Hyrje | Opinion | Na shahë o Adem Demaçi

Na shahë o Adem Demaçi

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Petrit MËNAJ

Prej kohësh, që kur politika antishqiptare e Grujevskit po shikohet me një farë inferioriteti e nuk po kundërshtohet siç duhet nga politikanët e BDI-së, kundër saj reflektohet një pakënaqësi te elektorati shqiptarë, por dhe te shumë intelektualët në Maqedoni por dhe më gjerë. Si shumë të tjerë që kemi mbështetur dhe propaganduar vazhdimisht politikën e BDI-së dhe të Ali Ahmetit dhe unë jam gjendur në presionin e kritikave për këtë pasivitet dhe heshtjen që e krahasojnë me atë të PDSH-së kur ishte në pushtet. Dikush edhe më ka kritikuar për vlerësimet që kam bërë për Ali Ahmetin, si idealist dhe si vazhdues i veprës së rilindësve në librin tim më të fundit ”Dilemat e Integrimit të Maqedonisë dhe Shqiptarët”. Natyrisht nuk kam heshtur, por sipas bindjeve të mija kam shpjeguar veprimin politikë të Ali Ahmetit në kushtet e krizës që ka kapur shtetin maqedonas, por kam pasur dhe rezerva në këtë drejtim, duke mos ditur se si drejtohet sot politika në labirintet e diplomacisë evropiane dhe amerikane në lidhje me menazhimin e kësaj krize, kur dihet që në sajë të mbështetjes së tyre ne si shqiptarë jemi bërë palë në zgjidhjen e krizave të shkaktuara në tre luftërat që zhvilluam për liri demokraci e prosperitet gjatë shkatërrimit të ish Jugosllavisë.

Por në kuadrin e përkujtimit të njëzetenëntë vjetorit të protestave të studentëve të marsit të vitit1981 në Kosovë, ku në Shkup u shpalos dhe pllaka përkujtimore në nderim të patriotit nga Kosova Mersel Ahmeti, idealistët dhe veprimtarët e mbledhur nga gjithë trojet shqiptare, dëgjuan dhe panë reagimin e Ali Ahmetit ndaj kritikave të Adem Demaçit, që rrallë kush i ka pranuar nga pushtetarët shqiptarë të të gjitha trojeve si ai.

Adem Demaçi gjatë bisedave të lira, në kafe dhe kur drekuam, foli hapur e qartë për ëndrrën e rilindësve, për përpjekjet e gjithë brezave, por dhe për idealin e studentëve në vitin 1981 në radhët e të cilëve ishte dhe Ali Ahmeti. Ai foli dhe për natyrshmërinë, largpamësinë dhe mençurinë që duhet treguar në situatat e reja që zhvillohet politika duke mos kursyer dhe kritikat apo sharjet siç i quajmë ne shpesh shqiptarët për pushtetarët e sotëm në mbar trojet shqiptare.

“Na shahë o Adem Demaçi” – tha Ali Ahmeti. Por duke ju drejtua pjesëmarrësve vazhdoj më tej: -Le të na shaj baca Ademi se na bëjnë mirë kritikat e tij, ai na shanë shqip. Sharja në gjuhën shqipe mirë të bënë gjithmonë.

Sigurisht mesazhi i këtyre fjalëve duhet kuptuar mirë, duhet kuptuar në lidhje me sinqeritetin, pastërtinë dhe nijetin e kritikës, e cila në politikën e sotme shqiptare nuk bëhet ashtu siç porositi Demaçi, duke u udhëhequr prej idealit kombëtar, që: “Hasanët dhe Hysenët, sikurse dhe partitë ikin e vinë, harrohen, por populli mbetet”. Por politikanët e sotëm nuk vënë mbi gjithçka idealin kombëtar, interesin e zhvillimit dhe të përparimit të kombit, por interesat e tyre personale apo grupore.

Përkujtimi i ngjarjeve të marsit të vitit 1981, si dhe dialogu i Ahmetit me Demaçin kam bindje se duhet të jenë një mesazh i qartë, ku mes rreshtave dhe përtej tyre duhet parë e vërteta, duhet dalluar rruga ku duhet ecur për realizimin e idealit kombëtar dhe nuk duhet ngatërruar ajo me politikën ditore dhe populizmin e Grujevskit. Idealistët e vërtetë ata që e dinë rrugën ku duhet të eci kombi nuk flasin por punojnë. Ata nuk merren me reklamime idesh ekraneve të televizorëve për tu shitur sa më kombëtar siç bëjnë sot disa politikanë, por luftojnë me largpamësi e besim te e ardhmja sepse e dinë se jo pa sakrifica e mund çështja jonë ka arritur deri këtu.

Kështu që, për situatën e tanishme ku frymërat nacionaliste nuk janë shuar por shpesh dhe ndizen më shumë, nuk duhet të bëhemi pre e provokimeve të individëve apo dhe e partive politike, siç është dhe rasti konkret me VMRO-në, por duhet të kemi besim te përfaqësuesit që kemi votuar të cilët nuk na kanë zhgënjyer, por e kanë treguar devotshmërin duke mos kursyer jetën e tyre kur koha i thirri për liri, demokraci e prosperitet. Unë besoj dhe ma do mëndja dhe shumë të tjerë si unë besojnë se në këtë situatë të vështirë ku është Maqedonia nuk mund të fokusohet vëmendja në zgjidhjen e problemeve të brendshme më shumë se sa te ato probleme gjeostrategjike të rajonit, ku dhe është drejtuar tërë vëmendja e politikës evropiane. Duke e parë nga ky kënd, mendoj se qëndrimet dhe veprimet e BDI-së dhe Ali Ahmeti qëndrojnë. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm se deri këtu ku jemi tani kemi arritur në saje të bashkëpunimit të hapur dhe të sinqertë me politikanët e Evropës dhe Amerikës. Të gjithë e dimë se si u menaxhuan krizat e luftërave të deritanishme të popullit tonë dhe tani nuk duhet të mendojmë se para kemi një luftë më të vogël. Nuk duhet të harrojmë se lufta në tavolinë, kapërximi i krizave institucionale është një betejë më e vështirë sesa ajo me armë, sepse është luftë idesh, luftë zemrash, mbrujtur nëpër breza, shekuj e shekuj me radhë. Për këtë po citoj psikologun Gustav Le Bon që thotë: “Jeta e popujve, institucionet e tij, besimet dhe artet janë vetëm produktet e dukshme të shpirtit të tij të pa dukshëm të cilat nuk mund të shndërrohen lehtë” ndaj lufta për të fituar institucionet apo për tu futur në to nuk mund të bëhet aq lehtë sa çi mendon dikush. Ajo kërkon të gjitha format dhe metodat ligjore e jo ligjore, bindjet, por kurrë përdorimin e forcës. Kështu, nga ky pozicion duhet kuptuar sot politika në Maqedoni, ku ndeshemi me ndryshimin e shpirtit të një populli, të bindjeve dhe praktikave të formuara vite e vite me radhë të cilat nuk ndryshohen aq thjesht dhe pa një konsesues të vazhdueshëm duke kërkuar të vërtetën, atë që duhet arritur, diku në mes dhe jo vetë si mendon njëra, apo tjetra palë.

Këto mendoj se ishin disa nga mesazhet që u përcollën në përkujtim të ngjarjeve të vitit 1981 nga idealistët e vërtet të realizimit të ëndrrës shqiptare, të cilat suksesshëm u përcollëm edhe nga mediumet, gjë që tregon se pavarësisht nga anët e ndryshme të mendimeve, prapë jemi bashkë për të ecur drejt realizimit të idealit ton kombëtar.

 

Subscribe to comments feed Komente (16 publikuar):

fatoni nga Kercova në 31/03/2010 11:24:22
avatar
sharja e Baces Adem nuk i bejne me mire se pergedheljet e gruevskit.Fatkeqsiper aliun ce vehtes ia siguroi turpin ne histori dhe fatkeqsi per popullin qe e demtoi rende.
Thumbs Up Thumbs Down
0
dashi në 27/03/2010 09:40:33
avatar
ti arijaniti nga Gostivari qe na pregatit libra dosje per linqe dukesh se qenke shum trim.Por dua te te pyes aben diqka kunder boshkoskit,tarqulloskit?Por kunder komitave qe sulmojne dhe rrafin nepr shtepite nanat dhe motrat tona a ndermorre diqka? Si dukesh mbasi pregatit dosje ti qenke ai qe kidnapoi hoxhen e forines.Ti qenkq vegel e shikut te kadri veselit dhe azem syles qe vrane namin e intelektualeve shqiptar veriun e Mitrovices as qe mendojne.Denimi i zotit qoft mbi ju.Amiin...
Thumbs Up Thumbs Down
0
dashi në 26/03/2010 11:31:45
avatar
i nderuari z. Petrit Menaj,tij gjithmon ke qen mik dhe perkrahes i z. Ali Ahmetit dhe bdi-ise se tij.Dhe per luften dhe meritat e 2001-njishit populli ia dha besimin me sinqeritet te madh deri sa ai vete e nderon popullin dhe personalitetin e vet.Tani kur ka fillua qe te na damtoj thelle e ka humb besimin dhe prandej populli e kritikon .Tash kur shihet qart politika e tij deshtuse ti mundohesh akoma ta mbrojsh dhe popullin e ngrate ta mashtrojsh se gjoja keshtu dashkan nderkomtaret.Me kete tregove fytyren tende te vertete se ti nuk je mik ivertete dhe i sinqert i Ali Ahmetit as edhe i popullit.Sikur ti te ishe mik i sinqerte i tij se paku do ta keshillojshe qe te hapi syte dhe teshohi se per cdo dite burgosen ish luftaret e UCK-es fyhet dhe perbuzet i gjithe populli ne enciklopedi,te burgosurit shqiptare vdesin neper qelija te burgjeve pa as nji ndihme mjeksore femijte dhe grate shqiptare rrihen dhe sulmohen ne shpijat e tyre prej komiteve sllav, ne vend te xhamive ndertohen kisha ne instucionet shtetrore diskriminohen shqiptaret.Keto dhe shume e shume perbuzjetij z. Manaj i din e dhe me mire se na mergimtaret ngase je njeri i penes e i letrave por fatkeqsisht nuk je mik isinqert i Aliut e as i popullit ngase populli i do vlerat eheronjeve ,patrioteve dhe luftetareve. Z. Menaj a nderkombetaret ju than qe te vritrn me se 300 ish luftetare te UCK-es,te burgosen mbi 280 ish luftetare te tjere.Mos valle nderkomtaret ju than te merreni me kidnapimin e njerzve nga Gostivari e ti dergoni ne Shqipri per ti zhdukur.Deri sa ju merreni me pune te tilla Gruevski i qon punet e veta per para duke ua shit te gjitha objektet vitale sllaveve si: Banka e tetoves Teteksin ,hotelet e shume objekte te tjera.Eju zotri Menaj akoma me shkrimet tuaja i kendoni popullit :Nina nana more bire,fli se gjumi te ben mire edhe pse ti e di mire se gjumi irrit foshnjet por gjumi i zhduk popujte ..........Shum keq kur intelektuali si ti te biesh ne nivelin e Artanit nga Gostivari i cili akoma na kercnon me me librat dhe dosjet e policise sekrete te BDI-s sikurse shiku i Kosoves ,e ti na kercnon me nderkomtaret...
Thumbs Up Thumbs Down
0
Gostivari 2010- për Arbin në 15/03/2010 14:14:05
avatar
Arbi, ka një vit që ka filluar të turesh si qen endacak çdo qytetari të pafajshëm, por ske faj ti sa faj kanë ato të ndërmarjes ,,Komunalec" që nuk i marrin masa për neutralizimin e qenve të tërbuar.

Arbi pa marrë parasyshë a je shizofren ose i paguar i UDB-ës komentet e tilla nuk të kanë hije!
Thumbs Up Thumbs Down
0
ismail në 15/03/2010 09:59:05
avatar
me vjen keq per keta te mjere qe veten gjithnje e paraqesin intelektual poet apo analiste qe per interesa te tyre shume qyqare servilosen para liderve partiak .me vjen keq shume kur nje intelektual si ky perrulet para nje njeriu qe jeta dhe personaliteti i tij eshte formuar mbi kurrizin e djemve me te devotshem te ketije kombi shume te mjere te ballkanit.nje thenie popullore thote"per ta njohur nje persone duhet ta shohesh me ke rrine me ke shoqeron"dua te them se vete a. ameti eshte servil para gruevskit e shokete tij patjeter duhet te jen servil edhe ata nga kjo del se ne shqiptaret e irjm gjithnje kemi qene servil para hiceve paar atyreve qe nuk dine se te kujte jane jo kush jane. perderisa vete populli i voton keta dhe te tjeret si keta se nuk ka me te mire per momentin ne politike kete situate apo gjendje shume te mjere ta quaje e ka hak ta perjetoje ,deri ateher klur kthjellet vete dhe thote mjafte me keta kopallaxhi qe asnjhere jeta e tyre nuk ka qene ne rrezik apo u eshte rrezikuar.ata te cilet kane rrezikuar realishte ne shtet ose kane flijuar jeten e tyre ose jane te gjalle por me te meta edhe trupore edhe psiqike,ose jane ne tanushe dhe gjekundi neper kosove apo male ose jane ne burgje ose jane te lene ne margjinate jetes.ky eshte ali ameti esat pasha i kercoves
Thumbs Up Thumbs Down
0
kercovari stgt. në 15/03/2010 09:14:38
avatar
shum leht asht me shkruar dhe me lezua por everteta asht se shqiptaret dhe slavet nuk munden BASHK ME JETUA ketu shihet situata dhe rezultati. SHum e shum partija kan qen me slavt ma ne fund rezultati ZERO.pa humbur koh o politikan SHQIPTAR ka ardh koha te punohet per me u NDA slavet pregaditen per ket pun ju vet e dini ju jeni gjith te Koruptuar prandej punoni si duan sllavet.
Thumbs Up Thumbs Down
0
shema në 15/03/2010 09:03:37
avatar
Po ku jetoka ky far arijanit gostivari, se Gostivari ka lindur trima dhe jo kopila dhe gjorra qe nuk shohin se c,behet ketu. Hapi syt o qorri suloves, se na moret ne qaf, na larguat prej vatanit o gomar i Baba Tasit..
Thumbs Up Thumbs Down
0
bejta në 14/03/2010 23:01:31
avatar
tekste mjaft i qelluar .i pershendes te gjithe pjesemarresit e ketyre demonstratave te ketij viti 1981 pasiqe edhe une jam nje pjesemarres i tyre okular .me 11mars dhe 26 prill te ketij viti 81.kamqene student i vitit te pare ne fakultetin ekonomik,.desha te them qe i nderuari adem demaqi per mua ne ate kohe ka qene nje shkembe i madh i gurit ne ate kohe dhe vazhdon te jete edhe tani.nuk mendoj se baca adem eshte njeri qe disa e pershkruajne si udb ,spiun etj [eshte mekat ].ai eshte mendela i yne .te krahasosh ali ahmetin me te eshte nje humor i tipit anglez [si gjella pa kripe].ky komandant i 2001 nuk ja di fijen askush nga doli ne mos nga udba atehere nga brukseli do te jete .por ate qe e beri ky njeri per mua dhe shume te tille si duket ky eshte me se paku shqiptare se nga 2001 e ketej ne shqiptaret ne maqedoni jemi thyer nja 30vite mbrapa .e pyes haptas a je i limituar nga brukseli apo ti vete por edhe keshilltaret e tu i ke kaq te paafte .prandaj per te krahasuar kete piun te brukselit me bacen adem eshte njesoj si te krahasosh BDIdhe VMRONE ne palamentin e maqedonise ku z.grujevski i ka 63 [ose mbi 50%TE DEPUTETEVE ].DUA TE THEM QE AS QE MIRRET NEPER GOJE KY NJERI[ali ahmeti]ne kete qeveri,por fatkeqesishte qe nuk po e shehe apo spo done me pa .
Thumbs Up Thumbs Down
0
ARBI në 14/03/2010 22:58:40
avatar
O ti Arijanit mos ha m..t shume se lidhje ske; gjithmone vendos te bjejtin tekst vend e pa vend. Merre Aliun mbahe ne shtepi tende se ne nuk na duhen idioter te tille. Ik se s,dua te merrem me injorante si puna jote ore legen.
Thumbs Up Thumbs Down
0
per arbin në 14/03/2010 21:26:59
avatar
Ty je nje felliqesire.Sja vlen te te replikoje ty,ty je nje debil...idiot...Tetovari
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 16 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0