Cila dorë qenka më e kuqe!?
Iljasa SALIHU
Që dikush të brengoset për të tjerët, fillimisht duhet t’ia bëjë një pyetje vetës se, kush në të vërtet jam unë, ia dua të mirën atij, apo vet unë kam qenë pjesëmarrës në shndërrimin e jetës së tij në ferr të kësaj bote. Që dikush të futet në gara se, kush shkrepi plumb i pari në harmonin e marrëdhëniet ndëretnike në vend, urgjentisht duhet t’ia bëj një retrospektiv ngjarjeve t Gjatë këtyre ditëve, patëm rastin të njoftohemi me akuza të ndërsjella mes partisë maqedonase në pushtet dhe partisë opozitare maqedonase. Duke mos u munduar dhe u lodhur shumë për objektin fyes e provokimin e radhës, kësaj here partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja, hapi një çështje të re akuzash (por të njohura nga ne që moti) ndaj kreut të LSDM-së. Cërvenkovski vihet nën akuzë për incidentin në Bit Pazar gjatë vitit 1993, ku sipas VMRO-DPMNE-së u ushtrua dhunë brutale. Gjoja se prej këtu paska filluar (dis)harmonia e marrëdhënieve ndëretnike. Në media zëdhënës i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Biçikliski, deklaroi kështu: "Me LSDM-në dhe Branko Cërvenkovskin filloi shuarja e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Me LSDM-në dhe Branko Cërvenkovskin filloi përkeqësimi i bashkëjetesës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. LSDM-ja dhe Branko Cërvenkovski i kanë rrahur qytetarët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Branko Cërvenkovski ka keqtrajtuar këta qytetarë me ushtrimin e dhunës në mënyrë brutale nga policia, Branko Cërvenkovski është i papërmirësueshëm". Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Emilijan Stankoviq, zëdhënës i LSDM-së. Mes tjerash ai tha: "incidenti i Bit Pazarit nuk është asgjë nëse krahasohet me luftën e 2001-shit dhe viktimat e rëna gjatë asaj periudhe, sa do që Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja të mundohen të futin në konfuzion opinionin me transmetimin e spoteve nga e kaluara, mbrëmë Gjorçe Petrovin, sot Bit Pazarin e nesër ndoshta Kuklishin, ajo nuk është asgjë në krahasim me vetëm një shembull, Konfliktin e vitit 2001, Qeverinë e Lubço Georgievskit, dorën e djathtë e tij, Nikolla Gruevskin, viktimat në civilë, personat e zhvendosur, skenarët për ndarje të Maqedonisë, ide prej të cilave Gruevski asnjëherë nuk hoqi dorë". Kështu filluan lojërat nënçmuese të radhës të politikës maqedonase kundrejt popullit shqiptare, e jo të politikës shqiptare. Partia në pushtet doli me spot për trazirat e Bit Pazarit të shtypura me dhunë nga lideri i LSDM-së, kurse nga LSDM-ja lëshuan spotin që tregon në mënyrë reale Maqedoninë 2010, si dhe shpenzimin e parave nga ana e Qeverisë. Ndërsa publiku i cili duhet të jetë në lojë në cilësinë e mbrojtësve (partitë shqiptare), nënçmimet e radhës i shikuan si probleme të partive maqedonase. Jo të nderuar, këto janë probleme tona, ku me gjakun e shqiptarëve zhvillohen kampanja dhe marketingje politike. Në këto akuza kishin harruar qëllimisht t’i paraqesin viktimat e këtyre aksioneve barbare. Kësisoj, ata u morën vetën me formën, duke e anashkaluar tërësisht përmbajtjen. Normalisht që do e anashkalojnë, kur kihet parasysh fakte se, burgjet dhe varrezat e produkteve të këtyre aksioneve janë të mbushur vetëm me shqiptarë. Me këtë, këta të pandershëm dëshirojnë që të artikulojnë edhe më tej zymti dhe tmerr ndaj nënave shqiptare që ende po i lëngojnë plagët e marra me rastin e vrasjeve dhe burgosjeve të bijve të tyre. Nuk lejojmë që mbytja e dy apo tre shqiptarëve të krahasohet me kurrgjë, me arsyetimin se partia tjetër paska mbytur shumë më shumë në luftën e 2001-shit, edhe atë civil të pafajshëm. Nëse është kështu, atëherë pse nuk e paraqesin ndonjë padi penale në organet e gjykatave vendore dhe ndërkombëtarë. Por, ne fare mirë
-
Babai kryente marrdhënie seksuale me vajzën e tij me anë të dhunës! (lexuar sot:320)
-
Seks para publikut në garat me kuaj (Videon) (lexuar sot:304)
-
Ahmeti dhe Thaçi mund t’i dorëzojnë mandatet e deputetëve? (lexuar sot:300)
-
Diellza prezenton të dashurin e ri (lexuar sot:220)
-
Vajza nga Shipkovica kampione në Gjermani (lexuar sot:212)
-
Grubi: LSDM kërkoi nga unë të shkaktoj incidente (lexuar sot:203)
-
Koalicioni i dështuar i opozitës shqiptare në Maqedoni (lexuar sot:162)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Problemi gjendron tek partite tona politike si BDI-PDSH, te dyjat duhet bojkotuar ne zgjedhjet e ardhshme parlamanetare.
Tung
Publikoni komentin tuaj