Hyrje | Opinion | Ministri i “sertë” kërkon shpëtimin tek agjencitë

Ministri i “sertë” kërkon shpëtimin tek agjencitë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bekri AJDINI

Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, i “kërcënon” dhe paralajmëron se do t’i godasë ata që punojnë në mënyrë të jashtëligjshme! Kështu më në fund, kreu i Ekonomisë së Maqedonisë, iu drejtoi mesazhin paralajmërues disa agjencive, të cilat sipas tij, “paskan funksionuar pa dokumentacion të nevojshëm”, dhe se gjoja, prapë, sipas zotit Besimi, “na qenkan fajtore” për situatën tepër teatrale dhe të dhembshme me azilkërkuesit shqiptarë nga Likova dhe Kumanova.

Megjithëse deklarata kishte makijazh fund e krye politik, duke lënë shumë pak hapësirë për sinqeritet, analistët e këtushëm nxituan ta komentojnë edhe si një përpjekje shtesë të “ushtarëve të kabinetit kryeministror”, për të përfituar ndonjë pikë politike. Tani kur “të palarat” po dalin në shesh për golgotën shqiptare të rajonit të Kumanovës dhe Likovës, politika shqiptare po bën të gjitha orvatjet barrën e përgjegjësisë ta hedhë diku tjetër. Mirëpo, edhe në këtë drejtim gjërat shyqyr Zotit, nuk po i lëvizin mirë, sepse janë pikërisht ndërkombëtarët, ata të cilët iu thonë troç: fajin e ka politika, gjegjësisht qeveria, sepse me vite të tëra s’ka investuar në këtë rajon, sidomos në periudhën e pasluftës, me ç’rast edhe më tepër u hap nevoja për investime ekzistenciale.

Dhe në vend që të investohej, politikanët këtë rajon e vizitonin ekskluzivisht gjatë fushatave elektorale, sa për të përfituar nga votat e qytetarëve të këtushëm. Askush, më tepër se kaq nuk bëri në këtë rajon, kurse përfaqësuesit politikë të këtij rajoni, nuk kanë arritur të realizojnë qoftë edhe një projekt me rëndësi për popullatën e kësaj ane.

Revoltën tek banorët e kësaj ane të Karadakut kohëve të fundit po e shtojnë disa deklarata të pamatura të politikanëve të këtij rajoni, dhe sidomos të përfaqësuesve të lartë të qeverisë, siç ishte rasti i fundit me deklaratën e ministrit Besimi.

A thua mendojnë ata se popullata e kësaj ane e cila vetë e di se si e përjetoi “golgotën” ju beson verbalizmave të këtillë dhe deklarimeve sa për sy e faqe? Përgjigja gjithsesi është negative – le te dalin në terren në Likovë dhe Kumanovë dhe le t’i pyesin ata të cilët për shkaqet e mësipërme u përcaktuan t’i braktisin vatrat e tyre stërgjyshore.

Fatmir Besimi, është dashur të angazhohet për ndërmarrjen e masave preventive me qëllim të parandalimit të eksodit shqiptarë nga rajoni i Likovës dhe Kumanovës?

Pikërisht dikasteri i tij ministror (Ministria e Ekonomisë) është një nga “segmentet” e kësaj shoqërie që nuk kanë ndihmuar në zhvillimin e rajonit në fjalë. M’u moszhvillimi i nevojshëm dhe i kënaqshëm i këtij rajoni, ka qenë shkaku kryesor për golgotën shqiptare prej azilkërkuesit. Ministri gjatë mandatit të dytë asnjëherë s’e ka vizituar këtë rajon të luftës, me qëllim të realizimit të ndonjë projekti kapital.

Sa biznese të reja janë hapur në këtë komunë me një kredi me interes të volitshëm, me greis-periudhë për kthimin e kapitalit fillestar ose inicimin e ringjalljes së biznesit familjar? Ndoshta do të kishte qenë më e udhës që ministri edhe përkundër këtyre fjalëve të kota e të rënda me plotë faj, të tregojë se si do ta zhvillojë këtë zonë ekonomikisht. A do të ndërtojë një punëtori, fabrikë ose diçka tjetër që t’i punësojë rininë e Karadakut.

Në fakt, kjo zonë nuk ka rini. Ajo ka ikur në Evropë që nga momenti pasi kreu misionin e luftës, sepse zhgënjimi ishte i menjëhershëm.

Veprimi i juaj i fundit u kuptua shumë qartë nga banorët e kthyer. I nënçmuat ata aq shumë sa që ranë në pozitën e fajtorit, ose siç thotë populli ata mbetën “edhe të fikur, edhe të koritur”.

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

liridon-Tetove në 13/03/2010 18:50:36
avatar
ky ministri i sert me shqiptaret e mjer,kurse me shkijet han e pin e i mer ne shpi te vet se i ka xhan dhe u tregon atyre se ja une si i qortoj ata qe me votojn dhe ma mundesojne une te jem minister e ata azilant,minister matrapazi ne vend se te sjell nga jashte nji investitore e te hape ndonje fabrike ne Likove ai meret me halocinacione shef andra kuajsh dhe vrapon te thote dicka te afte duke trgur paaftesine e tij,ministri per te cilin bdi thot se eshte ma i mencuri i botes,une po ju them se eshte ministri me i dobet i botes.ai nuk po punon azgje per popullin e vet por punon per popullin maqedonas,dhe shum mire beri Adem Demaci qe i shau perfaqesuesit e popullit shqiptare ne maqedoni,ketij patuljakit ja shau nenen atij tjetrit motren e kshu me radhe dhe u tha,cka hamamin jeni tu punu vetem per interesat tuaja te ngushta,ju duhet ne mengjes kur te shkoni ne pune tju kujtohet se populli ju ka cuar atje dhe te punoni per popullin shqiptare e jo per popullin e vmro dhe per interesat tuaja personale.RROFSH SA MALET E SHARRIT ADEM DEMACI.ky ministri matrapaz fatmir besimofski qe nuk e meriton me e shkru me shkronja te medhaja jo pse eshte shum i vogel por perse asht duke u sherby shkijeve dhe punon kunder shqiptareve,deshmon edhe permes ekranit tv.ku kazinove ne gjevgjeli me intervenimin e kryetarit te komunes se gjevgjelise u lejon te pihet duhani qe te kene me shume mysafir e perse kazinot ne
Struge ose ne Tetove nuk ua mundeson nje gje te tille.fatmir besimi e solli ligjin me famkeq per duhanin ai me paaftesine e tij nuk solli liq as qe e perpiloi ate por thjesht e ndaloi duhanin.dhe se funi ai fajson njerezit familjare si dhe agjensionet turistike kinse mashtrojne popullin.jo zotri matrapazi meri nja 5 persona ne pune nga Kumanova si dhe nja 3 keshilltare poashtu nga Kumanova,kuptohet shqiptare e jo maqedonas sepse shkije ke mar aq shum saqe nuk ke vend ma per shqiptar edhe ata te tjeret te marin nga aq pastaj do ta shohesh se nuk do ikin ne Belgjik po do te rijne pran familjes se tyre,sado qe te donte dikush ti mashtroje nuk do arinte dot.ti minister i ndyre je ne sherbim te shkijeve dhe je organizatori i ketyre ikjeve.ne mendojme se ministrija e ekonomise do te zhvillohet kah ana e shqiptareve sepse e kemi ministrin shqiptare po ti ishe kan ma i zi se shkijet ne krye me ali ametofskin qe ADEM DEMACI ja shau partine dhe bdi.denimin deshiroj ta merni nga ALLAHU I MADH.
Thumbs Up Thumbs Down
0
toni në 12/03/2010 15:34:32
avatar
shum shkrim i mir bravo ashtu esht por askush se thot te verteten po paske shkruar ashtu si esht allall te koft nga komuna e likoves
Thumbs Up Thumbs Down
0
shari në 12/03/2010 14:07:30
avatar
Keto te paftyre fajin mundohen ta largojne duke i pike ne qafe dikuj tjeter,more matrapaz cfar keni investu ne pushtetin lokal nje mandat e harxhuat jeni ne te dytin duke i pase edhe pushtetin lokal edhe ate qendror po puna asht diku tjeter se separi jeni total te pa afte e dyta ky far gruevski u ka fute ne shishe e treta me te vertete paskeni qene berlloku i shiptaris po edhe Zoti se pari pastaj edhe populli do tju denoje
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0