Hyrje | Opinion | Atdheu qe të ekzekuton

Atdheu qe të ekzekuton

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Kim MEHMETI

Shqiptarët e Maqedonisë me 10 maj, edhe një herë dolën në rrugë dhe protestuan. Kësaj radhe ata kërkonin drejtësi, hapjen e dyerve të burgut për shqiptarët e dënuar në procese të montuara gjyqësore dhe treguan se ç’është ajo që e çon këtë popull të ndjehet i rrezikuar nga institucionet e shtetit. Ende pa kaluar as një orë nga përfundimi i protestave, pushtetarët shqiptarë dolën e thanë se numri i vogël i protestuesve (rreth 5000 veta) tregon se populli e përkrahë veprimin institucional të BDI-së. Që do të thotë, deri sa të mos del i gjithë populli në rrugë, Ali Ahmetit dhe shokët e tij besojnë se janë duke shkuar rrugës së duhur. Pra, pushtetarët e BDI-së, të entuziazmuar nga numri i “pakët” i protestuesve, u zotuan se edhe më tej do bëjnë çmos që t’u dëshmojnë skeptikëve shqiptarë si shkohet në NATO dhe BE, thuajse skepticizmi ka të bëjë me naivitetin që të çon të besosh se vlerat dhe aftësitë e një politikani janë proporcionale me modelin dhe ngjyrat e kollares.

Dy ditë pas protestave, në afërsi të fshatit Radushë, pra në hyrje të Shkupit, policia maqedonase kapi në pritë katër shqiptarë të dyshuar për kontrabandë armësh dhe i ekzekutoi në vendin e ngjarjes. Apo, mbase edhe i solli të vrarë aty ku ishte paracaktuar vendi i ekzekutimit!? E në mesin e tyre ishte edhe Harun Aliu, ish komandant i njohur i UÇK-së, drejtues i partisë Alternativa Kombëtare. Sipas asaj që tha ministrja e policisë, aksioni ishte ndërmarr në bazë të informatave të sigurta, andaj shtrohet pyetja e logjikshme: pse policët maqedonas nuk i përcollën të dyshuarit deri në vendin ku duhej ta dorëzonin armatimin, e kështu ta mbyllte tërë zinxhirin e të inkriminuarve, por u organizoi pritë si në kohët e mesjetës. Dhe kaluan ditë të tëra nga kjo ngjarje, e pushtetarët e BDI-së nuk dhanë asnjë shpjegim. Nuk treguan se a kanë qenë të informuar për këto aksione policor, dhe nëse po, atëherë vallë pajtohen me këtë veprim të policisë që ka pasur informata të sakta për rrugëtimin e “shitblerësve” të armëve? Ku ta dish, mbase edhe nuk ka nevojë të shpjegohet ajo që e dinë të gjithë shqiptarët e Maqedonisë: nga viti 2001 e këndej, asnjë aksion policor nuk ndërmerret pa u informuara krerët e partisë shqiptare në qeveri.

Sikur BDI-ja të ishte parti serioze, sikur pushtetarët shqiptarë ta dinin si mbrohet interesi i popullit, sikur ata ta kishin kuptuar se nuk bëhesh bashkëqeverisjes pa pas kontroll mbi të gjitha institucionet e shtetit, ata që moti do e kuptonin se atdheu të dënon për krimet e bëra, por nuk të ekzekuton. Pastaj, sikur ata ta njihnin peshën e vërtetë të përgjegjësisë së politikanit, atyre do u mjaftonin 10 protestues të rinjtë dhe vetëm 10 shqiptarë që më shumë i besojnë armës se sa institucioneve të shtetit, që të uleshin e të analizonin se cilat janë shkaqet që i çojnë shqiptarët e këtushëm të ndjehen të rrezikuar nga institucionet e shtetit. Pra, sikur BDI-ja ta kuptonte me kohë se Gruevskit i nevojitet vetëm si mbulesë për të realizuar programin e partisë së tij prej “100 hapave” drejtë urrejtjes ndaj perëndimit dhe shqiptarëve, partiakët e Ali Ahmetit nuk do e mbronin Gruevskin nga kritikat e shqiptarëve, por do i mbronin shqiptarët nga urrejtja e Gruevskit. Aq më shumë, sikur Ali Ahmeti të mos e harronte aq shpejtë se zgjedhjet e 2008 i fitoi duke kritikuar antishqiptarizmin e Gruevskit, ai s’kishte si mos ta kuptonte se u radhit në mesin e varrtarëve të Marrëveshjes së Ohrit. Me çka edhe do e zbërthente sa të poshtra dhe perverse janë deklarata e shokëve të tij partiak kur thonë se ai që e shpall Marrëveshjen e Ohrit të vdekur, na qenka mohues i një vlerë të shenjtë të realizuar me gjakun shqiptarë, e ata që nuk ia dolën ta jetësojnë atë, na qenkan politikanë të urtë, e jo shkelës mbi kufomat e të rinjve shqiptarë që flijuan vetveten gjatë konfliktit të 2001.

Shumë nga ata që ishin fëmijë 10 vjeçar në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, me 10 maj protestuan dhe pyetën pushtetarët pse populli i tyre ende është thuajse jashtinstitucional dhe i jashtëligjshëm. Katër veta nga ata që në 2001 i thanë lamtumirë armës, me 12 maj u ekzekutuan nga policia maqedonase si të dyshuar se përsëri u janë rikthyer armëve. Pushtetarët shqiptarë treguan se numri i protestuesve nuk i brengos fare, por përderisa autori e shkruan këtë tekst, kryesuesit e BDI-së nuk kanë thënë asgjë se vallë ishte i pashmangshëm ky ekzekutim i katër shqiptarëve. Me çka mbase dëshmojnë vetëm një gjë: se populli i këtushëm shqiptarë është në duart e politikanëve që nuk e kanë kuptuar se atëherë kur dështon politika, se atëherë kur dështojnë politikanët, populli del në rrugë apo shkon në male. Pra, sjellja e pushtetarëve të BDI-së dëshmon se ata janë politikanë që nuk e kanë kuptuar se politikani i keq është ai që popullin e mbanë në rrugë, se politikani që i banë hyzmet kolltukut, por jo edhe votuesit të vet, herdo-kurdo përballet me forcën e frustrimit të popullit. Apo, këto ngjarje të dhembshme, vetëm dëshmojnë se Maqedoninë e drejtojnë politikanë që nuk e kuptojnë se pronarë e vërtetë të situatave konfliktuoze nuk janë ata që e duan konfliktin, por politikanët që nuk dinë t’i zgjidhin problemet që e frustrojnë popullin. Gjë të cilën më së miri e dëshmoi konflikti i 2001, i cili konflikt erdhi si pasojë e politikave të gabuara gjatë një dekade, gjë të cilën e dëshmon edhe frustrimi i sotëm i shqiptarëve të Maqedonisë, i cili është rezultat i bashkëpunimit të mirë mes “sunduesit” dhe “vasalit”, por jo edhe i shqiptarëve me institucionet e shtetit.

Është shumë trishtuese kur sheh të rinjtë shqiptarë të protestojnë dhe policinë maqedonase t’i ekzekutojë shqiptarët e dyshuar për veprimtari të jashtëligjshme. Nga ky trishtim të lindin edhe mendime nga më të pamundshmit, si për shembull ai se mos vallë Maqedonia e sotme nuk donë të bëjë harxhime shtesë e ti ngarkojë burgjet me shqiptarë të shpallur të fajshëm, andaj ata i ekzekuton aty ku t’i vjen më mbarë. Si dhe pyetja mos vallë Maqedonia i ruan qelitë e burgjeve vetëm për shqiptarët e pafajshëm, si ata të Sopotit. Çka nuk të shkon ndër mend kur e sheh se si shqiptarëve të Maqedonisë për çdo vit u ndodh ndonjë Sopot, Brodec, apo Radushë. Dhe pas kaq shumë ngjarjeve të përgjakura, s’ka si mos e pyesësh veten: si ta shpëtojmë gjakun tonë? Autori i këtij teksti i ka dhënë një përgjigje të mundshme kësaj pyetjeje menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2008, kur publikisht ka thënë se BDI-ja duhej të themelojë parlamentin shqiptarë te komuna e Çairit në Shkup, e jo të shkojë t’i përkulet Gruevskit që ai ta përfshijë në koalicionin qeverisës. Me çka Ali Ahmeti do ia ndërlikonte punën vetvetes, por do i kursente shqiptarët nga dalja në protesta dhe nga veprimet dëshpëruese që i çon drejtë e në pritat e policisë së Gruevskit.

Por, ku ta dish, ndoshta shqiptarët e Maqedonisë edhe gjatë kohë do mbeten në duart e politikanëve që nuk e kanë kuptuar se vota e marrë nga populli të bënë të fortë, por jo edhe të mençur. E me çka, shqiptarë e këtushëm do paguajnë haraç të lartë për ata një grusht shqiptarë që e ndihmojnë Gruevskin, e që duan ta ndjejnë veten se janë atë që nuk kanë qenë kurrë – pushtetarë. Ku ta dish, mbase shqiptarët e Maqedonisë edhe më tej do përjetojnë skena tronditëse si rasti i fundit i ekzekutimit të katër shqiptarëve dhe do jenë dëshmitarë se si shteti i vret, e pastaj edhe e përbuzë intilegjencën e tyre, duke u treguar në ekranet televizive armatimin e gjetur në një furgon, e të cilin nuk mund ta bartë as një maune. Shqiptarët e Maqedonisë do jetojnë në mes tmerrit të varrimeve të atyre që ua ekzekuton policia dhe frikës se ky shtet mund ta shpall kriminel cilindo shqiptarë edhe shkaku se shqiptaria ka politikanë që bëjnë grevë urie për t’i hapur kutitë e votimit, por jo edhe deputet që do bënin grevë urie për t’u zbardhur rastet e ekzekutimit të shqiptarëve nga policia maqedonase, jo edhe për çlirimin e të burgosurve të pafajshëm shqiptarë, e të cilët pësojnë vetëm pse aq shumë e duan dhe i besojnë shqiptarisë. Pra, shqiptarët e Maqedonisë do i numërojnë kufomat që ua ekzekuton policia maqedonase edhe shkaku se Tirana dhe Prishtina zyrtare janë të angazhuara për “stabilitetin e rajonit”, duke mos parë se Shkupi zyrtarë nuk e donë atë stabilitet, duke mos e parë se qarqet politike maqedonase ekzekutojnë shqiptarë që ta mbulojnë atë që e bëjnë vetë – largimin e Maqedonisë nga NATO-ja dhe BE-ja. Dhe këtë e bëjnë sepse ata e dinë se me hyrjen e Maqedonisë ne strukturat euroatlantike, do fillojë edhe zhbërja e popullit që veten përkohësisht sot e quan maqedonas. Andaj, ata që nuk e kuptojnë këtë lojë të qarqeve antishqiptare maqedonase, kotë që veten e quajnë politikanë dhe bëjnë mëkat kur popullit të këtushëm shqiptarë ia mbajnë gjallë iluzionin se dikush brengoset për kufomat që ai i varros. Pra, bëjnë mëkat edhe zyrtaret e Tiranës dhe Prishtinës kur vizojnë burrështetasit maqedonas, sepse kështu ata pa dashje legjitimojnë ekzekutimin e shqiptarëve të këtushëm dhe pranojnë se “rreziku shqiptarë”, e jo antishqiptarizmi dhe koncepti antiperëndimor i Gruevskit, është ai që e rrezikon stabilitetin e Maqedonisë dhe atë e largon nga vlerat perëndimore.

Subscribe to comments feed Komente (34 publikuar):

Muja në 21/05/2010 09:04:44
avatar
O VLLEZER NGA ILLYRI GOOD HALP YOU PER KARRIGA DOJN ME JAU LAN ATEDHEUN SLLAVOMACEDONVE NJERZT MA TE MIR TE ATEDHEUT PO NA VRITEN PERDIT A KETA POITIKRIMINELAT QE I KENI QIT NE KRYE T'SHTETIT COP U BON PER KARRIK!!!!!!!!! KOMBI FIRST CHAIR 2-nt BOLL MA??????? POSHTY TRADHTARET RROFT SHQIPERIA E BASHKUAR NJE KOMB NJE QENDRIM
Thumbs Up Thumbs Down
1
Labinot në 20/05/2010 11:34:41
avatar
Urgjentisht nevoitet sinergjia e faktorit politik shqipetar ne IRJ - Maqedonise ne keto momente kritike, te lihen anash armiqesite dhe interesat partiake por te krijohet nje platforme politike e perbashket per mbrojtjen e interesave nacionale!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Luarasi në 20/05/2010 08:25:05
avatar
"Every man has it's price" thonë amerikanët, që në përkëthim do të thotë "çdo njeri e ka çmimin e vetë" ose çmimin me cilin do te blihet. Për sa te holla shqiptari i shet interesat e tij kombetare?! Shkupi është plotë me mjekra që për 200 euro në muaj e shesin kombin. Sa më e lartë vetëdija aq më i lartë edhe çmimi. Aliu me siguri e ka çmimin më të lartë se aq, se ai merr edhe pension zvicerian. Ndoshta 2 mil euro si për fillim kanë bërë punë. Fërçkofski njëheri pat thënë se mënyra më efikase për ti mbajtur politikanët shqiptarë nën kontrollë është që ata ti korruptoni, dhe pastaj do ta keni lehtë ti menaxhoni.
Thumbs Up Thumbs Down
1
Lina-Diber në 19/05/2010 11:54:45
avatar
Di te thme dicka: ne ankohemi nga udhehqesit tane partiak dhe gjithmon dalim dhe i votojm ata. Mendoj se duhet dicka te ndryshojme edhe ne sjelljen tone. Cka se i lexojme keto tekste te Kim Mehmetit dhe te tjereve nese nuk mundohemi ta ndryshojme vetveten e tbahemi ma te guximshem, qe tdalim e t'ju themi ktyre politikanve tane- Shkoni ne ........
Thumbs Up Thumbs Down
1
Edoni në 19/05/2010 11:52:18
avatar
Po Zotni Kim, neve na vrasin dhe na ofendojne. Tashti Gruveski Ali Ahmetit do i miratoj ndoni ligj sa ne ti harrojm te vramit e te mendojme se Ali Torbeshi eshte atdhetari ma i madh qe kena. Sa me vije turp dhe sa keq ndjehem qe kemi leju me na ndodh gjith kjo.
Thumbs Up Thumbs Down
1
ardit veliu në 19/05/2010 02:05:21
avatar
Ju lumt z. Kim Mehmeti
vetem ti na ke mbetur per te na mbrojt..
por siduket e kot esht edhe kjo :(
edhe nese e lexojn kryesuesit e partive me te medha te shqiptareve ne Maqedoni kete text.
nuk vesoj qe do ti vret ndergjegjja..
jan mesuar me kshtu raste ato..
bile bile nese nuk ndodhin kshtu vrasje nuk u duket e lezetshme aventura e tyre...
Thumbs Up Thumbs Down
0
Falas në 18/05/2010 12:34:25
avatar
Z. Kim Mehmeti në tekstin e tij reflekton jo vetëm shqetësimet e shqiptarëve, por edhe e çdo individi të shqetësuar për demokracinë në Maqedoni.
Contribute a better translation
Thumbs Up Thumbs Down
0
Beni-UCK në 18/05/2010 11:01:42
avatar
Kim Mehmetit mundeni me i thon cka tdoni, por mos ishte ai shum sende ket te ne do kalonin ne heshtje. E mos menndoni se ai e ka lehte. Zoti i ndihmovt
Thumbs Up Thumbs Down
0
Shpresa-Tetov në 18/05/2010 10:59:54
avatar
Du qe te shtroj publikihst nje pyetje qe e ka shtru ma pare Kim Mehmeti: Kush do i amnistoj kta shqiptare qe jane ne qeveri tani kur ektekutohen shiotaret dhe ku asht ai Advokati i Pupullit qe na shet pallavra mbajsi i vrasin njerzit. Me respekt ndja tgjithve qe e perkrahin Kim Mehmetin
Thumbs Up Thumbs Down
0
Admiri në 18/05/2010 10:40:52
avatar
Nje pergjigje Bashkimit:
I nderumi Bashkim, Kim Mehmeti si shumica prej nesh besonte se Ali Ahmeti nuk do lejone të shkel mbi gjakun e shiitarlve. Pastajna Kim Mehmeti - sa e di une - kurre nuk ka perkrahël BDI-në por parimin që vetë shqiptarët të vendosin cila parti e tyne do bahet pjesë e koalicionit qeveritarë. Gjeje nje tekst ku Kim Mehmeti ka perkrahë ashtu siç thu ti BDI-në dhe une dot klrkojë falje. Mos ngatrro mbrojtjen e parimeve dhe te përkrahjes parimore.
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 3 4 next total: 34 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
1.00