Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Opinion | Kah vetvetja

Kah vetvetja

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kim MEHMETI

Nëse ndodheni në mjedis ku ka shumë zhurmë, ku të gjithë flasin, ku të gjithë tregojnë diçka e askush nuk dëgjon, ta dini se ndodheni në selinë e ndonjë partie të shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe në atë mjedis mos i thoni të vërtetat tuaja, se ato nuk vlejnë gjë, në atë mjedis askush nuk është i interesuar ta dijë çka mendojnë të tjerët për ta, por e kuptojnë vetëm fjalinë: “Kryetari i partisë dhe ne rreh tij i dimë të gjitha dhe gjithmonë kemi të drejtë!”. Nëse ju rastisë të ndodheni në ndonjë mjedis ku të gjithë njerëzit e godasin ujkun e ngordhur, keni kujdes si silleni, se aty mund t’ju ha ujku e askush të mos afrohet t’ju ndihmojë dhe duhet ta dini se ndodheni mes “analistëve” të shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët assesi ta kuptojnë se gjeli që këndon herët edhe mund të përfundojë në tepsinë e mish-orizit, por atë që këndon vonë askush nuk e dëgjon. Nëse arrini në ndonjë vend ku çdonjëri i shanë gjithë të tjerët, ku çdonjëri mendon për vetveten se është më i bukuri dhe më i mençuri i botës, ta dini se ndodheni në mesin  e “intelektualëve” shqiptarë të  Maqedonisë. Dhe në atë rreth njerëzish ke përshtypjen se asnjëri nuk e ka parë vetveten në pasqyrë që nga fëmijëria, andaj edhe nuk e dinë se nga çdo foshnje e lezetshme të cilën çdokush dëshiron ta puth e përkëdhelë, një ditë rritet një rinosh narcisoid, nga i cili piqet një karrieristë dhe grykës e që përfundon si një plakush i gërditshëm, të cilit nuk i afrohen as fëmijët e tij. Pra, nëse arrini në vend ku të gjithë flasin e askush nuk dëgjon, ku të gjithë tregojnë trimëri mbi ujkun e cofur e askush nuk afrohet të të shpëtoj kur je i rrezikuar nga ujku i gjallë, nëse ndodheni në mjedis ku s’ka mbet njeri i panjollosur, ku të mirin nuk e vlerësojnë nëpërmjet virtyteve dhe aftësive që ka, por sipas asaj sa është më pak i keq se më i keqi, atëherë të jeni të sigurt se ndodheni mes shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe pasi të jeni përballur me këto mjedise që nuk i bashkon asgjë mes veti, do e keni më lehtë ta kuptoni se nga cila “sëmundje” kolektive vuan ky popull, do e keni më të qartë pse për shqiptarët e këtushëm vendosin edhe njerëz të cilët mbase nuk janë të këqij e as nga ata që nuk e duan popullin e vet, por janë aq të paditur sa edhe familjarët e tyre thonë:  Shyqyr që merren me punët e shtetit e nuk kanë kohë të na e prishin shtëpinë!
Nëse arrini në qytet, në sheshine e të cilit ka më shumë përmendore se sa kalimtarë, ta dini se jeni në kryeqytetin e shtetit të cilin e udhëheqin macet politike, të cilave vetvetja u ngjason në luan. Pra, duhet ta dini se ndodheni në Shkup, në kryeqytetin e Maqedonisë dhe se  përballë keni përmendoret e Gruevskit. Dhe duke i parë këto përmendore, ju do e kuptoni pse Kryeministri i Maqedonisë i harxhon paratë e taksapaguesve shqiptarë si  t’i kishte trashëguar nga gjyshi i vet. Pra, do e kuptoni se Gruevski ndërton përmendore dhe teleferik deri te kryqi mbi Vodno edhe me parat e shqiptarëve ngaqë mbulesë e ka Ali Ahmetin “që e mbanë fjalën” dhe i cili del përpara shqiptarëve e premton se në sheshin e Shkupit do ketë edhe përmendore të heronjve shqiptarë, e shqiptarëve të këtushëm nuk u shkon ndër mend ta pyesin atë se në cilën çajtore është vendosur për personalitetet që do nderohen me shtatore, apo  cili komision ka caktuar figurat historike të shqiptarëve që meritojnë ta stolisin sheshin e Shkupit. Dhe shqiptarët e këtushëm nuk i thonë Ali Ahmetit se historia shqiptare nuk është çështje e një partia, ngaqë janë të zënë me leximin e librit të “Gjeografisë” për shkollat e mesme, ku thuhet se ata janë të rrezikshëm për Maqedoninë, ku shkruan se ata kanë origjinë sllave e rome, e nga i cili libër fëmijët e tyre mësojnë plot shtatë vite me radhë, libër të cilin e ka përkthyer ndonjë shqiptarë që mbase nuk e ka ditur origjinën e popullit të vet dhe e kanë përdorur profesorë që ndoshta kanë diplomuar tek “universiteti” i Qafës së Thanës, ku edhe sot ta sjellin diplomën të vendosur në kornizë luksoze, por vetëm nëse atë kornizë e paguan aq sa kushton një pikturë e vlefshme disa mijëra euro.   
 Nëse këto ditë shëtitni nëpër vendbanimet e shqiptarëve të Maqedonisë, do e ndjeni dëshpërimin e kësaj popullate nga të gjithë përfaqësuesit e sajë nëpër institucionet shtetërore. Por gjithsesi, do vëreni se shqiptarët e këtushëm e kanë të vështirë ta kthejnë shikimin kah vetvetja e të shohin se ata përfaqësues i ka votuar vetë ky popull, se deputet e ministrat që i ndërrojnë partitë më shpesh se sa çorapet, janë po ata të cilëve ky popull u brohoriste dhe u duartrokiste nëpër mitingjet parazgjedhore, se ata që vendosin për përmendoret, për librat shkollorë ku ofendohen shqiptarët, janë injorantët e propozuari nga partitë shqiptare, se profesorët që ligjërojnë sipas librave që nuk i kanë lexuar asnjëherë, janë “intelektualët” tanë, se disa “analistë” që sot shajnë ambasadorët, qeveritarët e parlamentarët shqiptarë, janë ata të djeshmit që bënin gjumë përpara kabineteve të kryetarëve të partive vetëm që të bëheshin përfaqësues diplomatik të Maqedonisë apo ministra e deputet. Pra, nëse shqiptarët e këtushëm do e kthenin shikimin kah vetvetja, ata do e shihnin se çfarë fatkeqësie kolektive dhe individuale është të jetosh në një vend ku të gjithë flasin e askush nuk dëgjon, ku nuk ka vlerë e mira që thua por e keqja që bënë, ku të gjithë tregojnë trimëri mbi ujkun e cofur e askush nuk afrohet të të shpëtoj kur je i rrezikuar nga ujku i gjallë, kur jeton në mjedis ku s’ka mbet njeri i panjollosur, ku të mirin nuk e vlerësojnë nëpërmjet virtyteve dhe aftësive që ka, por sipas asaj se është më pak i keq se më i keqi.

Subscribe to comments feed Komente (34 publikuar):

Askushi në 17/09/2010 21:01:11
avatar
E qartë dhe pa koment.Analizë faktike dhe faktografike.
Zgjidhja?
E lus të nderuarin Mehmeti që në aspektin viozionues me gjitha këto perceptime që kap breenda dites javes e vitit te prezanton platformë konkrete e te shendoshë.
1.Do formon parti?
2.Do të etablohet tek ndonjëra(mandatin më veq e ka te siguruar)
3.Nëse eshte pika e pare me cilen do koalicionon(sepse vetëm smundet që ta merr verdiktin e popullit)
4 apo thjesht pesimizmin e zmadhuar ne popullate do e rrise e edhe me teper sa qe ne psikologji jane te njohura fenomene si depresione-neuroza dhe psihoza te ndryshme.
E pres që deri ne kolumnen e radhes te thote se e bardha eshte e bardhe e zeza eshte e zeze.
Kush me cilen ngjyre do qe te shkojë le te urdherojë vet qytetari.
Me respekt te veqantë ndaJ z. KIM M.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Sokol Prishtina në 08/09/2010 12:30:59
avatar
O vllezer shqiptare te Maqedonise, nuk e meritoni qe t'ju udheheqin njerez qe sjan per shtepit e veta, sic thote Kim Mehmeti. Keshtu qe mendoj se nuk u mbetet gja tjeter perpos asaj qe e thone shume veta - zgjedhjet e ardhshme ti bojkotoni.
Thumbs Up Thumbs Down
3
Olsi në 08/09/2010 12:26:32
avatar
E percjell rregullisht Kim Mehmetin. Me vjen mire qe eshte prezent edhe ne mediat ketu te ne ne Shqiperi. Mendoj se ka ardhur koha kur mendjet me te ndritura te popullit tone duhet te bashkohen dhe te behen korigjues te politikes se dites. Eshte me se e qarte se keshtu me nuk behet politike dhe se kemi mbetur ne duart e injoranteve dhe interesgjive shpirteprishur. Me repsket te vecant ndaj Kim Mehmetit
Thumbs Up Thumbs Down
2
Bajram në 07/09/2010 18:26:24
avatar
Me shume rrespekt e ftoj z. Kim qe te filloj me mendu mbi nje ogaizim gjithe shqiptar ne maqedoni, i cili do i mbronte interesat e qytetarve, te cilit do te deshiroja ti prij z.Kim Mehmeti. Besoj populli do ju pekah se eshte ngop me kta politikan matrapaz
Thumbs Up Thumbs Down
2
DEma_pr në 07/09/2010 13:06:20
avatar
Cdokush vetveten e vendos aty ku e ka vendin me veprat qe le mbas vetvetes. Edhe Kim Mehmeti vet e ka caktu vendin e vet dhe une besoj se eshte te ata te paktet me te cilet gjith mund te krenohemi. Aj ban punen qe dine dhe per cka e ka darit Zoti
Thumbs Up Thumbs Down
1
Hoxha në 07/09/2010 13:03:18
avatar
Ne fe thuhet: kur te nje popull budallenjte e mbisundojne mencurine dhe vlerat njerezore, ai popull asht i denum te paguj shtrejte degardimin kolektiv qe ka arit
Thumbs Up Thumbs Down
0
Riki në 07/09/2010 13:01:22
avatar
Riccos: Ku jane dhe ku na mbeten Hasan Prishtinat kur shiten per nje fotelje te bute. Kemi pune me njery qe skan as dinjitet as fytyre
Thumbs Up Thumbs Down
0
Edi në 07/09/2010 12:59:32
avatar
Mso i duartkrikisni Kim Mehmetit, por veproni ashtu sic thot ai. Deri sa mos ndodh kjo, kote qe lexojm e shkrujm
Thumbs Up Thumbs Down
0
murat gostivari në 07/09/2010 12:20:58
avatar
per fat te keq krej kritikat,e zot.kim memetin jan me vend;mendoj se para luftes 2001 it kemi pas ma shum mundesi si popul ti arijm drejtat nacionale,pa luft kurse sot edhe me krejt ata sakrifica e vrasje ,burgosje,kemi shum ma pak te drejta,konstatimi i im osht se nuk kan faj slavo makedonasit,por tash krejt populi e din se faji osht ke udh hekset ton!ali ameti dhe mendu thaci.kurse edhe zot.selmani nuk e tregoj veten se si premtonte,edhe aj asht trathtari populit si te xhith politikanet tan shqiptar.mendoj se kritikat tua zot.kim memeti jan shum te qjarta per ata trathar udh hekes politike edhe besoj se nuk dot jen kot kto shkimet dhe kritikat.populi lezon dhe me siguri se edhe veprimet e populit dot ndrishojn.tung
Thumbs Up Thumbs Down
0
Shpendi-Troja në 07/09/2010 10:36:21
avatar
Neve mundet me na ardh inat, por gjitha kto per ckja shkrun Kim Mehmeti tregojne se sjemi aksund, se kemi vlera qe nuk kan asni vler. Sikur tkish qen ndryshe nuk do na ndodhte qe librat tna i shkrujne analfabetet maqedonas
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 3 4 next total: 34 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokĂ«ve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0