Hyrje | Opinion | Gropë e thellë dhe e ngushtë

Gropë e thellë dhe e ngushtë

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Kim MEHMETI

Maqedonia mbetet vend ku ndërtohet e kaluara e popullit maqedonas dhe gropë e thellë dhe e ngushtë ku ngulfaten qytetarët e saj, e veçanërisht shqiptarët e këtushëm. Si e tillë, Maqedonia gjithnjë e më shumë i ngjan një stacioni ku të rinjtë shqiptarë presin autobusin e ikjes së tyre drejtë kryeqendrave të perëndimit. E në ndërkohë, Shkupin vazhdojnë ta vizitojnë kryeministra dhe ministra evropian, e të cilët duan të shohin se çka i mundon shqiptarët e këtij shteti. Dhe jo vetëm aq, por ata ua rikujtojnë qeveritarëve të këtushëm shqiptarë se ku ndodhet Likova nga u ikin votuesit, se ku ndodhen vendbanimet që në vitin 2001 mbajtën mbi shpinë barrën më të rëndë të konfliktit. Pra, ke përshtypjen se të huajt vijnë në Shkup vetëm sa t’u tregojnë politikanëve të këtushëm shqiptarë se realiteti në të cilin jeton populli i tyre, është krejt ndryshe nga ai që e jetojnë një grusht të zgjedhurish të partisë shqiptare në pushtet, e të cilët marrin paga të majme si vasal të Gruevskit.
    Dhe përderisa perëndimorët kërkojnë nga Maqedonia të ndërmerr masa për parandalimin e numrit të azilkërkuesve shqiptarë që i vërshojnë shtet e tyre - e me çka mundë të dëmtohet procesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë e Kosovën - në qendër të Shkupit vazhdon ndërtimi i përmendoreve të Gruevskit, e për të cilat do harxhohen më shumë para se që është investuar në të gjitha komunat shqiptare së bashku, gjatë dy dekadave të fundit. Kështu që, është e pamundur të huajt të mos habiten dhe të mos pyesin veten si një popull që ka aq parlamentarë, të cilin e përfaqësojnë në qeveri pesë ministra, ka lejuar të mbetet në pozitën e lypsarit që kërkon lëmoshë nga Gruevski. Dhe  përderisa perëndimorët mundohen të gjejnë lidhje të logjikshme mes projektit “Shkupi 2014” dhe varfërisë së skajshme nëpër komunat shqiptare, Gruveski vazhdon të ngre përmendore të cilat dëshmojnë se, sa më i vogël është ndërtuesi, aq më të larta janë shtatoret e heronjve që ai ngre dhe sa më e vogël është fama e atij që ndërton obeliskë, aq më të famshëm janë heronjtë që nderohen me shtatore. Aq më shumë, Gruevski dëshmon atë që është dëshmuar disa herë me radhë: edhe pse përmendoret u ngrihen heronjve të vdekur, ato kanë për qëllim të madhërojnë famën e ndërtuesve të gjallë.   
    Pra, përderisa Gruevski dëshmon atë që shumë herë është dëshmuar dhe nuk ka nevojë për dëshmi shtesë, pushtetarët e këtushëm shqiptarë gjithnjë e më shumë i ngjanë të humburit në pyllin e përmendoreve të kryeministrit aktual të Maqedonisë. Apo, gjithnjë e më shumë flasin për angazhimin e tyre që Maqedonia të anëtarësohet në BE dhe NATO, e assesi nuk ia dalin të shohin se do mbeten pa votues, se deri sa Shkupi ta ecë rrugën shumëvjeçare deri në Bruksel, partitë e këtushme shqiptare do mbeten pa popullin që përfaqësojnë. Dhe të zënë me realizimin e projektit të lodhshëm që ta mbushin gropën e quajtur Maqedoni dhe, atë ta shndërrojnë në lulishte ku do mbijnë vlera euro-perëndimore, ata nuk ia dalin të shohin se Gruevski jo vetëm që realizon projektin “Shkupi 2014”, por paralelisht merret edhe me një projekt më “madhorë” dhe më afatgjatë se ai i përmendoreve: ta zbrazë Maqedoninë nga jomaqedonasit dhe t’i ndëshkojë shqiptarët e këtushëm për konfliktin e 2001.  
    Sikur pushtetarët shqiptarët të ishin më të vëmendshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj popullit që përfaqësojnë, ata me kohë do e shihnin se investimet që i bënë Gruevski për përmendoret e veta, e tejkalojnë shumën e parave të nevojshme për zhvillimin e gjitha komunave shqiptare. Madje, do e shihnin se Gruevski është aq i vogël dhe aq i dobët politikisht, sa nëse ia largon nga qeveria vasalët shqiptarë, atij i rrënohet e tërë karriera politike dhe sheshi i Shkupit do i duket aq i ngushtë dhe i vogël, sa nuk do i mjaftojë as  për ndërtimin e një tualeti publik, e jo më aty të ngre aq përmendoreve sa janë paraparë me projektin “Shkupi 2014”. Pra, nëse politikanët shqiptarë do u interesonte diçka më shumë se sa interesi i tyre personal, nëse nuk do merreshin me ndryshime ligjesh vetëm atëherë kur kanë nevojë të anëtarësojnë ndonjë të pëlqyer të partisë në ndonjë këshill, ata do e shihnin me kohë se forca politike e Gruevskit buron nga aftësia e tij që përpara votuesve të vet të dëshmohet si “hero” që i ka margjinalizuar shqiptarët e Maqedonisë. Dhe kur do e shihnin këtë, pushtetarët aktual shqiptarë do e kuptonin se duke mbështetur Gruevskin, ata u bënë bashkëndërtues të përmendoreve të tij dhe pjesë e projektit të VMRO-DPMNE-së për zbrazjen e Maqedonisë nga jomaqedonasit, projekt i proklamuar publikisht nga kjo patri qysh në vitet kur udhëheqësit e BDI-së ishin në Zvicër, e kur shqiptarët e këtushëm dëgjonin parullat e shokëve të Gruesvkit për “Maqedoni vetëm për maqedonasit” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”.
    Andaj, të presësh nga VMRO-DPMNE-ja të ndërmerr masa për parandalimin e eksodit të shqiptarëve drejtë perëndimit, është njësoj sikur të shpresosh nga përkrahësit e sotëm të Millosheviqit të japin ndihmë humanitare për familjet e dëshmorëve të luftës në Kosovë, apo sikur të presësh që në mes të Beogradit, qeveria e sotme serbe, t’u ndërtojë përmendore viktimave të pafajshme që i vrau ushtria dhe policia serbe. Dhe një gjë të tillë mund ta presin vetëm ata që gabimisht mendojnë se anëtarësimi në BE dhe NATO vetvetiu do i harmonizojë marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, këtë mund ta presin vetëm ata që e gënjejnë popullin se me integrimet euroatlantike, shqiptarët përnjëherë do përballen me “gruevska” më pakë të frustruar se që janë sot, se pas anëtarësimit të shtetit në NATO dhe BE, këtu në Maqedoni do lulëzojë “Shipëria” e shqiptarëve. Kjo shpresë gënjeshtare, se anëtarësimi në BE dhe NATO vetvetiu do i zgjidh të gjitha problemet ndëretnike, e që elitat e këtushme politike janë të paafta t’i zgjidhin, më së miri dëshmon shkurtpamësinë e pushtetarëve shqiptar, si edhe atë sa janë të painformuar, sa nuk e dinë se ka shtete që me dekada janë pjesë e institucioneve euro-atlantike, por vazhdojnë të kenë politika diskriminuese ndaj pjesëtarëve të  grupeve më të vogla etnike. Andaj, nuk do ishte keq të organizohej një udhëtim turistik për pushtetarët e këtushëm shqiptarë, edhe atë jo më larg se në disa shtete të afërta që me dekada janë anëtarë të NATO-së apo BE-së, e ku do e shihnin se institucionet euro-atlantike t’i mbrojnë muret e jashtme të shtëpisë, por brendinë e saj e lënë ta rregullosh vet me aq sa dinë dhe, me atë që ke. Pas këtij udhëtimi, mbase përfaqësuesit e BDI-së do i merrnin më seriozisht edhe  spekulimet që burojnë nga disa qarqe të VMRO-DPMNE-së, e që thonë se kohët e fundit, Gruevski merret me realizimin e një projekti më të rëndësishëm se “Shkupi 2014”: mundohet të zbulojë provokimin e duhur antishqiptar që do e çonte BDI-në përfundimisht ta braktiste koalicionin qeveritarë, e me çka ai do kishte arsyetim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Po të njëjtit spekulues thonë se, ky do jetë projekti më i vështirë për Gruevskit dhe mbase i vetmi që do i dështojë, sepse më parë VMRO-DPMNE-ja mund ta braktisë qeverinë, se sa BDI-ja. Këtij spekulimi, cinikët ia shtojnë konstatimin se BDI-ja mund të lëshojë pe për cilindo projekt të Gruevskit, por jo edhe ndaj atij që ka për qëllim largimin e saj nga qeveria. Edhe atë vetëm ngaqë BDI-ja nuk donë ta dëmtojë rrugëtimin e Maqedonisë drejtë NATO-së e BE-së dhe që t’ia mundësojë Gruevskit ta realizojë derë në fund projektin e tij “Shkupi 2014”.
(marrë nga gazeta “Koha Ditore”, Prishtinë)

Subscribe to comments feed Komente (12 publikuar):

në 16/03/2010 13:12:33
avatar
te lumt oh kim mehmeti ishalla je se qysh flet por patem fat dhe te pam kur i the gordana stoshiqit jo keshtu nuk mujm-dhe u largove nga posti boll i mir por zotrit tjer nuk asht kaja unin per ket popull por nja e dij se kush mae nuk del me i votue se kta mae bdi-se pdsh e kemi par ma heret asgja bash hiq e mamir asht vlla i dashur formoje partin me rufiun dhe grani punes se me te pa shkollum ktu jemi ku jemi turp
ali ameti koka te majt maqedonin-gjall bile bile na meson te jemi ala ma te pa zeshem ma fukarenj aj keta po e don-se po i pergjigjet ketij zotriut-hikni more se u bat gazi i botes-teuta arifi eshte zonje qe kam repekt edhe per ermiren dhe disa te tjer ne bdi por jan pozicionuar me nji partij shum te gabuar.ju lutem hikni te rufiu se aj eshte tu i mledh intelektual te vertet shqiptar
Thumbs Up Thumbs Down
0
fanatiku në 16/03/2010 08:12:56
avatar
Kot o z.Kim po i bie daulles kur pushtetaret shqiptarë i kane futur veshet ne lesh.Ama ti mirë e ke nxjerre të keqen nga barku sepse e lehtëson veten.
Thumbs Up Thumbs Down
0
dardi në 15/03/2010 22:52:55
avatar
Kim,bjeri o burri i dheut shkurt,formo partin se bashku me Rufi Osmanin e mbroje kete popull,se dikur ka mu ba teper vone.
Thumbs Up Thumbs Down
0
xhemali-Struge në 15/03/2010 20:00:46
avatar
Autori i tekstit vazhdon me shkrimet e tij kritike ndaj partisë në pushtet dhe elaboron bukur situatën në të cilën gjenden sot shqiptarët.Pajtohemi të gjithë se situata e sotme lë për të dëshiruar në çdo lëmi (nuk do ti numëroj dështimet se janë shumë).Me të drejtë sot shtrohet pyetja se sa është përgjegjësia jonë për këtë situatë të cilën ne sot përjetojmë.Mendoj se këtu duhet veçuar përgjegjësia e opinionbërësve si Z.K.Mehmeti, pse e them këtë?,e them sepse jam i bindur se personi në fjalë sot nuk mund të amnistohet nga përgjegjësia pasi pushtetarët e sotëm shqiptarë patën mundësinë në një mandat për të ndryshur situatën nëmënyrë radikale pasi zgjodhën edhe mjetet radikale (LUFTËN)falë të cilës erdhën në pushtet dhe çfar bënë?, a nuk mjaftonte që të mësojmë se këto nuk e kanë kapacitetin e nevojshëm, por autori i tekstit vazhdonte ti glorifikojë deri në pa fund, a thua nuk e ka ditur?,jam i bindur se PO, dhe sot me shkrime të tilla mundohet të shfajsohet por dëmi është shkaktuar dhe do të jet vështirë për tu përmirsuar një kohë të gjatë.
Thumbs Up Thumbs Down
0
aedon në 15/03/2010 13:21:47
avatar
A be kot e keni ju anlaistet. Ali Ahmetit as qe i krcet cka thoni ju. BDI-ne do e mbushe mend populli kur tja lane zbraezt kutit e votimit. Mandoj se ju gjith anlaistet duhet qysh tash t'i tregoni populliut se duhet t'i bojktoj zgjedhjet e ardhshme. U lodhem ma tuj ndrru njenen parti me tjetren.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Lona në 15/03/2010 13:18:22
avatar
Perkrahej dhe reespkt per Kim Mehmetin.
Thumbs Up Thumbs Down
0
shkodrani në 15/03/2010 13:17:26
avatar
kur u themelu BDI kam prit ajo te bahet parti e jo kshtu si asht sot. Per ket e kani fajin edhe ju z. Mehmeti sepse ia late ne duar kete parti atyne qe smarrin er nga politika dhe guximi qytetar. Ju zotni Mahmeti duhej t'i perkrahni me shume nje Teuta Arfi dhe Ermira Mehmeti qe jane "ma burra" se gjith sbashku nket parti. Duhet ky popull me e pa se Ali Ahmetit i pengojne njerzt e mencum, ai asht rrethu me Qima e Mahia qe i perkulen. Vec me njerz te atill Alia mundet ta mabj veten si i mencum Po e them edhe niher: per ket situat qe ndodhen shqiptaret e Maqedonise keni faj edhe ju z. Mehmeti, se gjate kohes kur BDI-ja ishte ne opozit ju ishit advokati ma i mire i saj dhe asaj qe thoshit ju shume i ka besu populli. Une e di se atehere e mbronit parimin qe polli ta vendos cila partri do e perfaqesoje por nuk that me kohe se asni parti ska tdrejt tbaj marreveshje me qarqe antishqiptare ne Maqedoni. Ktu e shoh une fajin tuj. Me respekt dhe i lexoj shkrimet tuja rregullisht se jeni objektiv dhe asht e qarte se jeni nder trrallet qe keni dam e skeni dobi nga kjo qe bani. Zoti ju shperbleft
Thumbs Up Thumbs Down
0
luftari në 15/03/2010 13:03:39
avatar
Eshte shum i ceket arsyetimi i BDi-se se ajo nuk del nga qeveria pse dashka qe mos e damtoj Maqedonien per hymjen ne NATo dhe Be. Asht mbules e rrejshme edhe ajo kur AlI Ahmeti len pershtypje kinse te hujt nuk e lan ta braktis qeverine. Mire tht autori: mos pret Ali Aheti qe NATO dhe Be me i tregu si merret hisja e buxhetit nga shteti apo si çlirohen univeesitet e shiotareve nga partit politike. Mos presin shiotaret e Maqedonise qe NATO e BE tjua ygjidhe problemet me te drejtat kolektive, me denimet e medha qe ia pagujn shtetit, me mosfinancimin ne komunat shiotare. Ali Ahmeti dhe lenininstat e tij mendojn se populli nuke din se ata qe nuk e lan BDI ta leshoj qeverin jane hajdutet e Alis qe jan zhyt der nfyt ne mekate, jane Mahi Nesimat e tij qe jane antar ne dhjetra keshille, qe marrin rroga mujore nga dhjet vende si kshilltar të Qimes e tjerve, qe kane djemt drejtora neper posta e qe nuk ngihen me pozita te reja, qe kane zan vende per dhet veta bashk. Kete ne e dim, dhe ka Zot e gjitha ni dite do lahen. Mu me vjen keq si ish ushtar i UÇK-së se Alin e kam pas komandant, me vije keq pse ai njeri nuk arriti ta mbroje ate qe kishte dhe u ba mbules i hajdutve te BDI-se. Kjo nuk ka si te kuptohet ndryshe pos qe ene atij ka fillu me i pelqy kto privilegje qe ka. ia paft hajrin-vete e neshkroi me veprat e veta se si politikan nuk vlen asni sen. Urime per autorin e ketij teksti qe bar na ngushllon me ate se dikush i thot tana qe duhet me u than.
Thumbs Up Thumbs Down
0
glauku në 15/03/2010 13:00:33
avatar
ne qdo familje ku ka femije shume njeri prej tyre qdoher del pak me i veqante.
Sdo te thote se ata prinder nuk e kane pase poerkushtimin per ate por..
z.Mehmeti me ket dhe disa tekste te fundit ka filluar ta tregon realitetin e hidhur te kryposur me sheqer pa shije por mos te merr si lende analize dhe kriticizmi te tere nje partie por Troq te thote me emer dhe mbiemer(sipas hierarhise kompetencave e pergjegjesive)se kush dhe kur duhet te Largohet nga BDI-ja.
Ndryshe nje proverb popullore thot se kur ska shi edhe bresheri eshte i mireseardhur(po mendoj per PDSH) apo sa e keqe qe ishte por sa keq na la(prap fjalen e kam per PDSH-ne)
perhsendetje redakcion dhe pa cenzura ju lutem.
Thumbs Up Thumbs Down
0
shpresa-te në 15/03/2010 11:11:24
avatar
diksuh do mbytet ne kete grop, po ta shohim kush. Bdi-se eshte tuj u marr fryma, po tngratit nuk e shohin kete. Ata sic po duket kane vendos qe popullin ta flijojne. Urime z. Kim Mehmeti per analizat e qarta e te sakta qe na i ofroni. Urime nga zemra dhe paci shnedet e lumturi
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 12 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0