Pa institucione paralele nuk ndalet likuidimi i figurave të kombit
Fatmir LIMANI
Zhvillimet e fundit në këtë pjesë të atdheut të robëruar janë duke bindur shqiptarët se konceptet e një shteti artificialisht të krijuar, pas luftës së dytë botërore, për bashkëjetesë me pushtuesit i ka ardhur fundi ose është në pragun e dështimit çdo lloj marrëveshje turpëruese që është nënshkruar mes nesh dhe sllavëve pushtues.
Pas “lirimit” nga burgu në mars të v.2002, mes tjerash jam deklaruar; “.., jam duke u transferuar nga një burg i vogël në burg shtetin e madh, në të cilin bashkë me popullin do të vuajmë dënimin deri në momentet e vetëdisimit që të rikethejmë lirinë e vërtetë”. Deklarim i cili asokohe u prit nga bashkëveprimtarët e mi me kundërdeklarimet e tyre; “.., lëreni nipin të qetësohet, të stabilizohet ngase e ka lodhur burgu”! Por e gjithë kjo, sepse dëshironin të krijojnë ‘’vathë’’ me derra.
Jam prononcuar edhe për atë se si e komentoj Marrëveshjen e Ohrit, të nënshkruar, për ndërprerjen e luftës së v.2001, të cilën e kam trajtuar si Marrëveshje të Turpit. Ngase ishte dhe mbetet e pakapshme për mua zhvillimi i një lufte, për bashkëjetesë me pushtuesit! Po atëherë nga një gazetarë jam pyetur në këtë mënyrë; “ Lufta ka përfunduar, pritet lëvizja e lirë e të gjithë ish-pjesëtareve të UÇK-së, si e shikoni të ardhmen tuaj dhe të gjithë atyre djelmoshave të cilët ashtu sikurse ju, edhe ata sakrifikuan gjithçka, për idealin kombëtarë”?! Pyetje të cilës në v.2002 i jam përgjigjur; Meqë trimat e kombit tonë, gjithnjë na i kanë likuiduar në kohë paqeje dhe në pabesi, e jo në beteja dhe luftëra, unë apeloj të gjithë ushtarët trima të kenë kujdesin më të madh. Të ndihmojmë, invalidët e luftës, bijtë dhe bijat e dëshmorëve, të cilët na kanë mbetur bonjak. Vetëm atëherë kur ata të ndjehen kryelartë, ne do të mund të frymojmë gjysmë lirinë! Në asnjë mënyrë të mos lejojmë gjunjëzimin e tyre, ngase kjo do të thotë edhe vdekje për ne.
Duke parë zhvillimet e politikave dhe ngjarjeve nga afër një vit më vonë(pas lirimit nga burgu), në manifestimin e Flakës së Janarit, mes tjerash jam shprehur; Lufta klasike, për popullin shqiptarë është akoma e papërfunduar. Me çka, pasoi vënia ime në “listë e zezë” të Bashkimit Evropian, të cilën e nënshkruajnë njëzetepesë krye’pushtues të popujve të vegjël, të cilët u’a kanë ndarë tokat e atdheut tim, pushtuesve sllav dhe miqve të tyre-grek!
Shërbimet sekrete maqedonase planet e parapërgatitura, për eliminimin e të gjithë atyre që themeluan strukturat e guerrilës, deri në krijimin e UÇK! Dhe si duket e tërë kjo nuk është e qartë, për udhëheqësit e luftës së atëhershme se sllavet implementojnë në praktikë shfarosjen e themeluesve të UÇK, dhe assesi Marrëveshjen e turpit, të nënshkruar për ndërprerjen e luftës së v2001.
Që nga përfundimi i luftës së vitit 2001, e deri në ditët e sotme, janë të vrarë më tepër ushtarë se sa gjatë vetë zhvillimeve të luftimeve dhe të gjitha këto në kushte dhe rrethana të likuidimeve klasike, e gjithë kjo në mënyrë që t’u bëhet me dije atyre që filluan dhe zhvilluan luftën e këtushme, se si do të ndëshkohen nga pushtuesit dhe bashkëpunëtoret e tyre tradhtarë. Kohë më parë është ekzekutuar, Isa Lika-Iliri (shok veprimtar i paraluftës, dhe studimesh), Harun Aliu (shok veprimtarie i paraluftës, studimesh), Shaban Zenuni (komandanti më i shquar) dhe shumë të tjerë. Goditjet e këtilla na e bëjnë me dije se ata që filluan luftën do të duhet të paguajnë haraçin e tyre, në mënyrën e njëjtë sikurse të gjithë të likuiduarit pa gjyqe, pas luftës së vitit 2001.
Dhe sa herë që duhet të nëpërkëmbin vlerat e pakrahasueshme të UÇK-së ndërmarrin aksione të tipit Sopoti, Breza.., për të arritur deri te procesuimi i veprave të shpifura të Hagës! Të gjitha këta janë tregues se bashkëjetesë me armikun nuk mund të ketë dhe se në mos e dëshiroftë shteti amë bashkimin me atë, ndarjen nga sllavët nuk mund të na e ndalojë. Bashkëqeverisje me tradhtarë dhe armiqtë e popullit, nuk njeh asnjë komb në botë.
Këtë e shpreh sepse kohët e fundit flitet se unë dhe Fazli Veliu-Daja, kemi dalë në male, për të shpallur Zona të Lira! Është e vërtetë se javët e fundit kemi qenë bashkërisht në male, për të nderuar martirët e familjes Zymberi, dëshmorin e atdheut, Fadil Nimani-Tigri, të cilit dinin të shpallin dhe të mbronin deri në vdekje Zonat e Lira. Fazliu me shokë, krijoi ushtritë, për të shembur shtetet artificialisht të krijuara me sisteme totalitare dhe fashiste. Të tjerë janë ata që mund të shpallin Zona të Lira në këto momente!
Për të tejkaluar këtë situatë kur figurat e dëshmuara të kombit likuidohen pa gjyqe, braktisja e vendit nga rinia jonë bëhet me të madhe me çka pason asimilimi modern në shtetet e perëndimit .., etj, etj! Urgjentisht do të duhet bërë hapi i krijimit të strukturave paralele, duke filluar që nga parlamenti, gjykatat, policia, ushtria, arka e pavarur kombëtare në të cilën do të deponohen të ardhurat nga taksapaguesit shqiptarë dhe të gjitha mjetet e mërgimtarëve shqiptarë, të cilët mbajnë gjallë këtë shtet artificialisht të krijuar pas luftës së dytë botërore dhe që tani dhunshëm përvjedh histori antike, për të krijuar histori të shpikur, për lidhje me antikitetin ngase ndryshe do mbeten shpellare! Më pastaj do të shohim se nga do të ia mbajnë sllavo-maqedonasit, të cilët deri më tani kanë mbijetuar në krahë të luftërave, punës, djersës.., gjakut tonë!
Nuk guxon në asnjë mënyrë që një udhëheqës ushtarak, i një ushtrie që u vlerësua si më e suksesshmja e shekullit, të lejojë daljen në skenë për mbrojtjen e çështjes kombëtare, ta bëjnë krijesa që i ngjajnë popullores, ku thuhet; “.., çka po thotë ky Abdi Pasha, na ka ngelur Shqipnia në vasha”!
Hapin e këtillë fillestarë do të duhet ta bëjë subjekti i cili është në pushtet pa pushtet dhe që u krijua në saje të parullës UÇK-BDI, por që kanë mbetur vetëm dy-tre elemente që i takonin asaj që quhej UÇK, dhe të tjerët janë sahan lëpirës të pushtuesve sllav. Qysh në fillim u bë një tentativë që të bëhet vathe-stan me derra, politikë që na solli në një pozitë sikurse që kemi qenë gjatë v.1981. Krijimi i një elite-politike të ndritur, e ngjashme me atë të Këshillit Koordinues, të pasluftës së v.2001, e të cilën e shkatërruan strukturat e shërbimeve sekrete –sllave me bashkëpunëtorët tradhtarë, cila do të dali jashtë shoqërisë në të cilin jeton populli ynë, me qëllim të rikthimit të gjendjes si ç’shprehet njeri ; “…, si në kohën e LPK-UÇK”, do të rikthejë dinjitetin e kombit tonë. Do të rikthejë kohën kurë nuk bëzanin armiqtë e as tradhtarët e tyre, por luanin rolin e kukuvajkave për dorë’falje, shpëtim!
Paralajmëroj politik’bersit e këtij vendi se pala sllave nuk është e përgatitur që të ndryshojë emrin, sepse është e vetëdijshme që në kohën kur flitet për Maqedoni Veriore, ekziston edhe Lindore, Jugore, Qendrore.. Por edhe se ekziston edhe Shqipëri-Lindore, pjesë në të cilën fatmirësisht jetoj edhe unë. Andaj apeloj që të braktisni marrëveshjet me sllavët dhe t’i riktheheni koalicionit me popullin përkatës, të cilin edhe ua keni premtuar në zgjedhje. Subjektet politike sllave bëjnë gjithçka, për te fituar kohë, nuk kanë për qëllim kyçjen e tyre në Bashkimin Evropian, ngase e dine se ç’farë është duke i pritur atje.
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Duhet ta kuptoni se rreziku me i madh eshte nga shqip folesit dhe pseudopolitikanet apo me mir te themi se politika kontrolloet nga sherbimet qe nuk jan me sekrete por vrasese(UDBA). Te gjitha vrasjet qe jan ber per ato qe ju i permendni politikanet heshtin nuk e hapin gojen per as nji fjale te vetme as qe te tregojn edhe keq ardhjen me te vogel qe nuk u ka hije as kur shkojn ne varrim nese kan guxim te shkojn si zagaret. Ju nuk duet te rueni nga zoti se zoti ju ka falun por nga te afermit tu se atyre jani ber sot fer ne sy. Me ne fund na e beni te qarte se Aliut i ka ardhun fundi, per kete respek meritoni
A ka shqiptar që sipas teje është atdhetar?
Nëse mendon se duke përbaltur fytyrat e atdhetarëve do ti zbardhish fytyrat e zeza të udbashve, ta dijsh se kot e ke!
Shqiptarët përfundimisht e dijnë se cilët politikan shqiptarë duhet përkrahur dhe cilët kanë hyrë në historinë tradhtarëve të kombit.
Adrian, maska jote ka ra qysh moti, populli e ka pa fytyren e vertet te matrapazit , shpifesit dhe te çoroditurit politik.
Ti ke nevoj për rehabilitim psiqik, urgjentisht.
Publikoni komentin tuaj