Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Opinion | Labirinti

Labirinti

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Lulzim Z. HAMIDI

Jetojmë në një shtet ku, sikush në mënyrën e vet i kupton ligjet dhe mënyrën e vet bën interpretimin dhe implementimin e tyre në praktikë, duke ndryshuar thelbin përmbajtjesor të tyre. jo është një praktikë institucionale ,disi e paqartë, sepse ashtu siç ekzistojnë dy versione për ardhmërinë e shtetit të quajtur Maqedoni diametralisht te ndryshme nga dy komunitetet më të mëdha që jetojnë këtu,ashtu edhe kur kemi të bëjmë me Çështje të rëndësishme që prekin fushat siç është gjuha zyrtare,ose në përgjithësi nenet kushtetuese të ndryshuara nga ndikimi i Marrëveshjes së Ohrit, kemi interpretime dhe praktikume te ndryshuara te dispozitave ligjore ne praktikë, përsëri nga interpretimet e maqedonasve ndryshe,dhe nga shqiptarët ndryshe. Kjo mënyrë e funksionimit të shtetit “juridik” ka pasojat e veta pas paraqitjeve të do vendimeve për shumë çështje, që në një mënyrë prekin fushën e marrëdhënieve mes dy komuniteteve dhe janë një tregues evident se gjatë kohë do të kemi përplasje dhe mosmarrëveshje rreth shumë çështjeve aq të rëndësishme si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët. Nuk jam adhurues i predikimeve kuturu,por hipotetikisht thënë, nëse bëhet një anketë me pyetje rreth gjuhëve zyrtare ,mësimit të gjuhës maqedonase nga shqiptaret dhe anasjelltas asaj shqipe nga maqedonasit,mbajtjes se evidencës pedagogjike nëpër shkolla,përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore,të gjitha këto të bazuara në Kushtetutë, nga ndikimi i Marrëveshjes së Ohrit do të jemi dëshmitarë të rezultateve habitëse dhe në të njëjtën kohë rezultate etnikisht të ndara. A thua një qytetar shqiptar ka njohuri se a është edhe gjuha shqipe zyrtare në këtë shtet dhe nëse është ,sa është?Pa mare parasysh se KY qytetar nuk është I sigurt në përgjigjen e tij ai do të japë një përgjigje pozitive,jo se është ashtu po i tillë është perceptimi i tij për këtë shtet ku ai jeton. Të mos flasim për mësimin e gjuhës maqedonase,sepse ajo përjetoi debaklin e vet në përballjen me ata që momentalisht i prek dhe prevenoi më të keqen për ardhmërinë.

E njëjta gjë do të ndodhte me rezultatet e ‘’anketimit’’ tonë nga pala maqedonase. Cili është pozicioni i një qytetari maqedonas rreth gjuhëve zyrtare ?Edhe këtu do të kishim një përgjigje diametralisht të kundërt me atë të komunitetit tone,ku gjuhë zyrtare nga shumica do të ishte gjuha maqedonase,jo se është ashtu ose nuk është,por ky është opsioni që ata kanë zgjedhur për ardhmërinë e shtetit!

Pra ,këtu ,ku është faji???Faji është në paragjykimet e komuniteteve për njëri tjetrin. Shumë kohë në këtë territor mbillet farë e panjohur që një ditë të dale mbi sipërfaqe diç që nuk e dimë se çka është por që dëshirojmë të jetë!Mirëpo dëshira është një, kurse realiteti është diç tjetër. Ç’është më e keqe, kur duhet të njoftohemi me atë që është reale, përsëri ndeshemi me opsione të ndryshme,hymë në një labirint duke u orvatur të gjejmë të vërtetën, që rrallë herë gjendet për shkak të destruktivitetit të atyre që kinse bëjnë interpretimin e ligjeve kurse në të vërtetë më në fund nuk thuan asgjë!

Kjo mënyrë e praktikumit’ psikologjik’ të pushtetit si nga tabori shqiptar por më se shumti nga ana maqedonase qëllimin përfundimtar e ka në bllokimin e iniciativave për ndryshime pamundësinë e shqiptarëve që të dine se ku janë dhe cili është statusi i tyre real,,futjen e një grupi shoqëror në pa njohuritë e asaj se në të vërtetë. Çka ndodh,habitjen e institucioneve ndërkombëtare,dobësimin e forcës politike shqiptare,grindje edhe më të shpeshta dhe deklarimet zyrtare të ndaluara për adoleshentët dhe më të vegjlit,prolongimin e shumë proceseve të rëndësishme që një ditë do të kushtojnë shumë!

Prandaj edhe organizatat ndërkombëtare nëpërmjet përfaqësuesve të saj në një mënyrë aq habitshëm jep deklarata që vënë në dilemë opinionin shqiptar se në të vërtetë pse tani dilet me nocione te reja,deklarata që duhet lexuar mes rreshtash që në fund mos të kuptojë askush asgjë. Para do kohe pati një deklarate ten je zyrtari të lartë ndërkombëtar rreth një gjuhe e ashtuquajtur ‘’shtetërore’’,që kaloi disi sikur nuk është thënë asgjë,kurse domethënia e saj ishte aq e rëndësishme por e fshehur përsëri në labirintin famoz. Ditëve të fundit kemi deklarata shumë shpresëdhënëse për maqedonasit ‘’si komunitet që ekziston disa qindra vite,’’,kurse shqiptarët ende në labirint nuk mund të gjejnë të kaluarën e tyre të bllokuar nga opsionet e ndryshme të komunitetit maqedonas për promovimin e identiteteve te tyre ,ashtu sikur në këto troje jetojnë vetëm do qytetarë maqedonas që duhet të ndërrojnë emrin e shtetit të tyre dhe pastaj çdo gjë do të vijë në vendin e vet. Edhe kjo është në labirintin e lartpërmendur, siç mund të paralajmërojmë sekretin e ardhshëm të kanaleve të fshehura të qëllimkëqijve ,siç është regjistrimi i popullsisë, i cili qëllimin përfundimtar e ka zvogëlimin e numrit të komunitetit tone nën 20% që njëherë e përgjithmonë të quhemi me emrin tone shqiptarë, e jo popull-numër. Kjo është intenca e planifikuar maqedonase që njëherë e përgjithmonë të na heqin qafës dhe ten a vendojnë definitivisht ne grupin ku ata edhe mendojnë se e kemi vendin,bashkë me popujt 2%ose ,4%,dhe normalisht atë qe gjatë kohë mundohem të paraqes në opinion të hapin rrugën drejt konstituimit të popullit-komb maqedonas në BE dhe NATO.

Dhe në fund,normalisht të mbaroj mendimin rreth interpretimeve të turbullta rreth statusit tone në këtë krahinë të disa individëve që e blatojnë fenomenin e të qenit popull shtet formues, apo te disave qe rrahin gjoksin për gjuhe zyrtare ne tere territorin e Maqedonisë,ose te disave qe mendojnë se kemi marrëdhënie te relaksuara ndëretnike dhe fetare,apo bile disa me pretendimet e tyre karrieriste pretendojnë që të fusin edhe një ndarje mes luftëtarëve të UÇK-së duke e copëtuar strukturën e saj post revolucionare në shumë grupacione që në të vërtetë tregon mos gatishmërinë për zgjedhje te,së paku statusit të tyre si luftëtarë te lirisë. Në këtë mënyrë nuk zgjidhen problemet zotërinj të nderuar!!!

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokĂ«ve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0