irlanda (F. 5), me tutje vijon me Evropën Qendrore (f. 6,7) dhe vendet e Evropës veriore-Gadishulli i Skandinavisë (f.8), vijon me Gadishullin Pirenej me shtetet Portugali dhe Spanje (f.9). Në vijim na paraqitet Italia gjegjësisht Gadishulli Apenin (f.10) dhe në f. 11 gjendet Gadishulli Ballkanik për të cilin do të bëjmë fjalë më poshtë. Në mënyrë identike është parashtruar edhe kontinenti më i madh në botë – Azia. (f. 12,13,14 dhe 15), Australia (f. 16, 17), Federata Ruse (f. 18,19) dhe vazhdon me kontinentin e Afrikës me rajonet kryesore të tij (Afrika Veriore dhe Lindore (f.20, 21) si dhe Afrika Qendrore dhe Jugore (f. 22,23) dhe pastaj vijon me Japoninë dhe Korenë. (f.24) dhe Ujdhesat Karaibe (f.25). Në kontinentin e Amerikës Veriore janë të paraqitura Kanada (f.26,27) dhe SHBA-ja (f.28,29). Amerika Jugore është ndarë në pjesën veriore (f.30,31) dhe në atë jugore (f.32). Ky ishte vetëm një përshkrim i shkurt i këtij atlasi- shtojcë e këtij blloku. Në shikim të parë, çdo gjë është në rregull, por në hartën që e paraqet Gadishullin Ballkanik, shënimi i vijës kufitare- vija e demarkacionit nuk përputhen me realitetin. Nuk janë parashtruar në mënyrë të drejtë kufijtë shtetëror. E njohur na është se Mali i Zi (Montenegro) u shkëput nga ish Jugosllavia e mbetur para më se dy vitesh. Në këtë hartë mungon vija kufitare Serbi-Mal i Zi, por i shënuar është emri i këtij shteti Montenegro (Mali i Zi). Mungon edhe vija kufitare Mali i Zi- Kosovë. Sa i përket kufirit Serbi-Kosovë, nuk ekziston fare. Nuk është i shënuar as emri i Republikës në fjalë. Vendbanimet si Mitrovica , Prishtina, Peja, Gjakova, Ferizaj janë të shkruara në shprehjen serbe, me shkronja latine. E njohur na është se ky shtet, që nga viti 1998 është shkëputur nga Serbia dhe këtë vit u festua edhe dy vjetori i pavarësisë së shtetit më të ri në botë- Republika e Kosovës. Thënë më qartë, kjo është një hartë e periudhës millosheviqiane e cila ka kohë që ka ndërruar pamjen politike me atë se me shkëputjen e Kosovës dhe të Malit të Zi, definitivisht u shkatërrua Federata e dikurshme e ish Jugosllavisë. Të theksojmë se në këtë hartë nuk është shënuar mirë as kufiri Kosovë- Maqedoni. E njohur na është se këta dy shtete (Kosova dhe Maqedonia) bënë marrëveshje për shënimin e vijës së demokracionit. Kufiri shkon përgjatë kreshtës malore të Malit Sharr, kah një shtrirje lindje- perëndim. Në perëndim arrin deri te Mali Rudakë dhe te “Trekëndëshi i Sharrit“ kjo vijë kufitare nuk arrin te tre kufiri Shqipëri-Kosovë-Maqedoni ose thënë më mire, tre kufiri shqiptaro-shqiptaro-shqiptar, por është lënë zbrazëti. Marrë në tërësi, një hartë e tillë e Gadishullit Ballkanik me theks të veçantë i Serbisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë është e parashtruar me kufi joreal dhe jo të definuar mire. Bënë përshtypje se një hartë e tillë është e përgatitur nëpër kuzhinat serbe në mënyrë që ti kënaq pretendimet territoriale serbomadhe dhe mund të themi se kjo mund të shërbej më si material propagandist i Serbisë se sa mjet për orientim.
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:320)
-
Seks para publikut në garat me kuaj (Videon) (lexuar sot:304)
-
Ahmeti dhe Thaçi mund t’i dorëzojnë mandatet e deputetëve? (lexuar sot:300)
-
Diellza prezenton të dashurin e ri (lexuar sot:220)
-
Vajza nga Shipkovica kampione në Gjermani (lexuar sot:212)
-
Grubi: LSDM kërkoi nga unë të shkaktoj incidente (lexuar sot:203)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:162)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj