Unë votoj, unë dënoj! Po ti?
Qerim ISUFI
Mblodha, kërkova e vodha ca guxim për t’iu qasur një çështjeje e cila u votua, por edhe nuk u votua. Fenomen i cili nuk na ra nga qielli, nuk mbiu nga toka, nuk na i dhuroi uji, nuk i shijoi populli të korrat e tij, e madje as që na i solli eteri. Element ky, patriotik i cili na erdhi nga vet ata të cilët dy gishtërinjtë e tyre janë më të vlefshëm se jeta ime, jeta jote dhe jeta e tij. Sidoqoftë, këta të cilët dy gishtërinjtë i kanë të artë gjatë vendimmarrjeve, vendime të cilët nuk kërkojnë shumë kohë për t’u realizuar, por pasojat e vendimit janë shumë të shkurtra, që vlejnë vetëm deri pas ardhjes së Azrailit. U lumtë për drejtimin e tyre vertikal. Të gjithë flasim nëpër dhoma, nëpër rrugë e gjetiu, i qajmë hallet dhe lavdërohemi për të arriturat e pas viteve 1945-2001 (nëse kemi) biseda të cilat janë të barabarta me definimin e Sterjo Spasses rreth botës, apo më mirë thënë siç shprehet shkrimtari Irlandez W.B. Y. për popullin e vet “fjalë boshe”. Halle këto jo më pak se një det, çfarë mundemi të bëjmë nëse lakuriqi me daljen nga shpella menjëherë përdor kahjen e majtë, formulë e natyrës, nuk mundemi t’ia ndryshojmë kahjen, më së paku mundemi të themi nuk na pëlqen ana e tij e fluturimit, pra lakuriqi le të vazhdojë ashtu, por edhe ne do të vazhdojmë me protestën tonë ndaj tij. Le të dalim nga oqeani në shkretëtirë për të kërkuar një pikë ujë, ndoshta aty do ta gjejmë, nga se në oqean nuk mund të hasim në ndonjë deve. Këtë rozë nuk e kemi të dhuruar nga etnikumi oponent, por fatmirësisht nga të zgj(e)idhurit tanë, falë aktiviteteve të tyre të pandërprerë, pa fillim por me mbarim dështues. Po si mund vallë të jetë përfundimi fatal me një fillim të mbarë? Kjo është e pamundur. Desh harrova të zgj(e)idhurit të pamundurën e bëjnë të mundur. Pesimizmi është një gjeth i këputur nga lulja e tharë, e ne si popull asnjëherë nuk i kemi takuar po kësaj luleje, jo nga udhëheqja apo nga liderizmi, por nga fakti se gjithnjë kemi shpresuar se muaji i vitit do të n`a ndajë një ditë nga shtatë ditët e errësuara, edhe neve një ditë me dritë. Problemi në fjalë nuk është “Alfa “ por shpresojmë (nëse së paku na ka mbetur aroma e shpresës) të jetë “Omega”. Më habit një objekt i pajetë, i cili mban emrin guri, asnjëherë nuk lëvizi vetvetiu nga shtëpiza e vet, por ai ka një veti, të cilën medoemos t’ia pranoj, ai pra është fortë si guri. Faqet e historisë na rrëfejnë se populli ynë i ka takuar elementit të dytë. Më tutje po ky popull, asnjëherë nuk i ngatërroi fjalët JO dhe PO”, fjala JO gjithnjë kishte kuptimin e kundërt të fjalës PO, si dhe fjala PO mbante kuptimin opozitar të JO-së. Por ç’të bëjmë, zyrtarisht po ngatërrohen, e jo rastësisht. Mirënjohje të veçanta i adresojmë institucionit që mban logon “ne kujdesemi për nëpunësit tanë”, nëpunës këta të cilët i edukuan e i arsimuan mbajtësit dhe vendimmarrësit në fjalë. Institucioni lëshon pëllumbat e tyre për të treguar se ndoshta nëpunësit e tyre kanë harruar se defteri i vlerësimeve duhet të jetë bilingual. Çfarë duhet të bëjnë të mjerët pasi që kanë vetëm dy zgjidhje për të dalë nga shpella me dritë përplot errësirë, të zbatojnë ligjin e të bëhen lojal ndaj “zakonit”, apo të bëhen patriotë dhe të punojnë për të paguar gjobë? Por, prapë se prapë këta tanët këshillojnë: Ju mos e zbatoni ligjin, edhe pse ne nuk deshëm t’i kundërshtohemi partnerit i cili për hatër të asaj që na zgjodhi për të vendosur ( lexo: për të mos vendosur). Vallë sikur të dëgjonte Naim Frashëri se evidentimi e defterëve nëpër shkolla patjetër të jetë edhe në alfabetin “glagolica” me siguri se do të shprehej: O ju të mbuluar, të mbështjellë e të fshehur me materialin tim (amanet që ua lashë), material ky i ngjyrosur më ngjyrë gjaku si dhe me kontrastin e ngjyrës së borës, mos harroni se aty e kam vendosur një shpend, shpend ky i cili jo rastësisht vëzhgon krijesat tjera fluturuese deri më tetë kilometra, lartësi nëse ndodhë që ndonjë shpend i familjes së “shqipes” gjatë kuvendimit përdorë dy gishtërinjtë për të mbushur defterin në dy gjuhë, si dhuratë ai do ta bëjë me tetë gishtërinj. Ndërsa, ata që duan të fluturojnë me presh pas shpine, i kishim këshilluar të mos e provojnë një gjë të tillë, sepse së pari, mund ta shohin veten të paftuar në territore apo hapësira të huaja, së dyti, xhelozia e shpezëve mund t’i bën që t’i harrojnë edhe preshtë pas shpine dhe së treti, fundi i tyre do të jetë shumë dëshpërues, ashtu pra siç ishte i tillë fillimi. Kësisoj, është mirë që të mos futeni aty ku nuk e keni vendin, edhe atë si arsyetim i dështimit total prej vendit tuaj natyral, sepse ne, qoftë edhe vonë dimë të dënojmë, ashtu siç ditëm të votojmë, dhe TI gjithmonë je NE, sepse para se unë të pyes se çka ke bërë TI për këtë vend, do e pyes së pari veten për një kontribut të tillë e pastaj të gjithë, duke krijuar kështu një mozaik brengosjesh.
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Më ngacmoi ajo që ke shkruar se ata të dëgjueshmit që votuan ligjin tani thërrasin në mosrespektim të ligjit. Votimi për dygjuhësinë më përkujton “atë plakën e gjorë lavire e cila tërë natën e kishte kaluar me dashnorin dhe në fund ia kishte vu kyçin derës dhe kishte thënë se më nuk mund të futesh brenda në dhomë.
I nderuari z. Isufi me gjithë mend të inkurajoj që të vazhduar me shkrime sepse konsideroj se janë të nivelit të lartë akademik.
Respekt
!?!?!?
Forumi i pavarur politik ”Liria Kombëtare” me seli në Amerikë, si përfaqësues i DIASPORËS, qëndron fortë pas zëdhënësit të saj, z Alistar Ramadani duke shpresuar në një bashkëpunim të ngushtë me Forumin e Intelektualëve shqiptarë ”Argumenti” nga kryeqyteti antik i shqiptarëve të FYROM-it, Shkupi legjendar. Njëkohësisht Shkupit tonë i dëshirojmë të rimarrë vendin që i takon si Kryeqytet dhe Reprezentues Suprem i gjithë shqiptarëve të asaj treve përkohësisht të okupuar.
Aurel Dasareti, 2010-03-16, Sydney, Australia (moderator i forumit politik “Liria Kombëtare”)
Sot arsyeja politike nuk është më pronë private e pushtetit politik. Në mënyrë që katastrofat të parandalohen, duhet të shpërthej një valë inteligjence dhe intuite nga qarqet jozyrtare.
S`duhet filluar nga fundi, nga format e regjimit dhe metodat politike, por nga fillimi, nga ndërtimi i personalitetit, nëse duam të kemi njerëz dhe ndërgjegje që na garantojnë të ardhmen.
Pasionet që njësojnë energjinë e njeriut në kërkim të një objektiviteti të përpiktë bëjnë pjesë në fushëveprimin e së shenjtës apo të devotshmes. Sistemi i së rëndomtës qëndron në “të arriturit e jetesës”; fushëveprimi i “së shenjtës” në të jetuarit përtej mbijetesës fizike, fushëveprimi në të cilin njeriu vë çmim në lojë të ardhmen e tij, shpesh jetën, fushëveprimi në të cilin janë rrënjosur motivimet e tij më të thella, ato që i japin një kuptim jetës. Në orvatjen për të dalë përmbi rëndomësinë e jetës, njeriu shtyhet të kërkojë të papriturën, të hedhë vështrimin përtej kufirit të ekzistencës njerëzore. Kjo i bën aq ekzistuese dhe joshëse veset e mëdha dhe virtytet e larta, krijimin ashtu si shkatërrimin. Heroi është ai që ka kurajën të ecë përpara drejt kufirit pa iu dorëzuar frikës apo dyshimit. Njeriu i zakonshëm është një hero, motivohet edhe në orvatjen e tij të dështuar për të qenë hero; motivohet nga dëshira për t`i dhënë një kuptim jetës së tij, dhe nga pasioni për t`iu afruar sa të jetë e mundur kufijve të tij.
Liderët e partive politike shqipfolëse të FYROM-it nuk janë heronj, përkundrazi, janë ata sahanlëpirës dhe shërbëtor të kolonialistëve të Tokave që stërgjyshërit tanë na i kanë lënë amanet t`i mbrojmë me nder. Tradhtarët predikojnë pareshtur kurajën dhe vetëmohimin për shqiptarizmin. Në realitet është kjo krejt një sajim. Jeta profesionale e tyre si “politikan” përbën një shembull të qartë të interesit personal, tradhtisë, pavendosmërisë dhe mungesës së vullnetit të tyre të dëgjojnë kritikat dhe këshillat e atdhetarëve/intelektualëve të pavarur të Diasporës. Sa më tepër që keqësohet tragjedia e shqiptarëve aq në mënyrë joracionale logjikojnë ata.
Një definicion i termit “politik” është:
1) shpërndarja e barrës dhe përfitimeve në shoqëri
2) planifikimet për të ardhmen
3) marrëdhëniet me shtetet e tjera - politika e jashtme
Politika mbulon çështjet. Është e nevojshme që dikush të merr një vendim. Vendimet politike kanë pasoja të konsideruara për të gjithë ne. Disa ligje mund të na mbrojnë kundër abuzimit, shtypjes, diskriminimit, ndërsa të tjerë mund të përdoren për të ndërhyrë në jetën tonë: të na abuzojnë, shtypin, diskriminojnë.
Është e rëndësishme që sa më shumë njerëz të marrin pjesë në forma të ndryshme të veprimtarisë politike.
Është e nevojshme dhe domosdoshme të kemi pasqyrim dhe njohuri të mirëfillta si dhe të jemi seriozisht të interesuar dhe aktiv.
Një person i cili ka fuqi politike, është në gjendje për të arritur qëllimet e tij pavarësisht nga rezistenca e të tjerëve. Personi mund të pengojë të tjerët nga arritja e qëllimeve të tyre dhe mund të arrijë interesat e veta përmes tyre. Ky person mund të përdorë forma dhe mjete të ndryshme: argumentim, presion, bindje, forcën e detyrimit, frikësime, dredhi. Kur përmendi termin “person me fuqi politike” mendoj në individët dhe grupet që mund të kenë pushtet.
Fuqia e medias është që të "nxit" marrjen e vendimeve të caktuara, dhe të bëjnë presion dhe detyrojnë politikanët të marrin një pozicion të mirëfilltë në pyetjet që mjetet e komunikimit i mbrojnë me vetëbindje, kokëfortësi, integritet dhe intensitet masiv.
Derisa shqiptarët e FYROM-it janë në fazën më dramatike të eksodit dhe zhdukjes biologjike, përfaqësuesi i tyre në qeverinë e okupatorëve sllavo-ortodoks, keqpërdorën fuqinë e tij me deklaratën “Shqiptarët e Maqedonisë kanë status shtet-formues”. Parardhësit e tij nga partitë tjera ishin gjithashtu tradhtarë, ata jo vetëm se ia shitën armikut kryeqytetin e shqiptarëve Shkupin, duke tkurrur më tej tokat tona deri në Tetovë, por bënë edhe shumë pisllëqe tjera brenda këtyre 20 vjetëve, ndërsa të gjithë s`bashku, si satelitë të patundur të fashistëve ardhacak masakruan Brodecin.
Porosia e DIASPORËS liderëve të partive “politike” shqipfolëse të FYROM-it, nëpërmjet Forumit Politik www.liriakombtare.com është: {Ju tradhtarë të SHQIPËRISË etnike. Orvateni të mohoni frikën e juaj nga humbja e privilegjeve si (politikan), vetminë e juaj sepse populli nuk ju përmban më, varësinë nga okupatori duke ripohuar vullnetin e juaj të fortë se do t`i shërbeni me besnikëri. Me këso pisllëqe, secili prej jush, kërkon të bindë veten se nuk është më “një djalë mamaje”. Por në të vërtetë, silleni si një djalë gjashtëvjeçar që vendos t`i ik së ëmës vetëm për tu fshehur pas perdes dhe të presë që ajo të vijë ta gjejë.}/16 Mar 2010/A.D. në www.lajmet.com
_________________
SHQIPËRIA është GJAKU im që nuk falet!
Deri sa të jetë e gjallë tradhtia,
Në gojë fishekun e do alltia.
Publikoni komentin tuaj