Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Opinion | Partia e shtatë… !

Partia e shtatë… !

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Gëzim PODGORICA

Paralajmërimi për formimin e një subjekti të ri politik në dhjetor nga Rufi Osmani përbën për momentin lajmin e ri  të kësaj periudhe. Ngjarjet  e ndryshme  nuk kanë munguar assesi, por megjithatë edhe ky lajm përbën një farë ngjarjeje në se do të ndodhë.  I paralajmëruar gati 6 muaj më herët  ky  mbase është edhe një test për opinionin publik se duhet hyrë apo jo në këtë aventurë të re. Që kur fitoi postin e kryetarit të komunës, shumë analistë parandjenjë se ambiciet e  Rufi Osmanit nuk do të ndaleshin aty, por pas një ngrirje disa mujore të kësaj çështjeje, ajo ka marrë jetë përsëri. Këto ditë është dhënë ngacmimi i parë publik i cili sigurisht dhe normalisht do të duhet të shoqërohet edhe me  mjaft hapa të tjerë.
Demokracia liberale e konsideron si një çështje mjaft pragmatike krijimin e subjekteve të reja politike, pasi shtohen ofertat , mundësitë e zgjedhjeve dhe alternativat. Prandaj e parë në rrafshin e teorisë së politikës, kjo është krejtësisht e pranueshme. Tjetër krejt është çështja në planin praktik. Në se kjo parti që do krijohet është pjesë e një oferte të re për qytetarët dhe e një profili të munguar, sigurisht do të jetë një vlerë më shumë, por në se do të kemi një recidivizëm  të subjekteve ekzistuese, atëherë kjo do të jetë një lodhje më shumë për qytetarët.  3 parti parlamentare dhe 3 jashtëparlamentare deri tani kanë krijuar një kakofoni të tmerrshme politike  dhe nuk kanë arritur asnjëherë që nëpërmjet mirëkuptimit të domosdoshëm të artikulojnë në një zë të vetëm interesat dhe shqetësimet e 800.000 shqiptarëve të Maqedonisë. Sigurisht që  6 subjekte, në disa raste kanë qenë edhe më shumë por  nuk i kanë rezistuar kohës, janë  mjaftueshmërisht të bollshëm për të përfaqësuar  interesat e popullsisë shqiptare, për t’u bërë interlekutore në marrëdhënie si me faktorët politikë maqedonas, ashtu edhe  me ato ndërkombëtarë. Por megjithëse 6 , ata përsëri kanë qenë pak se të konfliktuar me njeri-tjetrin dhe  me akuza të ndërsjella, kanë defaktorizuar  veten, po edhe ata që kanë përfaqësuar.  Programet e këtyre subjekteve pothuaj në  shumicën e tyre dërmuese ngjajnë  me njëra –tjetrën dhe duhet një vëmendje e madhe për të parë dallimet. Po kështu ata  më së miri bëhen garant përpara çdo palë zgjedhjesh se do të realizojnë  premtime që i derdhin pa kursim dhe nuk ngurrojnë të fajësojnë më shumë se çdo kënd  subjektet e tjera shqiptare.
Mes partive politike shqiptare ka patur përplasje që kanë vënë  gjithnjë në komoditet qeverisës subjektet maqedonase dhe  në vështirësi serioze komunikimidhe kuptimi  faktorët ndërkombëtarë  që na monitorojnë. Shija e përplasjeve të brendshme tek lidershipi politik shqiptar ka lënë gjithnjë një shije të hidhur dhe realisht ajo çfarë pritet të sjellë partia e shtatë që do krijohet, pak optimizëm mund të garantojë. Sigurisht nuk ka pse ajo të ngrihet mbi paragjykime, por  profili politik i  iniciatorit të saj tanimë kalon përmes një verifikimi praktik. Në se  në zgjedhjet që  kaluan, Rufi Osmani u votua edhe për hir të një  stature të krijuar nga e kaluara  që lidhej me ngjarjet dramatike të vitit 1997,  viti 2010 është një vit krejt tjetër dhe shumë i largët me atë të cilit i referohet historia e bujshme e kryekomunarit të sotëm të Gostivarit. Në se në qytetin ku ai drejton sot, vijon të flitet më shumë për ish –kryetarin se sa për aktualin, garancitë e besueshmërisë për të ndërtuar një subjekt politik të munguar të skenës shqiptare  vihen shumë në pikëpyetje. Cilado qoftë oferta e re politike që do të sjellë  subjekti që pritet të  celebrohet para vitit të ri, kjo ofertë  duhet të ketë marrë një miratim publik në Gostivar, një miratim publik të prekshëm dhe që të ketë krijuar entuziazëm.
Në se ky entuziazëm mungon, ose ka filluar të zbehet nga ai që pritej, nisma  i ngjet zgjidhjes së problemeve të kryetarëve që krijojnë në mënyrë të shtrënguar parti dhe jo të partive që lindin si domosdoshmëri e mungesës së alternativës dhe e ofertës së re.
Deri tani nuk kemi asgjë, vetëm se do të krijohet një parti, e cila sigurisht që do premtojë  në startin e saj shumë më tepër se ekzistueset. Në publikun e lodhur shqiptar, ku rejtingu  po u bie pothuaj çdo ditë  6 partive ekzistuese, vështirë se do të ngjisë edhe një subjekt i ri, pa një identifikim të qartë të vlerave të atyre që do formojnë ekipin, të provave që kanë dhënë, të  mesazheve të reja që do përcjellin dhe të formës se si do t’i ofrojnë garancitë e besimit. Problemi nuk është se po krijohet edhe një parti, problemi shtrohet se sa e besueshme dhe e vërtetë do jetë ajo dhe mbi të gjitha sa të sinqerta janë motivet që e krijojnë. Në se ajo krijohet për të zgjidhur problemin  e protagonizmit personal të një njeriu, ajo mbetet  pa të ardhme, por edhe një sherr i ri për shqiptarët në mes vetes. Në se do të jetë ndryshe, duhet t’ia urojmë mirëseardhjen!

Subscribe to comments feed Komente (47 publikuar):

keq e ma keq në 17/03/2011 10:55:23
avatar
dikur edhe per fat te keq tash,per fat edhe me te keq vazhdimi i percarjes shqiptare, a thua jemi te nemur a thua na mungon psigologija qe jemi te kushtuar emocioneve politike aq shum sa i harojm edhe familjet duke u mare me marketinge te kota dhe per cdo vit duke pritur para te gurbetit famekeq e harxhuar pa asnje llogari ose emocione ekonomike!!! ooooo populli i mjere pune pune nate e dit per ti harxhuar ne politik pa kurfare profit!!!pershendetje vetem per shqiptaret e shkrete qe sakrifikojne neper evrope e te merzitur per memedhe!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
memet në 17/03/2011 08:38:13
avatar
rufi osmani ose ismail qemaijli
Thumbs Up Thumbs Down
2
Vendenis në 06/03/2011 00:32:31
avatar
Z. Rufi Osmani per tu ballafaqu me shkjaun duhet ta mund ( kjo eshte sfida) Aliun ne votime.. e kjo gje nuk eshte e rende nese kane dy gram mend shqiptaret, sepse Abas Aliu eshte deshtaku me i madh ne historine e shqiptareve te Ilirides por dhe me gjere.Ky njeri ka seder kombetare sa trofta e Ohrit, eshte i mjere dhe jashtzakonisht medioker. Shoku i tij (Gafur Adili) doli e tha qe ky deri ne vitin e trete ne studime ne Prishtine ka dhene dy provime te parendesishme me nota minimale.. Dhe “Blic” i Zvicres thone qe ka shkruar dicka edhe me komprometuese.. Mo Zot ma keq per ne cfare na ka gjet.. Ky cdo pyetjeje i pergjigjet me" Une nuk jam ekspert.. per kete ceshtje duhet te japin mendim ekspertet.."Qe dmth. se ky eshte tape topi.. Dhe une tani shtroj pyetjen: Meqe, zoteria juaj, spaskeni pergjigje per asnje ceshtje, pse keni pranuar t'i perfaqesoni shqiptaret, kur e keni koeficientin e inteligjences sa nxenesi i klases se trete fillore me nota mesatare 3. Ky njeri eshte turpi dhe mjerimi i pafund i shqiptareve..
Me vjen turp qe jam shqiptar.. O sa tmerr te jesh shqiptar me AbasAline kryetar!
Ketij zotriu i ka ngjare si atij gomarit te fabula me ujkun qe po e hante e ai thoshte " Dhashte Zoti jam ne enderr"
Kur ky flet ne tv.1 milion shqiptare i mberthen ankthi (cfar do shkrete, a do ta thote ate qe duhet ta thote..) duke marre qetesues e duke e mbuluar fytyren me jastek.
Zot, rruaj shqiptaret nga skizofrenet paranoike..
Thumbs Up Thumbs Down
27
Naseri në 20/02/2011 23:48:46
avatar
Nuk kuptoj se cka eshte problemi qe kaq shum jeni versul kunder kesaj nisme te prof Dr.Rufi Osmanit...Duhet t'a pranojm se njeriu vlen me shum se cili do qoft lider i deritashem...Nje lider duhet t'a qmojm dhe vlersojm ne baze te arriturave te tij personale.Dikush me heret e kish permendur biznesin e tij privat...absurd.Ai eshte deshmuar ne rrafshin e tij profesional me titullin Dr. dhe ne duhet t'a qmojm si te till.Shum student tane marrin njohuri dhe profesori me nje zell dhe perkushtim te madh e reflekton ate dituri me stilin e tij tek ardhmeria jon,rinia...Eshte e keqe se mundesia per te shkruar ne keto forume e kan shum injorant,te paarsimuar dhe devijant...Un shpresoj se partia qe do te dal ne skene do te jet e mirpritur nga elektorati ne pergjithsi.Dhe keta qe paskan ber shum zhurm ne ket faqe me siguri paskan filluar te friksohen me te madhe ende pa u promovuar partia.
Te nderuar qytetare,shqiptare behuni gjithsecili vetvetja dhe perkrahni vlera dhe jo pseudovlera...Perkrahni njerez te dinjitetshem dhe jo haraqli dhe mafioza urban te cilet nuk kan kurfar ndjenje kombetare...Un po pres qe z.Rufiu te promovoj partin e re dhe pune te mbare kundrejt ktyre matrapazve qe na kan turperu tejmase....Pershendetje nga Shkupi,Naseri
Thumbs Up Thumbs Down
4
gazmendi në 22/10/2010 16:54:15
avatar
sa per rufi osmanin ska komente.se vete rufi osmani u leri leksion apo me shqip ua mesoj politiken dy partive qe ishin dhe jane ne pushtet ua mesoj alfabetin tani ato e mesojn rufiun ti lidhe shkronjat.kure vet politikanet me 1997 u fshehen te shtypshkronja Taulant rufiu mereshte me policin sa per dieni e me 2001 kure e thiri Aliu Rufiun ky ja mesoj politiken se me xhaka nuk shkon jeta po me pune reale.populli don ushqim nuk do hane sheshe skenderbeu se ne shqiperi nuk duan flamurin po dua ta nxeren buken e gojes pastaj tjeret vin.a te ne aliu ka then flamurin.hajdesni o bura se un doju kap flamuj e vendoseni ne bark se do ngopeni.respekte.
Thumbs Up Thumbs Down
2
Demi në 07/09/2010 16:33:47
avatar
Nëse R. Osmani nuk është futur në skenën politike me qëllim, atëherë është pavetëdijshëm i manipuluar nga faktori politik maqedonas. Shqiptarët duhet coptuar e minimizuar për t'i mbajtur nën zgjedhë, nëpërmjet personave të cilët vuajnë nga egocentrizmat e tyre megallomanë. Kështu nesër do të kemi pashallëqe të ndryshme ku do të sundojnë agallarë e beglerë të tipit të Ali Ahmetit, Rufi Osmanit, Menduh Thaçit, Hysni Shaqirit, etj.
Thumbs Up Thumbs Down
-5
gostivar në 09/07/2010 17:06:54
avatar
o njerz banni yzmet punes se per ndryshi do ju shkoj jeta me kommente ai qe ka punuar per te miren e kommbit shqiptar dihet se ku esht PO PUSHON NE VARR!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Dardani - Shkup në 08/07/2010 21:19:43
avatar
Kjo Pltforma politike e partis që e formon Rufija qenka njisoj si platforma politike e LSDM-ës së Branko Cërvenkovskit, edhe ai thot se me shqiptarët duhet nji marrveshja por pas 10 viteve!
Kuptohet kush do të jet gjall do ta shoh "marrveshjen"!
Thumbs Up Thumbs Down
-4
Sinani - Gostivar në 07/07/2010 20:42:31
avatar
Rufija ishte në PPD,PPDSH dhe PDSH ,përveç përçarjes kurgjë nuk bëri.
Ndoshta tani si është plakur i kanë erdh mend. Axha Rufi, pensionimi invalidor do të ishte alernativa ma e mirë.
Thumbs Up Thumbs Down
-9
Satkiu në 06/07/2010 21:28:15
avatar
rufi në vitin 2009 të votuam nga inati i brankos , jo se ti far buri e ke merituar me punën dhe sjelljen tënde.
për inat të kujt ta përkrahim partin tënde ? për inat të shqiptarve! për tua bë qejfin shkjeve?
-shporu be ngatraç politik se na lodhe çe 20 vite duke na çou nji hap para 100 mrapa! mjer shpëja çi tka.
Thumbs Up Thumbs Down
-4
1 2 3 4 5 next total: 47 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
3.50