O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar!
Halit NAXHAKU
Nuk me shkon dora qe ta marre fletën dhe lapsin e te shkruaj për shokët e mi, apo me mire për ish-shokët e mi. Ketë s `do t’ia kisha dëshiruar askujt as hasmit, e ne veçanti askujt qe veten e ndien dhe e quan shqiptar, e qe ka dhëne qofte edhe 0,1% çfarë do qofte kontributi për kombin, por besomëni se tani me e keni tepruar dhe e keni mbushur kupën, qe moti. Kam pritur qe te reflektoni pozitivisht ne te mire te çështjes kombëtare por ju si bëtë emër, zutë pozita e poste-funksione te larta, rate ne rehati sikur harruat rrethanat se si erdhët deri aty ku jeni, fale sakrificave te te pareve tanë! Me dhembje duhet tua përkujtoj, e tu shkruaj:
Ju o shokët e mi te deridjeshëm, ku e keni ndërgjegjen njerëzore dhe atë kombëtare? Ku i late idealet, vuajtjet, mendimet e shumta, ditët dhe netët pa gjumë, plagët e lidhura, dhembjet shpirtërore dhe fizike, angazhimet me tere qenien njerëzore, ditët dhe netët e gjata me vite e dekada burgjeve dhe kazamateve te errëta sllave te vrare shume here për se gjalli, por kurrë s’u përkulem para këtyre torturave çnjerëzore te ati ish-sistemi sllav te çoroditur monist komunist, totalitar-militar, ku i late me te merituarit, ato djem dhe vajza te sakrificave mbinjerëzore, te gjithë ata te dëshmuarit si me te mire dhe me te vyeshëm te kombit, ku e late historinë qe e kishim mësuar me te vjedhur-ilegalisht se e kishim te ndaluar nga pushteti dhe sistemi i atëhershëm, ku i late rrënjët, fiset ilire, heronjtë kombëtarë, dëshmorët me te rinj te kombit, ku e late gjakun e derdhur rreke –token shqiptare te ujitur e lare me gjak, ku i late dhe i harruat njerëzit me te merituar qe se bashku me familjet e tyre te ngushta dhe te gjera u dënuan dhe u lëçiten vuajtjen aq shume për komb?! Por vetëdija e tyre e larte kombëtare u jepte force dhe ato idealet kurrë nuk i tradhtuan, edhe pse neper birucat e errëta shumica nga ne gjenim force për te qëndruar stoikisht, vendosmërisht, e çdo here VERTIKALISHTE bile çdo here gjenim kuraja te kundërshtojmë me force e te përleshemi me organet e burgut, ti dalim zote drejtësisë, shqiptarisë, gjenim force e mund, nder e moral te dalim faqebardhe dhe te mos dorëzohemi edhe ne ata rrethana specifike dhe te rrezikshme për jete! … Me shkurte ne na ofruan poste, pasuri, çdo gjë tjetër vetëm e vetëm te bashkëpunojmë, por ne i refuzuam vendosmërisht deri ne një edhe pse te vetëdijshëm pse rrezikofshim me jete a vdekje. Ky ishte çmimi i rezultatit përfundimtarë, sepse kishim vendosur te punojmë dhe sakrifikojmë për komb, duke u bere drite për ta dhe te jetojmë ne errësire për vete e për familjet tona!
Idealistet e kishim mësuar se nuk martohen, sepse martohen me revolucionin. Idealin e kane dashuri e martese, atë e kane shoke te pandare te jetës, atë e kane ushqim, LIRI, drite dhe ardhmëri, nuk lenë bile as edhe pasardhës qe ti maltretoje armiku, sepse djemtë dhe vajzat-luftëtare dhe luftëtarët qe te gjithë fëmije e kombit janë fëmije te tyre! E ju, e ju i harruat te gjitha se çfarë rruge kishit nisur, çfarë përgjegjësie morët te mbani mbi supe, e ju u shitet për pak – për hiç gjë!
Ju o ish-shokët e mi te veprimit te politikes e te luftës: Tahir Hani, Fadil Bajrami, Xhevat Ademi, e ju te tjerët, shpejt e harruat burgun. Fatin tone te përbashkët-fatin e kombit. U bëtë një-bashke me armiqtë tanë qe na burgosen me dekada burgim te rende, me ata qe na dhanë dajak, qe na përbuznin dhe tentonin te na përdhosin nderin, krenarin kombëtare, qe na nënçmonin e na quajtën: Nacionaliste, separatiste, irredentiste, fundamentaliste, kanibaliste, kunderrevolucionariste, armiq te përbetuar te asaj ish_RSFJ-se, e ne kuadër te saj edhe te Maqedonisë te qelbur, prishes te „Vellazerim-Bashkimit“ shih lexo: „Vellazerim-shkatërrimit“ vrasës e kriminel për ne shqiptaret, e ju!
Ju o te gjore, nuk e paskeni pasur seriozisht dhe me gjithë mend, e pasket pasur vetëm për një fotele, për një post! Se sa e paskeni pasur per njeme po tregoni ne praktike sote me se miri, ku nuk late parti politike shqiptare ne IRJM pa me hyre e pa me dale, qe i bëtë si dyer hanesh. Ne PPD, PPDSH, PDP,PDSH, PDK, BDI, e ku ta di se ku tjetër! Pra kjo tregon se ju keni vrapuar turre vetëm pas partive pas interesit,dhe posteve për te bere emër e pastaj pasuri! Sa keqe por mese e vërtetë!!!
Si te themi ndryshe kur bashkëpunoni me maqedonas, rrini ne bashkëqeverisje e participoni ne te, ne ate Qeveri ku merren vendime kundër shqiptareve, emëroheni: Shefa, drejtorë, kryetare komunash, prefekt, zv.guvernatore, zv. Ministra e ministra,etj etj.qe d.t.th. shume keqe sepse pastaj ata justifikohen se cka duan shqiptaret me shume se kaq ja i kane te gjitha: kane Parti Politike, Zv/kryeministër, Zv/kryeparlamentar, ministra e zv ministra, shefa e drejtorë, deputet, kryetar komunash e prefekt, Teorikisht dhe praktikisht është ashtu, e pastaj pse ata shërbejnë vetëm si dekor e si pyet kush është tjetër gjë e tjetër teme! S `ka me keq! Pastaj me emrin tuaj arrestojnë, dënojnë e burgosin shqiptare pa faj, i VRASIN ata kur te duan dhe si te duan sa here qe dëshirojnë, e ju rrini indiferent sikur ndodhe diçka ne Afrike, me te tjerë rreth jush e jo me ju e bashkkombasit-vëllezërit tuaj. Dijeni mire ata i vrasin sot, mua nesër por ju e keni radhën pasnesër, mos harroni, te gjithëve na pret e njëjta fatkeqës, dikë më herët e dike pak me vone, sepse te gjithë jemi shqiptare dhe ata e duan IRJM-se pa ne shqiptaret!E ju o te gjore rrini edhe me tej pa u merakosur ne Qeverinë kriminele qe vret shqiptare!
Ish-shokët e mi te veprimit, te tubimeve, te demonstratave, te politikes dhe te luftës: Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Musa Xhaferri etj. Ju keni përgjegjësi te veçante edhe ndaj ish-Organizatës LPK-se,mbani përgjegjësi edhe ndaj UÇK-së, edhe për participim ne Qeverinë anti shqiptare te Gruevskit!...
Duhet te jepni llogari se pari, qe për dy dekada i keni mashtruar anëtarët e saj te sinqerte, qe e kane dashur kombin, dhe jo ju dhe thjeshte Organizatën tuaj te nderuar( LPRK)-LPK-ne, e as partin e tashme te BDI-se, ngase është dashur tu thoni se pas mbarimit te luftës ne do te shendrrohemi dhe do te bëjmë parti. I keni mashtruar dhe tradhtuar anëtaret e saj te devotshëm, disa nga te cilët tani me janë DESHMOR TE KOMBIT, qe unë kam pasur respekt edhe për se gjalli dhe tash u përkulem me mija e miliona here,simpatizantët e LPK-se, pjesëmarrësit neper demonstrata neper perëndim, keni tradhtuar te gjithë ata qe e kane ndihmuar LUFTEN ne njërën apo tjetrën mënyre, ku afro DY dekada u keni thëne, proklamuar, propaganduar, reklamuar…se me LPK-ne do ta realizojme: „BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE“, dhe se deri atje ku ka nje shtepi shqiptare do te jete Shqiperi.Ku mbeten keto premtime?! A i realizuat?! Apo ishin fjale boshe?! Hapni arkivat, qe një diete patjetër te hapen, dhe do te shihen këto fakte dhe argumente te vërteta ne sy, e shkruar e zeze mbi te bardhe, çka keni thëne dje, e çka bëni e si silleni sot. Lexoni „Zërat e Kosovës“ te botuara ne Zvicër, Rruga Jone“ e botuar ne France etj. etj. Shihni materialet e mbledhjeve. Deklaratat, komunikatat, fjalimet tuaja, pyetjet dhe përgjigjet tuaja neper tubime te ndryshme e te shumta se për çka angazhoheshit asokohe-dikur! E çka dreqin jeni tu bere sot!!!
Sa pragmatik radikal, keni ndryshuar për 180 shkalle. Nga krijimi i një shteti te vetëm shqiptare, e keni zbritur pazarin dhe për turp e keni ulur veten ne – zero! Kjo d.t.th. se tani angazhoheni per ta mbrojtur IRJM-se, me shume se sa vet maqedonasit, si tërësi territoriale, integritetin e saj, sovranitetin e saj, hyrje ne paktin veriatllantik-NATO,hyrje ne BE, per ti vrare shqiptaret dhe çdo gje qe bën kundër ne shqiptareve, siç janë shume raste me te burgosur politik shqiptare, qe i ka mbushur burgjet me vepra te kurdisura, pa fakte e argumente te montuara këmbë e krye, qe duhet te lëshohen sa me shpejte pa asnjë kusht!...Aferim! Kësaj i thonë politike se jo mahi. Ne djalle le te shkojne ata vete IRJM-se, por shihni veten dhe shqiptarinë!!!
Sa here u be qe burgosen e vriten shqiptare dhe vetem shqiptare, vriten e priten djem dhe vajza shqiptare, njerëzit me te mire dhe me te vlefshëm te kombit shqiptare, e ju edhe me tej bashkëpunoni me armiqtë tanë, qe vranë e prenë, dogjën e shkaterruan, rrënuan çdo gjë shqiptare, bashkëpunoni me ish-UDB-ashet maqedono-shqiptare, me fëmijët e tyre, me spiujt e felliqur te djeshme dhe te sotshme. Ju martoheni nje here me LSDM-ne, tjeter here me VMRO_DPMNE,ju jeni martuar me Gruevskin, qe tallet me ju dhe u thotë „Mie ve znaevme vollci, a vie ne befte ni ovci“-Ne u dishim ujqer a ju nuk qenkeni as dele.“…Kesaj radhe kaq!...
(nga ish-shoku juaj, ish-i burgosur politik me 12 vj.burg te rende, ish-veprimtar, udhëheqës i shume demonstratave dhe tubimeve,ne IRJM-se e perëndim, ish-politikan(nen.kryetar i PDK-se ne IRJM-se), ish-ushtar, i UCK-se)
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:273)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:247)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:189)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:178)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:175)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:170)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:82)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Me vemendje lexova tekstin e juaj, i qelluar ne kohe te duhur pa verejtje.
Shpresoj qe zoterite te cilet jane ne funksione te ndryshme do te kene parasysh kete tekste. Pershendetje i nderuar z. Naxhaku
Publikoni komentin tuaj