Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Opinion | Liberalizmi, Demokracia dhe Politika!

Liberalizmi, Demokracia dhe Politika!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Ejup BERISHA

Po përpiqem të gjej një temë aktuale e interesante për të shkruar rreth saj. Këtë po e bëj jo vetëm sa për ti mbushur rreshtat e rubrikës opinion të gazetës tanimë të njohur në vendin tonë Lajm por edhe për të komunikuar indirekt me lexuesit e kësaj medie profesionale dhe të pavarur e cila me shumë sukses po e kryen misionin që i është besuar. Sado që të mundohem ti iki temës kujdestare liberalizimit dhe demokratizimit të shoqërive dhe shteteve nuk po mundem dot pasi që këto procese akoma po hasin në vështirësi dhe pengesa evidente gjatë proceseve zhvillimore të tyre. Tendencave për liberalizim dhe demokratizim po u bëhen pengesa dhe nëpërkëmbëza të shumta nga ana e disa subjekteve dhe individëve ndërsa me to këto vlerat shoqërore si liria dhe demokracia nuk po mund të ecin para Të instalosh sistem të vërtetë liberal- demokratik nevojitet përkrahje dhe kontribut i sinqertë e i mirëfilltë i shumicës së shtresave të shoqërisë e jo vetëm të një shtrese e cila trumbeton se është jo vetëm ithtare e flaktë e instalimit tê lirisë dhe demokracisë por edhe e avancimit apo se edhe të gjitha veprimet dhe hapat që i ndërmerr janë në drejtim të përsosjes së mëtejme tê tyre. Por ama jo me vepra por vetëm me fjalë. Pra fjala është për ato struktura apo dhe për disa individ të cilët një gjë të tillë e bëjnë më shumë me fjalë se sa me vepra. Ata në këtë drejtim e kanë zgjedhur formulën për të kaluar prej fjalëve boshe në premtime të kota e assesi prej fjalëve në vepra. Ato më shumë po e luajnë rolin e promotorëve verbal të proceseve liberal demokratike në shoqëri pra të një lloj reklamuesish apo komercialistëve roli i të cilëve është më shumë të prezantojnë e reklamojnë se sa të zbatojnë në praktikë ide të cilat me shekuj janë përpunuar dhe perfeksionuar për zbatimin e të cilave nuk ka nevojë të bëhen mrekulli por duhet të kihet vetëm vullnet politik për jetësim të tyre. Por thonë se më lehtë është të reklamosh se sa të bësh diçka konkrete Disa struktura shoqërore dhe individ më shumë u ngjajnë studentëve të vitit të parë të fakultetit të shkencave politike të cilët dashurohen në të mësuarit përmendësh dhe përsëritjen si papagaj të teorive politike se sa të dëshmohen si pragmatik pra ta kryejnë detyrën për të cilën janë të thirrur për jetësimin e të njëjtave duke harruar se ata më shumë duhet të punojnë për zbatimin në praktikë të ideve progresive liberal demokratike sesa të marrin rolin e ligjëruesve të paautorizuar apo edhe të të ashtuquajturve analistë politik. Idetë shoqërore duhet të zbatohen në praktikë sepse idetë që nuk zbatohen ngelin vetëm fjalë të kota pra nuk kanë kurrfarë domethënie e po qe se nuk kanë kurrfarë domethënie atëherë nuk kanë edhe asnjë vlerë. Aspiratat dhe tentimet për liberalizim dhe demokratizim të shoqërive dhe shteteve e kanë çmimin e vet pra për to duhet të paguhet kostoja e cila është shumë e lartë por ja vlen ndonjëherë ta paguash atë sepse përfitimet për gjithë shoqërinë pas kësaj janë shumë të mëdha. Por edhe hezitimet për ta bërë një gjë të tillë e kanë koston e vet e cila është shumë më e lartë se ajo që duhet të paguhet për liberalizimin dhe demokratizimin por këtu pasojat negative janë shumë më të mëdha se përfitimet. Ato struktura nëse nuk duan të bëjnë asgjë në këtë drejtim nuk ka nevojë të bëjnë gjë por vetëm duhet mos ta pengojnë zbatimin në praktikë të lirisë dhe demokracisë. Nëse nuk duan të ndihmojnë të paktën mos të pengojnë kjo do të ishte ndihma më e madhe prej tyre. Edhe pse vetëm në Ballkan ndodh që të kërkohet ndihmë prej këtyre strukturave dhe individëve për tê dhënë kontribut për avancimin e proceseve liberal demokratike. Kjo është shumë e pakuptimtë sepse të gjithë ata të cilët ndodhen në hierarkinë më të lartë shoqërore atje janë për shkak të dëshirës dhe tendencave për rritjen e forcës politike dhe pushtetit të tyre e jo për ta zvogëluar dhe kufizuar atë. Pra kërkohet që ta respektojnë lirinë dhe demokracinë ata të cilëve demokracia dhe liria ua prish planet dhe hesapet. Pse janë të nevojshme debatet për nevojën e liberalizimit dhe demokratizimit të shteteve dhe shoqërive. Njerëzit gjithmonë më shumë debatojnë për ato gjëra dhe fenomene shoqërore të cilat akoma nuk janë etabluar sa dhe si duhet në shoqëri Debate edhe më intensive për këto tema po zhvillohen edhe nëpër ato shoqëri shumë më të zhvilluara në aspekt të gjithëmbarshëm shoqëror. Por qëllimi i tyre tani atje nuk është që tê dëshmohet nevoja e instalimit dhe zbatimit të proceseve liberal demokratike por përmes tyre kërkohen metoda dhe mjete se si të avancohen dhe përsosen edhe më shumë të njëjtat. Në Zvicër për shembull zhvillohen shumë shpesh referendume ndërsa debate gati në ç’do çast dhe atë për gjëra edhe më të imta p.sh si dhe sa po u pëlqen madhësia dhe ngjyra e shportave të vogla për hedhjen e bërllokut të vendosura nëpër këndet e vendbanimeve apo a po u pëlqejnë dhe si po ndjeheni në ulëset e autobusëve të transportit publik. Në Ballkan nuk debatohet edhe për gjëra më të ndjeshme ja për shembull shpesh duhet parashtruar pyetja se si vlerësohet niveli i liberalizimit dhe demokratizimit dhe sa janë të kënaqur njerëzit nga niveli i sigurisë në shoqëri. Këto pyetje duhet të parashtrohen më shpesh me qëllim që të gjithë ta japin kontributin për sigurimin dhe funksionimin e tyre. Por jo gjithnjë të kërkohet dhe të pritet nga disa institucione të punojnë në liberalizimin dhe demokratizimin e shoqërive e aq më pak të pritet nga strukturat që u përmendën më lartë të ndihmojnë në këtë drejtim sepse kjo është e ngjashme me kërkesën që çobanëve delet t’ua ruajnë ujqit apo fermerëve pulat t’ua ruajnë dhelprat.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokĂ«ve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0