Çfarë vlera po i dërgojmë Evropës?!
Idriz KOVAÇI
Evropa paraqet një konglomerat të vlerave. Bashkimi Evropian paraqet një substrat të vlerave të përbashkëta dhe të pranueshme. Përdëftimi i këtyre vlerave manifestohet përmes realizimit të vlerave të përbashkëta. Këto vlera vazhdimisht fisnikërohen dhe plotësohen. Çfarë do të ofroj Republika e Maqedonisë në sistemin e komplikuar por të harmonizuar të këtyre vlerave? Kjo është një çështje esenciale që ka të bëj me afrimin tonë dhe anëtarësimin në familjen Evropiane. Familja Evropiane kërkon disa gjëra prej nesh por vallë ne saktë po i kuptojmë këto kërkesa. Ofrimi dhe dërgimi i vlerave nuk ka të bëj me atë se ato i nevojiten Evropës por se të njëjtat na nevojiten ne. Por tani, me statusin e shtetit me status të kandidatit për anëtarësim ne së paku kemi përgjegjësi të dyfishtë. Nëse në qendër të sheshit të Shkupit ndërtojmë përmendoren e Lekës, Evropa pret përgjigjen e pyetjes - me këtë çfarë vlera po i dërgohen Evropës dhe se cilat përfitime do t’i realizojmë prej këtij veprimi?! Nuk jam ndonjë njohës i mirë i historisë dhe ndoshta nuk kam njohuri të shumta rreth rregullimeve shoqërore gjatë së kaluarës së lashtë dhe ndoshta për këtë arsye nuk mund të numëroj dhe detektoj ndonjë vlerë për këtë rast. Nëse autorët, ktitorët dhe ndërtuesit, menjëherë dhe me përkushtim filluan të merren me këtë punë, këtë detyrë duhet ta kryejnë konform rëndësisë dhe peshës që me vete po i bart ky projekt dhe këtë vlerë duhet ta paketojnë edhe për ne, njerëzit e zakonshëm. Po e parashtrojmë pyetjen: pse, tani më kur po e ndërtojmë përmendoren e Justinianit të Parë, pse Evropës nuk po ia dërgojmë edhe meritat e tij – kodin e parë juridik në Evropë? Shumica do të thonë – me siguri për shkak të ikjes së sundimit të drejtësisë këtu te ne, në shtetin tonë. Nuk ka kurrfarë kuptimi dhe arsyetimi ndërtimi i përmendoreve, me ç’rast po shkurtohen mjete financiare për destinime të tjera dhe gjatë kësaj të mos poentohet me porosi tejet të fuqishme. Por, që kjo porosi në të vërtetë të jetë tejet e fuqishme, duhet të përmbushen të gjitha parakushtet që të sundoj drejtësia në shtetin tënd. Në të kundërtën askush nuk do t’i besoj porosisë që po e dërgon dhe ndërtimi i përmendores në fjalë do të jetë së paku irracional. Sa do të ishte më mirë që Evropës ti ofronim gara kulturore, sa kjo porosi do të ishte e fuqishme dhe logjike, në harmoni me përmendoren e Goce Dellçevit. Por si t’i ofrojmë diçka që në fakt nuk e posedojmë?! Unë si një vrojtues i jashtëm dhe me njohje modeste në këtë lëmi, do të thoja - unë fare nuk po shoh gara në fushën e kulturës nga ana e krijuesve në këtë fushëveprim tejet të rëndësishëm për formësimin e identitetit kulturorë të një shteti. Nuk e mbaj mend se kur, po e di se ishte në të kaluarën e largët kur lexova se Republika e Maqedonisë në planin kulturor veçohet me tre veçori unikate: (1) takte shtatë-tetëshe në muzikën popullore; (2) ikonat nga terakoti dhe (3) arkitektura e shtëpive nëpër fshatra. Jam më se i sigurt autoritetet me renome në këtë fushë mund të shtojnë ose heqin diçka ose ndoshta edhe ti shlyejnë këto kualifikime por nuk e kam fare qëllimin këtu. Dua thjesht të theksoj faktin se ne duhet të përdëftojmë veten tonë në vlerat e vërteta! Gëzoj lirinë që ta parashtroj pyetjen: pse për shembull nuk po ndërtojmë një muze për ikonat unikate nga terakoti?! Ndoshta nuk po shërbehem me një shembull preciz por në këtë drejtim duhet të veprojmë dhe së pari këto vlera unikate duhet t’ia dërgojmë botës. Evropa me siguri prej nesh pret edhe shumë aksione dhe rezultate në planin e ekonomisë. Ata besimin e përcaktimeve të tyre dhe vendimeve që i morën, ia dhuruan premtimeve më bindëse që i dha shteti ynë, kurse të tjerët për shkak të këtyre premtimeve sot janë në pushtet dhe gjatë kësaj po harrojnë një të vërtetë triviale – pa arritje në planin e ekonomisë nuk mund të mbeten në pushtet. Qytetarët akoma më shumë e thjeshtëzojnë këtë, nëse atyre u bie standardi, atyre nuk u pëlqejnë pushtetarët e tillë. Nëse nuk i realizojnë premtimet e dhëna, pushtetarët kanë pasqyrë të qartë se ç’farë u mbetet – mjegullimi i situatave të përgjithshme. Dhe një gjë e tillë me siguri shënon sukses këtu te, por në Evropë një gjë e tillë nuk kalon fare, ose kalon për një kohë falë premtimeve të përlotura. Por edhe nëse kalon një gjë e tillë nuk ndodh për arsye se këtyre njerëzve nga Evropa më vonë u kujtohet se për çfarë bëhet fjalë ose për arsye se këto mashtrime politike tani më janë përjetuar nga praktika e pasur demokratike...ose për shkak të faktit se ata tani më janë ngopur me mashtrime të llojllojshme nga ish shtetet totalitare, por për shkak të mirëkuptimit që kanë për adoleshecën tonë në këtë fushëveprim të paturpshëm! Punët janë aq shumë të qarta, saqë shpesh nuk nevojitet kurrfarë sqarimi plotësues e as kurrfarë numrash, parametra, korrelacione dhe trende. Do të shërbehemi me sqarime më të thjeshtëzuara që sajohen prej jetës sonë të përditshme. Unë do të cek ose më mirë thënë do ta parafrazoj akademikun tonë të merituar z. Luan Starova i cili me një rast thotë: “E di çuno se kur ne do të hymë në Evropë?..., në një fshat të Prespës një nënë e pyet djalin e saj. Pasi që nuk merr kurrfarë përgjigje, ajo vazhdon: “Kur mollët tona do të shiten në super – marketet në Bruksel, dhe kështu mollët tona duhet të arrijnë në Evropë para nesh.” Kurse ne po merremi me ndërtimin e një numri të madh të përmendoreve, me çmime të larta, aq shumë salla të edukatës fizike, vazhdojmë të angazhojmë zyrtarë shtetërorë, ndërtojmë objekte administrative, kurse nga ana tjetër shteti posedon një pronë aq të madhe me të cilën nuk di se çfarë të bëj. I tërë shteti ynë u shndërrua në zyre afër zyrës. Po gjëmojnë daullet e surlet, spotet një pas një, lëvdata pa fund dhe nga të gjitha anët... Dhe për një sjellje të tillë që manifestojnë pushtetarët tani, Cepenkov do të na përkujtonte me fjalën e urtë: “Mos ndiz ashkël pishe, por lidhi bregtë në errësirë”.
- Pas kthimit nga Kina komuniste, Gruevski “bombardon” NATO-n
- Biznesmeni Destani takon Klintonin dhe Klarkun
- Çikago 2012, si Bukureshti 2008
- Xhaferri: Islami radikal nuk ka ndikim në Maqedoni
- “Makedonija Pat” nuk ndalet as gjatë vikendit
- Ish ministri Mustafaj debatoi me studentë te Libraria e Çarshisë
- Amnistohen maqedonasit që rrahën nxënësit e Çifligut
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj