Hyrje | Opinion | Pse Ilir Meta ia ktheu shpinën Medvegjës?

Pse Ilir Meta ia ktheu shpinën Medvegjës?

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Dashnim HEBIBI

Këto ditë thuajse në të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike, një ndër temat kryesore të lajmeve, ishte vizita e zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm shqiptarë z.Ilir Meta, që ia bëri Beogradit, Bujanocit dhe Preshevës, që në fund të vizitës së tij, shkruhej, se Ilir Meta e vizitoi Luginën e Preshevës.

Të flasësh për emërtimin e Luginës së Preshevës, sigurisht, se do na duhej që të shtjellojmë gjerë e gjatë këtë temë, se nga erdhi ky emërtim dhe cili është emri i vërtetë i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, por kësaj radhe nuk do të ndalemi për të komentuar shkurtimisht, por do ia lëmë kohës edhe pse disa herë kemi shkruar në disa media për emërtimin origjinal të këtyre trevave shqiptare, që të gjithë e dimë se në çfarë situate është politike, ekonomike dhe sociale është Albania e vogël.

Pas shumë dekadave, këto treva shqiptare, ishin jetime, përjashto disa intelektualë, artistë, që kanë vizituar Preshevën dhe Bujanocin dhe Medvegjën, por politikanë, nuk ka ndodhur, ka pasur, por jo haptas, këto të dhëna i mbështesim nga burimet që i kemi siguruar nga disa liderë shqiptarë. Para ca ditësh në një koment, ngritëm zërin e kujtesës për liderët tanë, që të mos e harrojnë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, ishte koment, me rastin e vizitës së presidentit serb që ia bëri Kosovës, vizitë në mes të serbëve.

Medvegja mbeti duke pritur zv.kryeministrin shqiptar

U shkruajt shumë dhe u komentua për këtë vizitë, por nuk pamë dikund që iu kujtua Ilir Metës, se edhe Medvegja është shqiptare. Gjersa në Preshevë pritet dhe vallëzon e në Bujanoc cakërron gotat, medvegjasit humbasin shpresat edhe më shumë për tu kthyer, apo për të mbijetuar në ato toka stërgjyshërore. Me tu kthyer nga Beogradi, z.Meta, ka pasur pak mundësi të ndalej në Medvegjë dhe të pijë ujë medvegje dhe të niset pastaj për në Bujanoc. Medvegja kreshnike, me ata pak banorë që i ka në ato treva shqiptare, do ta kishin pritur me zemër të hapur. Kjo vizitë do të ishte shumë historike për medvegjasit dhe shumë kuptimplote.

Nëse Medvegja harrohet nga liderët tanë, atëherë çka presim...

Më mirë do ishte të vizitohet Medvegja dhe ti thuhet qeverisë serbe, se ku janë medvegjasit, pse janë shpërngulur medvegjasit, pse nuk ka zhvillim ekonomik në Medvegjë, pse është përplot me ushtarë e kazerma të ushtrisë ky vend, e pse maltretohen qytetarët e saj e kështu me radhë.

Presheva dhe Bujanoci janë në një gjendje tjetër, edhe pse është e lidhur me një nyje gardiane, ajo i përballon këtyre stuhive, për arsye të njohura, por Medvegja, ka mbetur jetime dhe po trajtohet si jetime. Gjersa liderët serbë, vizitojnë veriun e Kosovës, duke ditur, se ajo tokë është shqiptare, e vizitojnë fshatra të banuara me serb, për ti dhënë vullnet jete dhe elan shprese, ne harrojmë vetë Medvegjën.

Si janë ndjerë medvegjasit atë ditë

Ndjenjat e medvegjasit, sikur të atyre që janë në Medvegjë, Kosovë apo diasporë, kanë qenë dëshpëruese. Kur medvegjasit, solidarizohen me Kosovën në situata të ndryshme, ku edhe janë solidarizuar me qindra herë, gjithashtu edhe me Shqipërinë, ata po harrohen dhe po trajtohen sikurse të dorës së dytë. Takim historik do të ishte, sikurse të vizitohet Medvegja dhe jo Presheva e Bujanoci.

Medvegja jetime, medvegja e përbuzur dhe e harruar, pret ditë më të mira e medvegjasit, nuk humbin shpresat, ata presin ditë më të mira dhe takime e kujtesa nga liderët tanë, sepse më vonë do të na gjykoj historia. U komentua dhe do të komentohej pozitivisht dhe diku edhe negativisht kjo vizitë e Ilir Metës, por të shkruhet dhe të ngritet zëri, që liderët tjerë shqiptarë, të vizitojnë Medvegjën, këtë tokë shqiptare, që dita ditës, do ti mbetet në duar të tjerëve, sikurse që jemi mësuar të mësojmë nga historia jonë kombëtare.

E vitet ecin dhe dekadat e shekujt, por realitetin nuk do mundemi ta shtrembërojmë edhe pse historinë e shkruajnë njerëzit, sepse Medvegja është shqiptare dhe duhet të ngremë zërin e ta vizitojmë, të pimë ujë atje e jo t`a lëmë në mëshirën e shitjes së shtëpive dhe truallit.

(Autori është editor i Qendrës Mediale Shqiptare në Botë – Cyrih)

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

Faton Hyseni në 20/03/2010 12:23:36
avatar
Rrnoft Medvegja
Thumbs Up Thumbs Down
0
Haxhi Kuçi në 19/03/2010 20:40:46
avatar
Ilir Meta i dine punet e veta,sepse po te kundershtoi deshirat e serbeve ai ma nuk ka me qen ne funkcion te qeverise shqiptare,por do te jete hamall i rrugeve,siq mbeta une per jete e dreqi le ta haje .Pse pa u kon i lidhuir me shkije apo me greke nuk ka shanca shqiptari me marr pozita ?Gjen tradhetar ka shqiptari !
Ishalla zoti ua kethen mendjen e i shtine ne rruge te drejte shqiptaret se qeshtu keq ka mu bere nga zoti e edhe nga njerezia .Sepse nje popull tradhetar nuk e done as Perendija as njerezia .Nese shqiptaret e dijne hymin e Asdrenit strofa e fundit thuhet se;
Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhé,
Po Shqiptaria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.
............................
Po sa here luftuan kinse per bashkim e ne lufte na udheheqen tradhetaret(komunistat)
Ata qe na denuan kur ne kerkuam republike na denojshin dhe si eshte e mundur bre allah qe keta ti kemi ne qeveri ?
Hade na spjegoni dikush qe ka ndjenja shqiptare ?
Thumbs Up Thumbs Down
0
beko në 18/03/2010 09:49:42
avatar
mir ekn medvegjes nuk asht mir kjo mos ta viziton ashtu nuk ban gabimi madh asht i ilir metes...
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0