Hyrje | Opinion | I polli mushka Ilir Metës në Beograd

I polli mushka Ilir Metës në Beograd

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Doc.sci. Gani ASLLANI

Vizita dy ditore e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta në Beograd, na solli qartazi përpara syve tanë bërthamën e politikës shqiptare në raport me fqinjët.

Kjo vizitë që ishte edhe strumbullari i aktiviteteve politike të zotërisë Meta qysh se ka rimarrë detyrën e shefit të diplomacisë shqiptare, na solli parasysh veçoritë specifike të diplomacisë së Tiranës në raport me botën por edhe me njerëzit e brumit të vet, pra shqiptarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Megjithëse personalisht zotëri Meta, dhe ndonjë nga këshilltarët e tij e cilësuan këtë vizitë si shumë të suksesshme, në mendimin tim personal, profesional dhe akademik, jo vetëm që ishte e gabuar, por kjo vizitë do ti hapë edhe telashe në të ardhmen Republikës së Shqipërisë.

Zotëri Meta, shkoi në Beograd në cilësinë e një ministri fuqiplotë të një shteti sovran, por u soll përpara pritësve të tij, si një këshilltarë i një komune të harruar në kohë jashtë kontinentit tonë. Takimi me presidentin Tadic, ishte një përunjësi e pa cipë e një shqiptari i cili i shtrëngoi dorën presidentit të një shteti kriminel, fajtor për katër luftëra gjakatare gjatë një dekadë, i cili as që ka kërkuar ndjesë, e as që e përfillë ekzistencën e popullit shqiptar në Kosovë dhe Luginën e Preshevës.

Deklaratat e zotëri Metës për integrime euroatlantike të Shqipërisë dhe Serbisë tingëllonin si tentim për të vajosur një ide shumë të ndryshkur në Beograd, sepse Serbia vet akoma nuk është përcaktuar qartazi se a do të ofrohet me BE-në apo Rusinë, dhe këshillat e Ilir Metës dukeshin sikur fjalë të pa kripë.

Zotëri Meta, e para e punës gaboj edhe në orientimin e tij gjeografik. Aj e quajti disa herë Serbinë shtet fqinjë, kur dihet se qysh pas shkëputjes së Kosovës nga Serbia, tashmë Shqipëria nuk ndan as edhe një centimetër kufi me Serbinë.

Përunjësia e ministrit të Jashtëm shqiptar u tregua edhe me rastin e pyetjes së gazetarëve për Kosovën, temë që ai u mundua ta shmang me çdo kusht. Zotëri Meta foli për Kosovën në veten e tretë, pra sikur të ishte një çështje që i përket një konstelacioni tjetër të universit politik. Ai nuk mori guximin e diplomatit që t’i thotë Tadicit se Kosova duhet të njihet edhe nga Serbia nëse duam që rajoni njëmend të përparojë, ose nuk e gjeti guximin e homologut të tij Francez dr.Kushner, i cili vetëm para pak javësh ia tha jo vetëm presidentit, por edhe gjithë popullit serb, se Kosova është shtet dhe ky realitet nuk zhbëhet.

Sa i përket problemit të Luginës së Preshevës, zotëri Meta prapë me lajka nga më të ndryshmet, sillej si kameleon, duke mos gjetur guximin që t’u thotë autoriteteve serbe se vërshimi i shqiptarëve vendas të këtyre trojeve autoktone shqiptare drejt perëndimit javëve të fundit, është si pasojë e diskriminimit ekonomik dhe shkombëtarizimit sistematik të tyre që Serbia po bën me dekada me radhë. Pse për shembull zotëri Meta, nuk kërkoi investime të njëjta nga qeveria e Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Mjaltëzës (Medvegjës) sikur që ndodhin me komunat e përafërta me banorë me to?

Sa për ilustrim, buxheti i sivjetmë i komunës së Vlasotincës, ka marrë 1 miliard e 300 milion dinarë investime nga qeveria qendrore e Beogradit më shumë sesa Mjaltëza, qytete këto gjeografikisht jo fort larg mes tyre.

Përpos kësaj, zotëri Metës i polli edhe mushka, kur Vuk Jeremic, duke treguar agresivitetin dhe mospërfilljen historike karakterizuese të diplomacisë serbe ndaj Shqipërisë, i nxori edhe minoritet serb në Shqipëri. Jeremic, ndryshe nga Ilir Meta, që s’bëzante fare rreth çështjes së pa zgjidhur shqiptare me fajtor kryesor pikërisht Serbinë, kërkoi "të drejta të pa kufizuara për bashkëkombësit e vet në veriun e Shqipërisë", dhe as që lëkundi qerpikun nga frika se mos po trazohej Meta apo dikush tjetër nga delegacioni shqiptar kur e bëri këtë deklaratë.

Trajtimi me inferioritet që i bëri diplomacia serbe zotëri Metës, u dëshmua edhe me rastin e vizitës së delegacionit shqiptar në Luginën e Preshevës, kur në vend që Meta të shoqërohej nga homologu i tij Jeremic, si njeriu që edhe zyrtarisht e ka ftuar atë me protokoll në Beograd, atij i dhanë si shoqërues ministrin e Pushtetit vendor, duke neglizhuar nivelin e tij dhe të detyrës që Meta përfaqëson në qeverinë e Shqipërisë .

Dhe çështja e fundit, me sjelljen e tij prej një nxënësi të urtë që i bindet fëmijëve ngucagjinjë, zotëri Meta e çoi lart pozitën e Serbisë në arenën ndërkombëtarë duke e bërë qendër të diplomacisë rajonale, dhe duke quar drejt përdorimit të vizitës së tij nga diplomacia serbe si faktor i hapjes së Serbisë ndaj fqinjëve dhe ndaj botës.

Në studimet e mia të shumta për çështjen shqiptare, vend të rëndësishëm zënë edhe epoka e komunizmit dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Kështu unë para disa muajsh po lexoja një dokument arkivor ku Tito e përçmonte Enver Hoxhën kur ky po vizitonte Beogradin në vitin 1946, duke e quajtur "kalama i politikës, fshatar, langua dhe të pa edukatë".

Nga sjellja e tyre, gjuha trupore që tregonin, dhe deklaratat që i lëshuan zyrtarisht pas takimeve me Ilir Metën, kam përshtypjen se zyrtarët e Beogradit mes vete kanë pëshpëritur po të njëjtat fjalë si edhe Tito dikur për Enver Hoxhën, në mos më keq bile.

(Autori është pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin Glasgow, Britani e Madhe, bashkëpunëtor i Qendrës për Studime të Evropës Lindore në Glasgow, hulumtues shkencor në Universitetin e Varshaves, dhe anëtar korrespondent në Qendrën për Studime Strategjike në Londër)

Subscribe to comments feed Komente (12 publikuar):

në 18/03/2010 22:19:28
avatar
ju lumt profesor . ketij teksti kisha me shtu edhe degjushmerine e markistit ali ahmetovskui ndaj nikolla gruevskit e njejte me ate te titos ndaj enverit.ndresa ky ahmetovski shkoi edhe me larg e arsyetoi viziten e ilrit me fjalorin e vllazerim bashkimit.por un mendoj se nuk eshte e rastit .i vet quajturi komandant ali zbaton urdhrat e vijes beograd-shkup,si dhe te fitoje poena tek gruevski dhe tek nerkombetaret.por haro se politika e tij lexohet edhe prej njerezve mete thjeshte dhe mos te shpreson se dote hyje ne historin shqiptare neprmjet kapixhikut sepse aty hyhet si trim neper deren e madhe.tetovari
Thumbs Up Thumbs Down
0
geno në 18/03/2010 00:31:50
avatar
o zotri te lumt je i afte te lumt paraqitu ne trojet tona shqiptare se njeri si ti po na duhet mos u largoni ju lutem,se kta njerez po mundohen ti largojn keta njerez si ju u pengoni ju se jeni te afte dhe jeni me dipomaci je 1 tung me gjith shpirt
Thumbs Up Thumbs Down
0
arianit në 17/03/2010 21:29:08
avatar
Çdo respekt profesorit të nderuar,por kam bindjen se diç shumë me rëndësi nuk ka kopjuar dhe marrë nga qendrat ku ai hulumton dhe vepron.Ajo është veprimi i mirëfilltë intelektual,që dmth se krejt ky shkrim publik dhe qortim është dashtë ti adresohet fillimisht kryeministrit e pastaj edhe ministrit në adresat e institucioneve që ata përfaqsojnë.Kështu keni ulur dinjitetin jo vetëm të atyre që i përmendni me emër por edhe të atyre që i kanë zgjedhur dhe të atyre që po i durojnë në pushtet-pra të gjithë shqiptarëve.Sipas jush shqiptarët s'kanë ditur dhe s'dijnë të bëjnë politikë,nuk janë për shtet.Po a nuk ua thonë sërbët këtë gjë gjithë botës e veçmas Europës?Kurrsesi mos heshtni por gjeni adresën e duhur.Kështu e keni vetëm për -o milet dëgjoni çpo ju them!
Thumbs Up Thumbs Down
0
biti në 17/03/2010 19:21:18
avatar
ju lutem nje gje dua tja u them te nderuar se plotesisht jam bindur se me ne shqiptaret nuk asht dicka ne rregull me shekuj jo per kohen e tashme dhe shtrohet pyetja ku qendron problemi-mos vall te gjitha qeverit ku udhheqin shqiptaret jan dorzuar per x shkaqe sherbimeve te huaja posaqerisht ata serbe-se me vie keq qe po bej nje ndarje kushtimisht poe them,per politiken e shqipris posaqerisht nuk me duket fare mir diplomacia shqiptare si nga mrenda ashtu edhe nga jasht.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Ramadan Kovaci në 17/03/2010 18:58:01
avatar
Pos tjerash ne ket tekst thuhet: Zotëri Met...e quajti disa herë Serbinë shtet fqinjë..." Mos bre Doc.sci. Gani ASLLANI
mos mi pre kembet...a ska asfar gjasa qe zoteriu Ilir Meta ta ket menduar Kosoven si pjes e Shqiperise se ardhme/etnike...
me nderime
Thumbs Up Thumbs Down
0
fanatiku në 17/03/2010 18:42:36
avatar
I di Meta punët e veta!Por kesaj rradhe na lendoi,kjo është e verteta!Ju lumtë Lajm! vazhdimisht jeni duke na informuar me kryeveprat e turpit te politikanëve tanë!Asnjëherë nuk e kam besuar se kaq naivë do të shfaqemi ne politikën e jashtme dhashtë zoti që kjo le të pjella e funsit e mushkës!?
Thumbs Up Thumbs Down
0
valoni në 17/03/2010 14:22:57
avatar
Ju lumte, nje shkrim i persosur nga ju reth vizites se ilirit( ilijes ) ne beograd. Ai me kete vizite qesharake dhe dashakeqese per ne shqiptaret, poshtersoi te gjithe shqiptarine!Meta eshte ndoshta i mire per mundje(pehlivan),por jo dhe ne diplomaci! me te vertete turp per te dhe Sali Berishen i cili shfaqet si patriot i madh por ne fakt esht nje frigacak i madh qe asnjehere nuk e ngren zerin per shqiptaret qe jetojne jasht Shqiperise( kam fjalen per shqiptaret e maqedonis). turp
Thumbs Up Thumbs Down
0
mali në 17/03/2010 14:22:39
avatar
o vllezer nuk ka nevoj ta komentojm punen e ili mates puna e tij esht par qe kur ishte deputet dhe i binte bibilit
edhe kur e sulmonte krytaren e parlamentit Jezofofina Topallin kur mendonte se esht dke ber trimeri ai burr nuk e kae kryet per politik a e keni par si e ka koken krejt TULE, faji e ka Saloja i cili e beri minister te punve te jashtme . duhet te i bejm thirrje intelegjenses shqiptare per angazhim intelektual dhe diplomatik per te u a ndalur turrin ketyre horongopave injorant se nuk mundemi te arsyetohemi para historis dhe para pasardhesve tan me heshtje nuk mundemi te kontribojm nuk duhet te i lihet ne dor nje injoranti qedhtja madhore shqipetare. O zot shpetona nga keto ilija e edija qe edhe figuren nuk e kan per kepuc normale!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
mali në 17/03/2010 14:22:39
avatar
o vllezer nuk ka nevoj ta komentojm punen e ili mates puna e tij esht par qe kur ishte deputet dhe i binte bibilit
edhe kur e sulmonte krytaren e parlamentit Jezofofina Topallin kur mendonte se esht dke ber trimeri ai burr nuk e kae kryet per politik a e keni par si e ka koken krejt TULE, faji e ka Saloja i cili e beri minister te punve te jashtme . duhet te i bejm thirrje intelegjenses shqiptare per angazhim intelektual dhe diplomatik per te u a ndalur turrin ketyre horongopave injorant se nuk mundemi te arsyetohemi para historis dhe para pasardhesve tan me heshtje nuk mundemi te kontribojm nuk duhet te i lihet ne dor nje injoranti qedhtja madhore shqipetare. O zot shpetona nga keto ilija e edija qe edhe figuren nuk e kan per kepuc normale!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Shpendi në 17/03/2010 12:06:30
avatar
Eshte per te te ardhur keq qe diplomacine shqiptare vazhdojne ta udheheqin "intelektual"adoleshent, te cilet i ka verbuar interesi vetanak financiar dhe se vazhdojne te "udheheqin "politik vetanake. Nuk besoj qe Shqiperia ka mungese te intelektualeve dhe diplomateve,te cilet jane ne gjendje te krijone politika dhe te udheheqin diplomaci te shteteve edhe me te fuqishme se Shqiperia. Rasti i Ilir Metes, ehste raste i vecant, rast i nje personi qe nuk mund te gdhendet politikishte edhe per kunder karieres se tije te gjate politike. po ta analizojme kete periudhe te karieres se tije, do te kuptojme se te gjitha angazhimet e tij politike kane qene ne drejtim te afirmimit te individit te vete, qe fatemiresishte intelektualet e mirefillt ne Shqiperi e kane demaskuar me kohe.
Meta vazhdon te udheheq politiken e vete duke u bazuar ne raportet e mira shoqerore qe ka pasur me ish kr.ministrin Z.Gjingjic dhe si duket nuk don te besoj se ai nuk eshte me mes te gjalleve dhe se tani jemi ne vitin 2010 dhe jo 2003, dhe se kane ndryshuar shume rethana ne rajon dhe se tani me ne vend te "serbise" kemi Kosoven shtet fqinje dhe M.e ZI. Si duket Meta akoma vazhdon ta bazoj politiken e tij te jashtme mbi raportet e vjetra kur ai mbante po te njejtin post. Nje fjale popullore thot:" ne qoftese dikush eshte i mire per diken, atehere le ta mar ne shtepin e vete dhe mos ti marr ne qaf komshit dhe mehallen" Kjo vlen dhe per Meten.
Kryeministri i Shqiperise gjene me te vogel qe duhet ta beje, eshte qe Ilirit (eshte mekat qe mbane kete emer) t'ia mar timonin e diplomacise shqiptare, dhe sinqerishte besoj se do ta beje, nese edhe tek shpirti i tije ka ngele dicka shqiptare dhe mos te veproj si me kriminelin Mediu
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 12 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0